Le Temps 1913: Kongresi shqiptar i Triestes dhe propozimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe

20 Maj 2017, 12:14Lifestyle TEMA

Të hënën e 3 marsit 1913, gazeta franceze “Le Temps” , në faqen nr. 2 të saj, i ka dedikuar një hapësirë të veçantë Kongresit shqiptar të mbajtur në Trieste.

Shkrimi sjell detaje në lidhje me organizatorët dhe mbështetësit e tij, prejardhjen dhe numrin pjesmarrësve shqiptarë, emrat e presidentit dhe zëvendës/presidentit, si dhe qëllimet e këtij kongresi.

Për më shumë, do të gjeni në vijim, rrëfimin e gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Kongresi shqiptar, i shpallur në Austri prej disa javësh, u hap dje në Trieste. Ai zgjodhi si President Hil Mosin, dhe Zëvendës/President Faik Bej Konicën.

Njëqind delegatë të kolonive shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Egjipt marrin pjesë. Qeveria austriake është e përfaqësuar nga Mahovetz, drejtor i policisë së Triestes, dhe në mënyrë jozyrtare, nga një kapiten stafit.

Delegatët dëshmuan një seri manifestimesh simpatie ndaj Austrisë.

Oratori i parë i cili foli pas presidentit ishte Konti i Taaffe-s, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Vjenë dhe djali i ish-ministrit, i cili u shpreh në favor të pretendimeve të Shqipërisë së Madhe.

Zëvendës/Presidenti, Faik Konica mbajti një fjalim, ku ai shprehu mirënjohjen e shqiptarëve ndaj perandorit Franc Jozef dhe mbretit të Italisë, për dashamirësinë që ata kanë treguar ndaj popullit shqiptar dhe për mundësimin e krijimit të një Shqipërie të pavarur në të ardhmen.

Duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj qeverive të dy shteteve, oratori propozoi që të dërgojë për Kontin Berchtold dhe markezin e San Guiliano-s të njëjtat telegrame mirënjohjeje, ku shkruhet:

“Shqiptarët, të bashkuar në kongresin e Triestes, përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare, si dhe kolonive të ndryshme në Austro-Hungari, Itali, Amerikë, Rumani, Egjipt dhe Turqi, kanë vendosur t’i përcjellin në mënyrë unanime Shkëlqesisë Suaj nderimet e tyre dhe ju shprehin mirënjohjen e thellë për interesin efektiv që Shkëlqesia juaj ka dëshmuar ndaj atdheut të tyre. Rumunët e pranishëm i bashkohen këtij urimi”.

Pas leximit të telegrameve, Markezi “Gjon Skënderbeu” u zgjodh kryetar nderi i Kongresit.

Profesori Schuo foli pastaj në favor të aneksimit në Shqipëri të të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1913-kongresi-shqiptar-i-triestes-dhe-propozimi-i-krijimit-te-shqiperise-se-madhe/. 

8 komente në “Le Temps 1913: Kongresi shqiptar i Triestes dhe propozimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe”

  1. Arrza says:

    Tani titulli eshte abuzues, sepse ketu s’permendet gjekundi Shqiperie e Madhe. Termi Shqiperi e Madhe eshte nje term irredentist i nxjerr nga qarqet serbo-greke, te cilat kane platforma konkrete, te quajtur Greqia e Madhe (Megali Idea), dhe Serbie e Madhe (NAcertanja). Shqiptaret s’kane nje te tille, sepse nuk synojne marrje territoresh, sic synojne fqinjet tane, por thjeshte bashkim te shqiptareve ne troje. Kaq.

  2. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'', vendi yt eshte mes sumave ne Karadak gyzel's..........allah uakbar! says:

    koloni sunitoshqipfolesish nga Turkye,Egypt,America ,Romania etj……….pra bashkim turkoshakesh e jo vero shqiptare,te cilet edhe sot vazhdojne te shikojne endrra me sy hapur per nje ”big albanistan”….!

    1. I paemërt says:

      Shko mor kokrra e debilit mbaj rradhen per nje cope buke me margarine qe te jep gjermani dhd mos na bej ” vero shqiptarin” ketu kelysh jevgu qe qelbesh era hurdha e sufllaqi turma parazitesh

    2. albaniafirst says:

      Shko mot trap e komento me arabet e greqise se ato ke vellezer. Lajmeroni spitalin psiqiatrik qe ti heqe kompjuterin ketij debilit

  3. shqiptari says:

    E sakte Arrza. Aty thuhet “Shqiperi e pavarur” dhe as qe behet fjale per “Shqiperi te madhe”.

  4. Dash says:

    Budalla mbete a i vrare…

  5. Baton Gostivari says:

    ASHTU për injorancë edhe autoret e shkrimeve në mediat shqiptare sikur nuk e kuptojnë kurthën e përdorimit të
    atributit Shqipëri e MADHE” duke e gogolizuar të drejtën tonë për një shtet normal, brenda territorit tërësor etnik, ku shqiptarët përbëjnë
    elementin shumicë.
    Tipik shtet i MADH është FYROM-i i hegjemonisë së amalgamës bullgare – serbe – vllahe dhe një segment shqiptaro-ortodoks, me emërtim të përvetësuar, apo vjedhur -” maqedon”.
    Shqipëria e “madhe” – abuzim me ne shqiptarët.

  6. Alban Hamzai says:

    Ky I quajturi Kongres u be vetem per te falenderuar Austrine dhe Italine,te cilat jane autoret e vertete te shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Po te ishte per shqiptaret ,pavaresia e Shqiperise nuk do te shpallej kurre ,por I morren per dore Austria e Italia,disa me te mire e disa me te eger ,qe te shpallnin pavaresine e me vone gjysmen e Shqiperise ta kishte protektorat Austria qe Serbia mos te kishte dalje ne det,dhe pjesen nga Vlora e poshte te ishte ajo qe do quhej Shqiperia Koloniale Italiane .Por rrjedha e ngjarjeve nuk I realizoi keto .Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje