Sulmi terrorist në Londër, tre ish-ushtarë shqiptarë shpëtuan 130 persona

5 Qershor 2017, 14:01Bota TEMA

Mark Stembridge lavdërohet si hero nga shtypi britanik, pas terrorit në “Urën e Londrës” dhe në “Borough Market”.

Pronari i një bar-restoranti në këtë lagje të kryeqytetit anglez arriti të shpëtojë 130 vetë nga histeria e agresorëve në rrugë, duke i strehuar në kafenenë e tij.

Stembridge sqaron se stafi i vet, gjysma e të cilit janë ish-ushtarakë nga Shqipëria, i kanë tërhequr njerëzit brenda nga veranda e barit, ndërkohë që drejt strukturës janë parë të vraponin personat e armatosur. Stembridge ia faturon 3 punjonësve të tij shqiptarë meritën e faktit që situata nuk shkoi më keq.

“Ishim me fat që pjesëtarë të stafit janë ish-ushtarakë. Ata e ruajtën mjaft mirë qetësinë. Kishim rreth 130 njerëz jashtë në verandë e i tërhoqëm të gjithë brenda. U siguruam që të ishin që të gjithë jashtë rrezikut. Ishin 3 tipa të armatosur jashtë, që erdhën duke bërtitur me të madhe, por hezituan të vepronin, kur panë që ne ishim në njëfarë mënyre të organizuar, e ndërruan drejtim. Ata zbritën poshtë urës duke shkuar drejt një tjetër bari”, thotë pronari.

Stembridge u drejtoi edhe një apel autoriteteve, që pronraët e bareve dhe restoranteve të stërviten më shumë për të tilla situata, ndërsa mendon gjithashtu se në klimën e krijuar, prania policore duhet të jetë më e madhe.

Britania është përballur me 3 sulme në 3 muaj dhe në të gjitha rastet, terrorizmi ka goditur ato që njihen si “shënjestra të buta”. Disa njerëz, – thonë ekspertët, – kanë filluar ta konsiderojnë këtë lloj dhune si normalitetin e ri, e kjo është pikërisht ajo çfarë kërkojnë xhihadistët të arrijnë me goditje të tilla të ulëta në mbarë Europën.

5 komente në “Sulmi terrorist në Londër, tre ish-ushtarë shqiptarë shpëtuan 130 persona”

  1. Met says:

    Ha,ha,ha … Kjo media gjithmon lajme per lajme … edhe ky lajm si gjithmone teper “i cuditshem” ku gjithmon vetem lavderime dhe sajesa …
    Shqiptaret si shume te tjere “ndihmuan” dhe jo se n’a paskan shpetur njerez … tregon pronari.

  2. Dash says:

    Ska dyshim, do e bente cdo shqiptar…per te tjeret hidhemi ne zjarr, nderkohe urrejme dhe shajme njeri tjetrin me kombesi te huazuara greke apo turke…

  3. klodi says:

    Ja ke fut kot, ai thote vetem 3 ish ushtarake, nuk thote shqiptare anglez apo kinez ?

  4. Oficeri says:

    Po te kishin qene ish oficera lajmi do ishte me interesant sepse ushtar kane qen te gjithe shqiptaret.

  5. krysho ludovik says:

    shume mire tu behet anglezeve se jane breke e bythe me arabine saudite edhe mbeshtetin teroristat si ne libi edhe ne siri
    u uroj qe tu ngjasi nga 2 ne dite si kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje