Juventusi shpallet kampion për të gjashtin vit rradhazi në Serinë A

21 Maj 2017, 16:56Sport TEMA

Juventusi është shpallur zyrtarisht kampion i Serisë A.

Bardhezinjtë fitojnë për herë të gjashtë rradhazi kampionatin Italian duke e dominuar totalisht kampionatin.

“Zonja e Vjetër” arriti që të fitojë në ndeshjen e parafundit në “Juvnetus Stadium”, kundër skuadrës së Crotones me rezultatin 3-0 falë golave të shënuar nga ana e Mandzukic, Dybala, dhe Alex Sandro.

Një titull mëse i merituar ky për skuadrën e drejtuar nga tekniku, Massimiliano Allegri, të cilët kanë arritur që të dhurojnë paraqitje mjaft të mira – si dhe kanë dominuar përballë kundërshtarëve direkt.

Ky është titulli i dytë për Juventusin këtë sezon pas Kupës së Italisë të fituar në finale kundër skuadrës së Lazios.

Tashmë pas këtyre dy sukseseve shumë të rëndësishme vëmendja e kampionëve të italisë do të përqëndrohet e gjitha tek data 3-qershor – ditë në të cilën do të përballen në finalen e madhe të “Uefa Champions League”, kundër Realit të Madridit në “Cardiff”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje