Rikthimi i ish-kreut të SHISH/ Fatos Klosi përkrah Metës në prezantimin e kandidatëve të LSI në Tiranë

28 Maj 2017, 16:46Politika TEMA

Paraditen e sotme nënkryetarja e LSI-­së, deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila së bashku me Ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, udhëheqin listën e LSI­ për Qarkun Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit mallakastriot në Tiranë.

“Jam krenare për rrënjët e mia mallakastriote,  u shpreh Kejdi Mehmetaj, ­ dhe ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që i jepni LSI­-së si një forcë e të ardhmes”.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu krenarinë që në krye të listës së LSI­së për Tiranën është një përfaqësuese kaq dinjitoze e rinisë si Kejdi Mehmetaj, e cila gjatë mandatit të saj si deputete tregoi vlerat më të mira që kanë të rinjtë tanë dhe ishte një avokate e shkëlqyer e çështjeve, që shqetësojnë më shumë rininë tonë si arsimi dhe punësimi.

“Po kështu ­ u shpreh Meta, ­ ajo inicioi hartimin dhe miratimin e Ligjit për vullnetarizmin duke dëshmuar një kulturë të re për të cilën kanë nevojë të rinjtë tanë, atë të solidaritetit dhe socializmit”.

Sakaq, Meta falënderoi mallakastriotët për përkrahjen që i kanë dhënë LSI­së që nga krijimi i saj, ku vlerësoi kontributin e shquar të Prof. Fatos Klosit si një nga themeluesit kryesorë të LSI-­së.

Në këtë takim foli edhe Prof. Fatos Klosi, i cili duke mbështetur kandidaturën e Kejdi Mehmetaj vlerësoi mbështetjen dhe besimin që LSI­ja u jep të rinjve e të rejave.

2 komente në “Rikthimi i ish-kreut të SHISH/ Fatos Klosi përkrah Metës në prezantimin e kandidatëve të LSI në Tiranë”

  1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

    mallakastriotet,shiitet e baba Mondit,nder shekuj vec hajdute,balliste e tradhetare ………….allah uakbar!

  2. Faro says:

    Fatosi u rikthye tek LSI?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje