Elona Gjebrea në Zululand: Tani që jam kandidte për deputete është një hap në karrierën time për të kontribuar në Parlamentin e Shqipërisë

22 Maj 2017, 21:38Sociale TEMA

Sonte në emisionin Zululand ishte e ftuar, ish-zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Gjebrea është kandidate për deputete e PS-së e cila do të kryesojë dhe listën e deputetëve në qarkun me te rendesishem ne vend, ate te Tiranës.

Gjebrea tregoi në Zululand se kryeministri Edi Rama ishte njeriu i cili e thiri ne zyre dhe e shtyu qe të hynte në politikë duke treguar disa detaje.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua të futesha në politikë. U thirra prej tij në zyrë dhe nuk isha e përgatitur dhe pse e kuptova se cili ishte qëllimi i tij për vetë faktin ku ndodhej situata politike.

Besoj se angazhimi im në shoqërinë civili mund të ketë qenë një shtytje e kryeminsitrit për të më marrë në kabinetin qeveritar.”, tha Gjebrea.

Në vazhdim të bisedësn ajo shtoi se “Tani që jam kandidte për deputete është një hap në karrierën time për të kontribuar në Parlamentin e Shqipërisë, por pse jo mbase mund të rikthehem sërisht në pozicionin që isha për të kontribuar”.

Më pas Elona Gjebrea foli për eksperiencën e saj në Ministrinë e Brendshme dhe rolin e saj në atë insitiucion, si edhe për lidhjen e saj me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea.

 

2 komente në “Elona Gjebrea në Zululand: Tani që jam kandidte për deputete është një hap në karrierën time për të kontribuar në Parlamentin e Shqipërisë”

  1. Dorina says:

    Me fal, por duke te pare dhe te degjuar ty, e marr me mend se cfare parlamenti moster do te kemi.
    Bravo Rama, bravo Rilindja! Gjej nga keto … dhe futi ne parlament.

  2. Soj says:

    Sa poshte kemi rene si popull, kush na perfaqesojne arsimin hajdutet dhe te korruptuarit imagjinoni cfare do u mesojne brezave qe vijne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje