Ministria Felaj mesazh nga Kuçova: Restauruam qendrat e 47 bashkive, mandatin e dytë shumë më tepër

9 Qershor 2017, 16:12Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ishte dje në një takim me banorët e lagjes “11 Shkurti” në Kuçovë, ku diskutoi problematikat e zonës që shqetësonin më së shumti qytetarët.

Në fjalën e saj ministrja Felaj tha se është punuar keq në drejtim të punësimit në Kuçovë për shkak të aleancës me LSI, sidomos në shëndetësi.

Në vijim znj. Felaj theksoi dhe rëndësinë e reformave të ndërmarra nga qeveria “Rama”, ku në vitet 2009-2013 në Kuçovë nuk ka patur asnjë lloj investimi.

“Arritja jonë është rruga e hyrjes së Kuçovës me vlerë 3.2 milion euro dhe rruga e lagjes “1 Maji” me të gjitha standardet. Kemi arritur një marrëveshje me një investitor gjerman për rregullimin e ujit të pijshëm në qytet, për rregullimin e tubacioneve, matësave dhe furnizimin me ujë të pijshëm me kohë të plotë dhe të heqim afrofetë. Investimi i rrugës në lagjen “11 Janari” do të përmbyllë investimet tona për ketë mandat, do të bëjmë më shumë në mandatin tjetër. Qeveria jonë ka restauruar qendrat e 47 bashkive nga e para në 61 bashki total që ka Shqipëria. Më parë e gjithë Shqipëria u shëndrrua në një kantier ndërtimi,”citoi ministrja Felaj.

Theksin gjatë këtij takimi ministrja Felaj e vuri dhe tek Statusi i Naftëtarit, i cili shpërblen djersën, mundin e shumë naftëtarëve, por në të njëjtën kohë hap dhe vende pune.

Përveç kësaj, shtoi se Rilindja Urbane u bë jo vetëm për të hequr shëmtinë e rrugëve, por edhe për të investuar në projektet e duhura, ashtu siç të gjitha reformat e tjera që u ndërmorën për të vendosur rregull dhe u bënë në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje