Nikolla në Milot dhe Laç: Jo vota për Bashën, fjalimet e tij në çadër provuan se kërkon kausin në vend

8 Qershor 2017, 15:44Politika TEMA

E deleguara e qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla, zhvilloi bashkëbisedim me banorët e Milotit dhe Laçit.

Në fjalën e saj Nikolla theksoi se në 25 qershor shqiptarët duhet të votojnë për Partinë Socialiste për më shumë vende të reja pune, rritjen e ekonomisë dhe punësimit si asnjëherë më parë.

Nikolla edhe një herë e vuri theksin tek vendosmëria e PS me në krye Edi Ramën për të vijuar në rrugën e reformave me të njëjtin intensitet siç luftoi dhe fitoi për vetingun.

Vota e shqiptarëve në 25 qershor, theksoi Nikolla, nuk duhet çuar dëm për PD, pasi sipas saj Lulzim Basha dhe fjalimet e tij nga çadra janë një provë e qartë se ai kërkon ta kthejë Shqipërinë pas në kaosin e paligjshmërisë dhe rrënimit ekonomik.

E deleguara e qarkut të Lezhës gjithashtu zhvilloi takime edhe me banorë të fshatit Domgjon dhe Sang të cilëve u bëri thirrje që në 25 qershor vota e tyre të shkojë për PS për më shumë punësim dhe mirëqënie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje