EMRAT/ Pas Fatmir Xhafajt, nga Ministria e Brendshme largohet edhe zëvendësja e tij Elona Gjebrea. Ndryshohen edhe disa zv.ministra të tjerë dhe prefektë

22 Maj 2017, 11:21Politika TEMA

Në Ministrinë e Brendshme, veç ndryshimit të kreut të saj, Fatmir Xhafës, pas 2 muajsh në detyrë, do të ketë edhe një tjetër largim, thonë burime të TemA-s. 

Elona Gjebrea, që ka mbajtur detyrën e zv.ministres së Brendshme dhe koordinatorit Kombëtar Antitrafik, që nga tetori 2013 do të largohet nga kjo detyrë, për t’ja lënë vendin Rovena Vodës.

Voda, me profesion juriste, ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit Xhafaj 2 muajt e fundit dhe më herët ishte drejtore e kabinetit të ministres Ermonela Felaj.

Gjebrea kandidon për deputete e PS-së në Tiranë dhe është e para në listë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra edhe disa zv.ministra të tjerë.

Kështu, Ervin Mete lirohet si zv minister i Financave.

Irena Beqiraj emërohet zv ministre e Financave.

Eridian Salianji lirohet nga zv minister i Drejtësise.

Në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj.

Zv.ministre e Shëndetesisë emërohet Mira Kapisyzi.

Lirohet Redi Shtino dhe emerohet Gerti Janaqi si zv. minister i Arsimit

Ndryshime ka pasur edhe për prefektët, duke qenë se disa prej aktualëve kandidojnë për deputetë.

Admir Abrija emerohet Prefekt i Tiranes.

Pandi Papando emerohet Prefekt i Korces.

Vasil Bregu emerohet Prefekt i Fierit.

Ardit Demiri emerohet Prefekt i Elbasanit.

Emiljan Jani emerohet Prefekt i Durresit.

Ardit Kaja emerohet Prefekt i Dibres.

Valbona Zylyftari emeroher Prefekt i Beratit.

1 komente në “EMRAT/ Pas Fatmir Xhafajt, nga Ministria e Brendshme largohet edhe zëvendësja e tij Elona Gjebrea. Ndryshohen edhe disa zv.ministra të tjerë dhe prefektë”

  1. PPSH says:

    Si harroni, Taku, ose Spartaku me valixhe do jete deputet i PS. Urime Rilindjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje