Topalli e lumtur për rikthimin në Parlament, gazetarëve: Ju përshëndes të gjithëve!

Ish-kryetarja e Kuvendit me sa duket e ka ndjerë shumë bojkotin e Kuvendit, teksa është shprehur më se e gëzuar për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kështu, Jozefina Topalli e cila ka qenë një nga kritiket më të mëdha të bojkotit të PD në Parlament nuk pranoi të bëjë fjalim para gazetarëve, por e qeshur ajo iu drejtua hyrjes në Kuvend duke thënë për gazetarët që kërkonin një prononcim, “Ju përshëndes, ju përshëndes të gjithëve!”

Dhe brenda sallës së Kuvendit, teksa ka zënë vend në karrigen përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha, Topalli nuk e ka përmbajtur gëzimin për pjesmarrjen në seancën e parlamentit, në të cilin për 16 vite me radhë ka drejtuar, tetë vite si nënkryetare Kuvendi dhe tetë vite si kryetare Kuvendi.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Topalli e lumtur për rikthimin në Parlament, gazetarëve: Ju përshëndes të gjithëve!”

  1. WEB1 says:

    Ne fakt ,me çdo merreshin deputetët si topalli ,bregu ,etj jashtë këtij parlamenti ?do pinin duhan shkodre?Çfarë ishin apo janë në gjendje të bëjnë për këtë popull si parlamentare apo si njerëz të thjeshtë?I bëri edushi punët e PD për 4 vjet ,ndërsa surrati i jozefines ja 25 vjet që hyn e del nga parlamenti dhe vetëm sharje e ofendime dalin nga goja e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *