Projekti betonizues i Behgjet Pacollit ‘kërcënon’ natyrën shqiptare

28 Maj 2017, 17:48Turizëm TEMA

Një grup organizatash mjedisore shqiptare dhe ndërkombëtare, u shprehën të dielën se projekti i biznensmenit kosovar të konvertuar në politikan Behgjet Pacolli, për të ndërtuar një resort gjigand turistik në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, kërcënon biodiversitetin e natyrës shqiptare.

Përfaqësuesit e katër organizatave mjedisore, AOS, Eco Albania, PPNEA dhe Euronatur u mblodhën të dielën së bashku me aktivistë për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, për të kundërshtuar projekt-idenë e kompanisë Mabetex në pronësi në Pacollit për të ndërtuar një kompleks të madh rezidencial dhe turistik- që sipas tyre përbën një kërcënim serioz për një prej habitateve më të rëndësishme natyrore në brigjet e Adriatikut.

“Ne jemi kundër këtij plani shkatërrimtar për Divjakën që sjell ndërtime në kundërshtim me ligjin,” u shpreh Taulant Bino, drejtues i Albania Ornthological Society, AOS, një organizatë joqeveritare me qendër në Tiranë, që ka për qëllim mbrojten e natyrës, shpendëve dhe të habitateve të rëndësishme për to.

“Divjaka është epiqendra e biodiversitetit në Shqipëri,” shtoi Bino, duke i bërë thirrje qeverisë të respektojë ligjin dhe konventat ndërkombëtare për zonat e mbrojtura dhe ta rrëzojë projektin.

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” është shpallur si zonë e mbrojtur në vitin 1964. Ai ze një sipërfaqe prej më shumë se 22 mijë hektarësh dhe përbën nga një ekosistem unik i përbërë nga laguna, duna ranore, pyje bregdetare me florë dhe faunë të pasur. Në këtë zonë ndodhen pyje me pishash 400-vjeçare, të cilat shërbejnë si një zonë qendrimi për miliona shpendë shtegtarë. Këto pisha janë gjithashtu vend folenizimi për specie të rrezikuara endemike si Pelikani Kaçurrel, i cili është dhe simboli i Parkut Kombëtar dhe i natyrës në Shqipëri.

Projekti i kompanisë Mabetex përfshin ndërtimin e mbi 2,300 apartamenteve, disa hoteleve, rreth 370 vilave si dhe objekte ndihmëse si një fushë golfi me 12 vrima e pista për ulje-ngritjen e helikopterëve. Projekti ka nisur të hartohet që nga viti 2012, por së fundmi duket se kompania ka gjetur simpati mes qeverisë dhe opozitës dhe po kryen procedurat formale para se të kërkojë miratimin në qeveri.

Sipas Binos në zonat e mbrojtura nuk lejohen ndërtime me intesitet të lartë siç parashikohen në projektin e propozuar; megjithatë, ligji i ri për Zonat e Mbrojtura i miratuar me ngut nga parlamenti në fund të legjistlaturës ka dy nene kontradiktore 49 dhe 50, që lenë hapsirë për abuzime .

“Ligji është problematik për zonën e Divjakës, sepse lë hapsirë për ndërtime në zonat e mbrojtura në nenin 49,” tha Bino. Sipas drejtuesit të AOS edhe pse ligji ka qenë konsultuar me shoqërinë civile disa nga nenet e debatueshme janë ndryshime të momentit të fundit nga ligjvënësit.

Neni 49 dhe 50 i ligjit për Zonat e Mbrojtura përcaktojnë aktivitetet që lejohen në nënzonat e përdorimit tradicional dhe të qendrueshëm, si dhe nënzonën e rekreacionit të një zone të mbrojtur.  Edhe pse neni 49 ndalon aktivitete si kampingjet dhe parkimin e automjeteve, ai nuk ndalon specifikisht ndërtimet urbane, siç parashikohej në ligjin e mëparshëm tashmë të shfuqizuar.

Sipas Gabriel Schwarder nga EcoNatur, një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Radolfzell, Gjermani, e cila prej dy dekadash ka kontribuar në ruajtjen e natyrës shqiptare, parku kombëtar “Divjakë-Karavasta” ka një rëndësi shumë të madhe si vend folenizimit dhe shtegtimit për miliona zogj.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për planet e prezantuara rishtazi për të ngritur një resort turistik brenda parkut kombëtar,” tha Schwarder. “Ndërtime të tilla urbane e vejnë në rrezik parkun kombëtar si park në vetvete,” shtoi ai.

Schawarder kujtoi që për shkak të biodervistetit të pasur dhe me kërkeën e qeverisë shqiptare në vitin 1995, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shpallur si zona e parë e mbrojtur sipas konventës Ramsar në Shqipëri.

“Ne shpresojmë që qeveria shqiptare do t’i përmbahet konventës,” përfundoi ai.

Kujtim Mersini nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri, PPNEA, u shpreh se spciet endemike në parkun Divjakë-Karavasta janë një pasuri e paçmueshme.

“Ky park ka mbrotjen më të madhe ligjore në Shqipëri,” tha ai, duke iu bashkuar thirrjes për mbrojtjen e zonës nga projektet e zhvillimit me intensitet të lartë.

Projekti i kompanisë Mbatex u prezantua në një seancë dërgjimore me banorët e zonës ne fund të muajit Prill në qytezën e Divjakës; megjithatë, aktivistët mjedisorë shprehen se kompania ka qenë e kursyer mbti detajet.

Olsi Nika, nga Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri- Eco Albania, u shpreh se vendimarrja për këtë projekt dhe informacioni i detajuar mungon. Për këtë shkat organizatat e shoqërisë civile pritet të përfshihen në një fushatë sensibilizuese me banorët e zonës, mbi ligjshmërinë e projektit, ndikimin që ai ka në Parkun Kombëtar, si dhe alternativat për një zhvillim të qendrueshëm të zonës.

“Resorti i planifikuar bie ndesh jo vetëm me ligjet për mbrojtjen e natyrës por gjithashtu nuk garanton zhvillimin e qëndrueshëm të zonës,” tha Nika. “ne besojmë se turizmi masiv, sidomos në këtë Park Kombëtar, nuk është pika më e fortë e Shqipërisë.  Për të qenë konkurrent me fqinjët, Shqipëria duhet të orientohet nga eko-turizmi,” përfundoi ai./birn/

 

20 komente në “Projekti betonizues i Behgjet Pacollit ‘kërcënon’ natyrën shqiptare”

  1. .......!!!!!? says:

    Atehere lereni parkun dhe te shkoj populli me pushime neper kasollet e ndertuhara neper pull si gabelet ! Dhe sa per punesimin e popullit le te mbjellin hashash mbase eshte menyre me e mire !!!! Ju dhjefsha organizatat tuaja !!

    1. Robi says:

      Po ku ishin keto organizatat deri me sot, nderkohe qe ndertuesit mafjoze shqiptare ja kan shkerdhy nonen natyres pre 25 vitesh, Tirane, Durres, Plazh, Golem … shkurt gjithe shqiperise, duke bere dhe ndertime te llahtarshme.

      1. greece is shit says:

        Pikturisti Edi Rama pasi shkerdheu Tiranen dhe mafia e ndetimit te Tiranes shkerdheu edhe Saranden i ngelet perseri shkerdhyesit te Tiranes me emrin Edi rama dhe me profesion pikturist qe te shkerdheje Divjaken dhe gjithe bregun e detit Shqiptar. Perse nuk miratohet plani i zhvillimit te bregdetit? A e dini perse: pyesni Tiranen se perse nuk kishte plan zhvillimi urbanistik. Shikoni Tiranen si hale e madhe qe te lejoni shkaterrimin e Shqiperise. Edi Rama eshte vampir i zhvillimit te turizmit, eshte shkaterruesi i urbanistikes Shqiptare. Shkaku i vetem eshte se ai kerkon te zbatoje eksperiencen qe ka me shkaterrimin e tiranes ne te gjithe Shqiperine per te investuar vete dhe me bizneset e bizneseve te tija ne ato qe kane mbetur si perlat e Shqiperise. Nuk ka studim urbanistik, ka ligje plehre qe lejojne ndertime gjoja strategjike ne turizem. Nuk ka studim urbanistik, ka bllokim investimesh, ka korrupsion dhe gjakpires si Edi Rama. I lunte ketij plehre qe nuk ka opozite por nje corbe serbo-greke qe po i shtrin tentakulat ne qeverine e pikturistit Edi Rama,

        1. owl says:

          Tiranen dhe gjith Shqiprine e shkateroi Sala me Lulin qe I kane sherbyer ne menyren me te shkelqyer deri tani Serbise. Ju kure nuk e kini pare veten me mire se sa eshte bere Tirana dhe gjith shqiperia me mire se sot. Keshtu bete gam gam dhe per parkun te Liqeni dhe dolet bllof be budallalleket qe bete.Nuk e kuptojmeju jeni vertet shoqata per nje shqiperi me te mire apo jeni per te penguar zhvillimin dhe mirqenien e ketij vendi.Si nuk e ngritet nje here zerin per pislleqet qe la Luli kur ishte kryetar bashkie,po ju dhembin syte tani qe qytetet po dalin ne drite.

      2. Angelo says:

        Me demeek mqs kan xhkerdhy Durrsin e Saranden le te shkerdhejne dhe Divjaken. O kangur zhvillim nuk do me thene resorte. Ai fytyr dhjeri koqevat asht spiun i Rusit e don me shpla paret e Putinkes. Ai don Parkun e Divjakes se eshte toke shteterore e si te tille merr me 1 evro sipas lighit te Sali Sheqeres. Dardha e bishtin mbrapa o njetez. Nuk duhet genjyr me nje karamele.

  2. KATHARSIS says:

    jashte spiunet e serbise nga jugu i shqiperise.ata duam shkaterrim dhe pervetesim te pronave te epirioteve.

    SHQIPERIA E JUGUT I PERKET TOSKEVE .LUSHNJARE MOS LEJONI TJU GRABISIN TOKEN DETIN JETEN NJEREZ QE NUK KANE LIDHJE ME TREVEN TUAJ.

  3. DETARI [email protected] says:

    Jo, shkaterrimit te natyres shqiptare,konkretisht pyllit me te bukur detar ,atij te Divjakes !

    Pervec shkaterrimit te miliona gjerave ne pyllin e Divjakes ,pse divjakasit duhet te lene nji grusht njerezish KRIMINELE ,te perfitojne miliarda perjetesishte dhe ata te jene perjetesishte pastrues nevojtoresh te ndertimit qe do tu behet ne ate vend,ku njeri nder financuesit e firmes eshte Jamarber Maltezi !

    Kuptohet qe parate nuk jane te qerosit Maltezi,por te Familjes Berisha,para te rrjepura shqiptareve !

  4. sit back and relaks says:

    mbasi dhjene durresin vloren e deri ne sarande e ksami iu turren divjakes tani. dmth edhe i vetmi plazh publik ku cdo njeri mund te ngulte nje cader do dhitet perfunidmisht. Te pasurit do lahen ne resorte, populli i thjeshte do lahet neper govata. very good.

  5. greece is shit says:

    cfare gallate, ku eshte masterplani i zhvillimit te bregut te Shqiperise dhe pastaj te investohet prej Shqiptareve. Ne rast se projekti i Pacollit nuk merr lejen mjedisore per shkak te lagunes atehere te pirdhet ai dhe gjithe ata qe duan te shkaterrojne natyren tone. Masterplani i zhvillimit hotelier Shqiptar, kjo mungon, jo sa here i ngrihet trapi per investime te ndonjerit sic ka ndodhur edhe ne palase. Plehre kryeminister, plehre qeveri, mafie e gjalle ne mes te Tiranes qe bejne gjoja sikur ju vjen keq per kete popull te shumevuajtur. Edi rama eshte nje pikturist i deshtuar qe ka marre trajten e nje kukulle prej mishi ne sherbim te klaneve te tija mafioze. Me te vertete mendoni qe nje ministre baldose me nje administrate qe vjen nga bizneset lobuese do zhvillojne turizmin ne Shqiperi? Kjo eshte kuje e madhe, duhet nje super shkundje dhe nje diktature ushtarake per te pakten 10 vjet qe te gjithe keta shurranet dhe gjakpiresit te cfarosen nje here e pergjithmone nga kjo toke. Demet qe i kane ardhur Shqiperise pas 90 jane te tmerrshme ………..

  6. Primitivizem says:

    Le te kthehemi tek kasollet cadrat edhe shpellat se keshtu jemi mesuar ne shqiptaret si njerzit e eger.Po te kishte me ndjen tuaj bota nuk do kishim as Dubai as zhvillim qe nga rruget makinat avionet dhe cdo lloj qyteterimi.

    1. mira says:

      u dhjefshi me gjithe zhvillim dhe turizem , Copat e bajgave te katundareve qe jane te etur per beton. Dubai eshte shkretetire me rere dhe ndertimet i ka te domosdoshme, idiota qe beni paralelizma idiotesh….

    2. Koco Koqedhima says:

      Zotrote ne Gerqia beton ka?

  7. Dritan says:

    Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete po i thone pune o qenie te mbrapshte ju u grite nga mirqenia dhe filluat nga pordhet

  8. Real says:

    Duan Salen keto “organizata” dhe ky popull, qe te jetojne ne breg te lumit me cadra se meset e qyteteve i zune tropojanet vendalinj te te gjithe Shqiperise. E keni pare te ashtuquajturen “Kodra e diellit” si e ka katandisur kandidati per deputet? Ku ishin keto organizata dhe ky popull? A po hanin corben e Sales e lepinin ndonje kocke qe linin tropojanet vendalinj. Pika popullit shqiptar! Tung

  9. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Lereni edin te marri 20% e koncesionit more. Gjynah se ska bere leka fare.

  10. corape kuqi says:

    Do ta shkerdheje mire pillin e divjakes bojaxhiu po e vuri ne dore. Kushedi car stilesh do ti beje deri sa dicjaka ti thote mjaft se na zure frimen edhe vrimen.
    Ptuuuuu rrace e keqe. Cigan rumanie. Evgjit, coban, cigan muti.

  11. akrepi says:

    Keto te ashtuquajtura shoqeri civile qe gjoja u vjen keq per mjedisin jane njerez te PD qe nuk duan zhvillimin e vendit por qe jane dhe xheloz se duan ti kene ti marrin per vete qofte dhe si tendera sic kane bere deri me sot.E mbani mend Zazan Gurin qe gjoja bente namin per ndertimin e kendit te lojrave te liqeni sot propozohet per deutet I PD.Shkaterrimet dhe betonizimet I beri berisha duke shperblyer perkrahesit e tij duke filluar nga gjyqtare bisnesmen e deri politikane.Mos mendoni se mund te ndalonin ndertimet pa leje dhe ate ku ishin K/bashkiak socialistet,Kur kishte rezistence ndaj presioneve qe u benin, nga me te ultat I miratonin lejet ne KKRT qe e drejtonte vet Sali Berisha.

  12. arben says:

    Ose jane psikopate dhe thjesht perpiqen te kundershtojne cdo gje ose jane te paguar nga te huaj qe perpiqen me cdo mjet e menyre Shqiperia te mbetet nje vend jo konkurues ne turizem.Po le te na e shpjegojne keta pseudo patriote se Greqia,Kroacia apo dhe Turqia qe kane ndertuar nje sistem te tere gjigand te turizmit bregdetar ku presin miliona turiste cdo vit mos valle i akomodojne ne kasolle te ndertuara me thupra e te shtruara me rogoz sic ishin ne kohen e pordhes e kjo per te ruajtur natyren orgjinale.Mblidheni mendjen e krijouni kushte sa me te favorshme investitoreve te huaj per te bere qe edhe vendi yne te perfitoje nga dhurata qe zoti ja ka dhene me bollek Dielli dhe deti jane dy pasuri te cmuara qe te pakta vende ne bote i kane me kaq bollek sa ne.Le te perfitojme dhe ne nga to per te miren e popullit.

  13. naim says:

    Boll me budallalleqe mor te super korruptuarit ‘SHOQERIA CIVILE”Vendi ka nevoj per zhvillim e per rrjedhim investime super cilesore ne vecanti ne fushen e turizmit e si rrezultat hapje massive vende pune.Ka norma standarte te BE per ndertime dhe rraportin e tyre me gjelbrimin.Prandaj lejeni te qete vendin .Shqiperia ka nevoj per nje project te tille si ai ne Divjake.Ka ardhur koha te ndrohet mentaliteti.Mjaft me kabina,apartamente e cdo lloj ndertimi idiot ne afersit e plazheve ne mendyre qe te ndertojme nje TURIZEM ELITAR.Kjo eshte e rendesishme.Kjo eshte e ardhmja e Shqiperis .

  14. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Vendi vetret ka nevoje per tu shkerdhyer mga mafia e koncesioneve qe mendon vetem te marre 20% po pastaj nami te behet. Ska ngordhur shqiperia me gjithe shqiptare. Vetem kriepalla dhe ne te pasurohemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje