FOTOT/ Grida Duma tregon çfarë i thonë qytetarët kur i takon: Aman shpejt, me ju dhe me Zotin

9 Qershor 2017, 16:33Politika TEMA

Kandidatia për deputete për Tiranën Grida Duma, ka takuar qytetarët e Njësisë 1, në afërsi të Urës së Shkozës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duma ka treguar se çfarë i thonë qytetarët teksa i zgjat dorën për t’i takuar.

“Dëgjon prej tyre shprehje si “aman shpejt, të ndryshojë diçka”, apo “me ju dhe me Zotin”,” shkruan Duma.

POSTIMI I PLOTË

Fëmijët që na shoqërojnë tregojnë më pastër se kushdo problemet. Çiltër rrëfejnë si janë mësuar të kalojnë rrugën mes hekurash dhe ndërtimesh të pambaruara dhe të ndotura.

E megjithatë të rritur apo fëmijë, seicili në mënyrën e vet, ka besim në alternativën e Republikës së Re.

Dëgjon prej tyre shprehje si “aman shpejt, të ndryshojë diçka”, apo “me ju dhe me Zotin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje