Kryeprokurori Adriatik Llalla thotë se ka dyshimet që në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi në 2016.
“Ka dyshime që në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi 2016.
Po bëjmë verifikime. Do hetohen edhe biznese. Prokuroria turke na ka vënë në dispozicion informacione konkrete” tha Llalla.
Ai ndërkohë ka folur edhe për listat e kandidatëve për deputetë të PS-së.
“Verifikuam listën e Ramës për kandidatët për deputetë.
Rama na e solli paraprakisht listën dhe ne konstatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.
Këta individë kemi konstatuar se nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të kandidatëve” tha ai.
I kapi ca lek Dhalla me pak shantazh