Ngjela: Lista e Bashës, mediokre dhe vetëm për të shpëtuar Berishën nga drejtësia. Shohim pas 25 qershorit...!

30 Maj 2017, 00:16Politika TEMA

Vendi ka hyrë në një fushatë të pashembullt, ku të gjitha palët janë në qeveri dhe po të gjitha garojnë kundër njëra-tjetrës për marrjen e besimit popullor më 25 qershor.

Top Story nisi këtë të hënë në javën e parë të fushatës elektorale në një studio të re, ku nga e hëna në të enjte do të bëhet një analizë e thelluar e garës së 25 qershorit, garë që duket më e ashpër brenda vetë llojit sesa, të paktën deri më tani.

Në këtë takim të parë të fushatës të ftuarit Spartak Ngjela, Agron Gjekmarkaj, Mustafa Nano, Fahri Balliu dhe Alfred Lela folën për listën e Partisë Demokratike, lënien jashtë saj të një sërë figurash të zëshme dhe reagimin e tyre.

I pari që mori fjalën ishte Spartak Ngjela. Ai e quajti listën mediokre.

“Është një listë mediokre me dhe produkt i një ligji anormal. Ky ligj nuk ofron betejë elektorale. Ky nuk mund të jetë ligji i ardhshëm për zgjedhjet”, tha ai.

Lidhur me figurat e lëna jashtë nga Basha, Ngjela bëri një komentim.

“Qeveria humbëse e 2013 nuk mund të ishte më në listë, sipas konceptit tim. Bregu, Topalli dhe Selami gabuan pse nuk hynë në Parlament më parë”, vijoi Ngjela.

Sipas tij, qëllimi i listës së Bashës nuk është fitorja në zgjedhje, por një tjetër.

“Lista është një kompromis për të shpëtuar Berishën dhe ndoshta edhe familjen e tij nga reforma në drejtësi. Tani duhet parë pas 25 qershorit, pas zgjedhjeve nëse kjo listë do ta garantojë këtë”, u shpreh ai.

1 komente në “Ngjela: Lista e Bashës, mediokre dhe vetëm për të shpëtuar Berishën nga drejtësia. Shohim pas 25 qershorit…!”

  1. Mary Tereza says:

    O zoti Mero…
    Te lutem, mos e merrni me qafe avokatin, duke ia botuar tere sa thote studiove te Fjales…

    Nuk e kini vene re se tere sa ai thote se do ndodhin nuk ndodhin,
    dhe e kunderta: kur ai thote se kjo nuk do ndodh, pikerisht ajo ndodh!

    Sipas kesaj logjike, Luli heq tere zarat e Berishes, per te…shpetuar Berishen!
    Eshte si ajo qe thote Kadarea: Po, Enveri me shpetonte, por une pyes: nga cili me shpetonte Enveri?! Ai me shpetonte vetem nga…Enveri!

    Po ta haje Berisha pas 25 Qershorit, i del parashikimi Lulit,
    po te mos shpetoj Saliu pas 25 Qershorit, prape i del parashikimi Lulit dhe…Ngjeles!

    Avokati dihet, vetem nje ceshtje ka fituar: Ate te pafajesimit te Berishes pas 1996-1997-es!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje