LSI vijon sulmet ndaj Bashës, Meta: Parti pa struktura, i kam dhënë “triskën” për bashkinë dhe s’ja pa hajrin Tirana

12 Qershor 2017, 21:50Politika TEMA

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka intensifikuar sulmet ndaj liderit të PD-së Lulzim Basha.

Meta ka thënë se PD është një parti pa struktura dhe po dështon në takimet që po kryen nëpër rrethe.

“Duhet të kemi parasysh se situata e tyre është e vështirë. PD-ja kryesisht është pa struktura. PD është shpartalluar në Dibër. Kjo është situata,” deklaroi Meta në emisionin “Të pakspozuarit” .

Presidenti i zgjedhur më tej ka deklaruar se është “penduar” që i ka dhënë votat për ta zgjedhur si kryetar bashkie.

“Të vetmit demokrat që i kam dhënë një triskë, ka qenë Basha që e bëra kryetar të Bashkisë Tiranë.  Tirana nuk ja ka parë hajrin si kryetar bashkie,” theksoi Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje