Astrit Patozi “sqaron” kafen me Topallin, Boden, Imamin: PD po rrëshqet rrezikshëm, ditët në vijim do intensifikojmë takimet. Por deri më 25 qershor…

29 Maj 2017, 18:24Politika TEMA

Astrit Patozi, një nga kritikët e Bashës që është lënë jashtë listës së kandidatëve të PD-së, ka sqaruar takimin e sotëm me disa nga drejtuesit kryesorë të PD-së, që ashtu si ai, janë lënë jashtë PD-së.

Patozi thotë se takimet e tyre do të intensifikohen në ditët në vijim.

Megjithatë, ai thotë se deri më 25 qershor, ata duhet të mbështesin PD-në, duke paralajmëruar kështu, se beteja ndaj Bashës, mund të fillojë pas zgjedhjeve.

Ai shkruan:

U bënë ca ditë që kafja nuk na kushton me 100 lekë, por ndoshta 100 fish më tepër, me këdo që ta pimë. Këtë po mendoja tani kur u ktheva në shtëpi dhe pashë në media aq shumë lajme dhe spekulime mbi një takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujës, Dash Sulës etj.

Është shumë e vërtetë që kemi qenë bashke sot, siç ka shumë mundësi që nesër e në vazhdim të ketë shumë më tepër kontakte dhe komunikim mes kolegësh të grupit parlamentar të PD, por jo vetëm. Se partia jonë dhe e djathta janë shumë më tepër se aq. Është pjesë e jetës, e punës dhe e përditshmërisë sonë, se jetojmë në Tiranë, tek e fundit. Ndaj më duket i ekzagjeruar gjithë ky amplifikim edhe pse e kuptoj që ethet e fushatës e nxisin ngritjen e temperaturës politike në Shqipëri.

Sa për teoritë e konspiracionit është, jo vetëm fenomen shqiptar, se shtypi është i prirur që edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijojë. Ndaj për të shmangur çdo keqkuptim mund të them më dy fjale se me koleget kemi ndarë shqetësimin e përbashkët se Partia Demokratike, për shkak të udhëheqjes se gabuar, ka rrëshqitur në shtigje dhe panjohura dhe të rrezikshme, dhe se ajo duhet të kthehet sa më parë që të jete e mundur në shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, është larguar tmerrësisht shumë dhe se nuk ka asnjë shans të mos kthehet.

Por ndërkohë, kam bindjen se sot që po flasim, ne jemi në fushate dhe betejën e vetme dhe më të rëndësishme e kemi me kundërshtarin përballë, i cili është Partia Socialiste dhe Edi Rama. 

Ndaj, duke besuar fort në kauzën tonë, deri më 25 qershor duhet të qëndrojmë në mbështetje të çdo demokrati dhe të Partisë Demokratike.

7 komente në “Astrit Patozi “sqaron” kafen me Topallin, Boden, Imamin: PD po rrëshqet rrezikshëm, ditët në vijim do intensifikojmë takimet. Por deri më 25 qershor…”

  1. Marku says:

    Dmth,te shpresojme se…. ndoshta jemi duke pare nje enderr ????!!!!!!

    1. Robi says:

      Po mire mor ti Patoze, per ty ka me shume rendesi te mbashtetes djalin e Abat Fahri Ballise meqenese e kandidon PD-ja?
      D.m.th. me ju Shqiperia do shkoj per lesh Balliu pehere? Pika qe s’ju bie.

  2. Peço says:

    Të bukur politikanë. E lëshojnë pordhën në kohë zgjedhore dhe pastaj thonë që e kishim pa erë të rëndë për PD. Deri në 25 qershor ka ustallarë PS që pordhën tuaj ta kthejë në gjëmim për stuhinë që pritet të vijë. Por ju as që keni ditur se çfarë është politika sepse jeni produkt politik të Berishës që ju ka rritur si kastaveci në xhamllëk.

  3. boom says:

    Ha ha ha.Ja u futi Sala o trima. Ju detyroi te zgjidhnit kryetar kukullen e tij. Dhe me ane te kukulles ju hodhi ne rruge. Por si hipokrita qe jeni keni marre ate qe meritoni.

  4. Zgalem says:

    Shkeputa nje fjali nga reagimi I Patozit , per ngjarjet e fundit ne PD . Ai shkruan : “Partia jone eshte pjese e punes dhe e perdishmerise … “ Per c’pune Partie dhe te tij flet Patozi ¿ PD dhe Patozi kane 27 vjet , qe nuk bejne as nje pune te dobishme . Keta nuk e njohin punen , por shkaterrimin dhe thyerjen e ligjit . Kur kane qene ne qeverrisje kane vjedhur . Kur kane qene ne opozite kane ndalur trafikun, kane shpuar goma , uk kane paguar taxa . Eshte Parti e nisur me parime demokratike dhe perfundoi ne Parti tipike me tipare terroriste . Ku ishit deri tani ju zoti Patozi , Zhozelfina dhe co ¿ Kini 27 vjet , qe harliseni mbi kurrizin e popullit shqiptar , nen drejtimin e kriminelit te dekllaruar , Berisha . E ka dekllaruar bodigardi , qe jetonte ne nje apartament me familjen kriminale . Pse nuk i keni degjuar dekllarimet e Izet Haxhise ¿ Zgalem

  5. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë

  6. Arber Iliri says:

    O Patoz perseri gabon, aktualisht per PD qellim nuk duhet te jete marja e qeverisjes por rinovimi dhe pastrimi.Nese Basha merr me shume deputete se ne zgjedhjet e fundit, ti me te tjeret pas 25 qershorit, zhvleresoheni edhe me shume, ndaj nuk e kuptoj kete lejfenizmin tend nashti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje