Me Tom Doshin pas 25 qershorit? Ditmir Bushati vë “pikat mbi i”

8 Qershor 2017, 11:17Politika TEMA

Tom Doshi deklaroi një ditë më parë, se ai do të fitojë tre manadate deputetësh në Shkodër, dhe ato do të jenë në mbështetje të Edi Ramës.

Por koordinatori i PS-së për Qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati, ka vënë “pikat mbi i”.

Ai ka thënë se vota për Partinë Socialiste nuk ka pse ngatërrohet me thirrje që vijnë nga individë partizash.

Me datën 25 ka vetëm një zgjedhje për ne dhe ky është Edi Rama me Partinë Socialiste, numrin dy.

Ne nuk kemi nevojë as për mik, as për kandidatë të tjerë që dalin lart e poshtë nëpër televizion që thotë na i jepni votat ne se edhe ne do të mbështesim Edi Ramën.

Por po të ishte puna kështu nuk do të ishim në parti të ndryshme, do të ishim të gjithë në të njëjtën parti.

Nuk kemi nevojë as për me dëgju  parti të tjera që vijnë me forma të tjera me penetru, edhe këtu, ne kemi parë në fund të ditës së çfarë kanë bërë.

Bamirësit janë në fondacione bamirësie, kishat dhe xhamitë i ndërtojnë institucionet fetare.

Unë kam përshtypjet se kjo zonë ka të drejtë për të zgjedhurit e tyre” ka thënë Bushati në Vaun e Dejës.

1 komente në “Me Tom Doshin pas 25 qershorit? Ditmir Bushati vë “pikat mbi i””

  1. Lennard says:

    Cfare ke mo Ditmir.Toma nuk tha ndonje gje te keqe.Ai votat i merr do apo nuk do TI.Nga ana tjeter Ai mbeshtet dhe Ramen per te bere Shtetin .Mendon te ndihmoje Ceshtjen me mundesite dhe deshiren e Tij.Cfare te keqe ka ketu.?Ti vazhdo Fushaten Kujdes Agallaret e Like Floririt !!!Nga Ata Ruhu !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje