Doktori në pritje të shpalljes armik

13 Qershor 2017, 09:01Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Ka një shprehje që qarkullon nëpër qytet në lidhje me raportet mes Berishës dhe Bashës. Dikush pyet nëse doktori i ka marrë leje Bashës që sulmon qeverinë. Në fakt, është i vetmi zë nga kandidatët për deputetë që mundohet ta mbajë ende lart flamurin e opozitarizmit.

Në këtë rast ka dy rrugë; ose doktori nuk e di që kryetari i partisë së tij është bërë bashkëudhëtar me Edvinin, ose doktori nuk po i bindet disiplinës së partisë. Fjala vjen, në një intervistë Sali Berisha shkrehu pushkët e akuzave drejtuar ndaj Ilir Metës. Ai, madje u kujdes ta ridrejtojë thepin e pushkës tek Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Me këtë zhvillim disident brenda listës së qepur të Lulit duhet të presim masat ndëshkimore që e zënë doktorin, ose Luli ashtu si ka bërë këto katër vjet do të zbythet. Pra, nëse si me magji tërhiqet nga sulmet e bakllavasë dhe sheqerpares dhe i gafurret prapë shokut të jetës së natës, kuptojmë që doktori i ka ende çelësat e magazes në dorë. Por, nëse Lulzim Basha vazhdon t’i bjerë të njëjtës daulle duke sulmuar të tjerët, për hir të marrëdhënies së dashurisë që ka shtënë në orën e paçes dhe pilafit, atëherë doktori duhet shpallur armik. Ai nuk ka pse në këtë pikë të ketë tjetër fat prej Arben Imamit, Jozefina Topallit, Majlinda Bregut a ndonjë tjetër.

Madje, për hir të kronikës kjo do të ishte një nga gjërat më të jashtëzakonshme që ka për të ngjarë. Gazetarët si puna ime që kanë 27 vjet që raportojnë zhvillimet politike në vend, do të ishin në gjendje të raportonin linçimin e një politikani me të njëjtën metodologji që ai kishte për zemër, kur dikur ndëshkonte kundërshtarët e tij.

Gjithsesi, le t’i kthehemi thelbit. Çfarë do të bëjë Luli me këtë rebel që bërtet nga vendi i tetë i listës, thua se është në vend të parë?

Ka gjasë që të zgjedhë të heshtë, sepse ndoshta ka me shku me taku Donald Trump. Basha është një njeri që ka një talent të arrirë për t’ju shmangur brendisë. Asnjëherë nuk përballet me betejën, por vetë qëndron në një qoshe duke qeshur ëmbël, ndërsa ka sulur sharabajkat që t’i bëjnë luftën.

Në këtë rast duhet parë kujt do t’i bjerë për hise të telendisë doktorin si telendisën dikur listën e gjatë të zërave kundër për të përfunduar me Majlinda Bregun apo Jozefina Topallin.

Do na duhet të presim përroin psiqik që do e akuzojë vetë doktorin si të blerë nga komunistët, si njeri që po fle me mullixhiun, viktimë e tenderave dhe konçesioneve të Ilir Metës e kështu me radhë.

Por, edhe nëse nuk ndodh kështu, doktori, lideri historik po sheh si historia përsëritet mot a mot, kur je aq naiv sa mendon të kontrollosh pupacin. Para tij tentoi Berluskoni me Alfanon. Ky i fundit nga një djalë i ri i Siçilisë që u fut në politikë me kavalierin idhull, përfundoi që mori aq deputetë sa i donte ënda nga lista që vetë bëri dhe hyri në një qeveri të majtë për të bërë ministrin e brendshëm e tani të jashtmin. Miku i Berishës, Berluskoni, tani, në këtë moshë të rënduar është i detyruar t’i rifutet detit në këmbë, sepse mendoi që kryetari i emëruar prej tij do ishte marionetë. Në datë 26 qershor duhet me pas hall mos pupaci shkon e bëhet ministër me gjithë listë, meqë sipas doktorit çdo lider bën listën e vet./27.al

6 komente në “Doktori në pritje të shpalljes armik”

  1. Mersin says:

    E gjithe kjo qe po ndodh me duket si nje loje e piste e te gjitheve per te gjithe. Kane marre garanci qe nuk do te ndeshkohen. Mjere ky vend e ky popull.

  2. Neutrino says:

    Analize leshi dhe krahasim me Forca Italia pa lidhje. Gazetar qe di te haje vetem caraca dhe fara luledielli.

  3. Skypion says:

    Ka nje diversion sa te trashe,qesharak dhe mjeran aq edhe te poshter nga Meta dhe Idrizi,ne lidhje me raportet Basha-Berisha.
    Ate qe e paten bere per kater vite me radhe socialistet me Ramen dhe gjithe gazetaret dhe analistet e tyre,sot po e bejne Meta dhe Idrizi.Por,ne nje forme edhe me te poshter.Shume me te poshter.
    Ne kemi thene qe LSI-ja i ka hyre ne territor PD-se.Ky eshte nje fakt i gjithepranuar.Por,kemi lene pa thene,qe edhe PDIU-ja e Idrizit i ka hyre ne territor PD-se.
    Ne kushtet e reja te volitshme,te krijuara pas Marreveshjes se madhe politike,Basha ka mundesine tashme te zboje uzurpatoret nga terreni i okupuar prej tyre.Te zboje Meten dhe Idrizin.Kjo eshte arsye e vertete dhe e vetme e sulmeve te Bashes ndaj tyre.Eshte e drejte legjitime e tij dhe e Partise Demokratike.
    Te gjendur te papergatitur nga kundersulmi i Bashes,dy okupatoret e e territorit demokrat,Meta dhe Idrizi,bashke me gjithe qenerine e tyre,politike dhe mediatike,po mundohen ore e cast qe te bindin demokratet ,te cileve ua kane marre voten hilecakerisht,qe te mos kthehen ne PD.
    Diversionin mbi marredheniet Basha-Berisha,po e perdorin si mjet per t’i bindur.
    Shkurt e me pak fjale ,ata thone: Berisha eshte me ne…. Berisha eshte ne anen tone….ne e duam Berishen…..edhe Berisha na do ne…. keshtu qe nuk keni pse ktheheni ne Partin tuaj… sepse ajo nuk eshte me Partia e Berishes …. ajo eshte Partia e Bashes….
    Ja,hic me shum e hic me pak,kete eshte rrekur te provoje edhe burreci i Mesiles se Palmave.
    Sali Berisha ka folur shume qarte,sidomos ne intervisten e fundit dhene gazetarit Lutfi Dervishit: mbeshtetje e fuqishme per Lulzim Bashen dhe zgjedhjet e tija.Pike.
    Por,ajo qe eshte edhe me e rendesishmja,ka te beje me deklaraten e bujshme te Sali Berishes me 25 prill dhene gazetaret Ilva Tare.Keshtu tha Berisha dy muaj me pare: ka ardhur koha per nje marreveshje te madhe politike!Pike.
    Keto fakte i dine shume mire Meta ,Idrizi dhe gjithe bashibozuket e tyre,por bejne sikur nuk i dine;bejne shejtanbudallain.
    Jo -thone shejtanbudallenjte – Sali Berisha eshte kunder Bashes,dhe eshte me ne…!!!
    Meta,Idrizi dhe mercanaret e tyre mediatike,po i bejne lajka e levdata te perditshme Sali Berishes.
    Te degjosh Meten,te duket sikur Sali Berisha eshte me te vertete nje Skenderbe i kohes sone!E kush do ta kishte besuar,vetem pak jave me pare,qe Ilir Meta,ky malesor Skrapari,do te binte kaq poshte sa t’i beje lajka te perditshme Berishes,bile bashke me gruan e vet Moniken,e cila, duekt sikur eshte ne gare me burrin e saj,se kush i ben me shume lajka e levdata Sali Berishes…!!!
    Ptu,fare e keqe!

  4. kombi says:

    Kur ben dhe ky analistin . Saliu luan rolin e kritikut ,megjithese u shiten .

  5. Shqiptari Ilirise says:

    Moret vesh gje çthote Keli?

  6. perkthyesi says:

    Flitet se keta te dy, se bashku me Meten, do te zene qeline! Te jete e vertete valle?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje