Fatos Tarifa në Zululand: Nuk mund të ketë një Republikë të Re me të njëjtën klasë politike

31 Maj 2017, 20:49Sociale TEMA

Sot në emisionin Zululand në Tema Tv ishte i ftuar Fatos Tarifa.

Përballë gazetarit Mustafa Nano, ish-ambasadori shqiptar në SHBA, foli për Reformën në Drejtësi, zgjedhet parlamentare dhe Republikën e e Re të kreut demokrat Lulzim Basha.

Tarifa tha se Republika e Re nuk mund të vijë më të njëjtën klasë politike.

“Nuk mund të ketë një Republikë të Re me të njëjtën klasë politike, me të njëjtin sistem qeverisës, me të njëjtën kushtetutë”, tha Tarifa.

Në vazhdim të bisedës ai tha se nëse Reforma në Drejtësi do të funksionojë do ti jap shpresë Shqipërisë.

Fatos Tarifa theksoi gjithashtu se çadra ishte një nga gjërat kryesore që PD-ja përdori për të evituar Reformën në Drejtësi.

“Nëse reforma do të behet si duhet bërë do të jetë një reform që do ti japë shpresë këtij vendi. Për të evituar ecurinë e mëtejshe të vijimësisë të Reformës në Drejtësi u krijua cadra, kjo ndodhi për ti shpëtuar Vetingut”, u shpreh Fatos Tarifa në Zululand.

Bisedën e plotë mund të ndiqni në linkun më poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje