Deputeti i PS: LSI duhet të rigjejë qetësinë, Ilir Meta më kujton Sali Berishën e parë

14 Qershor 2017, 09:07Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

LSI duhet të rigjejë qetësinë!

Me duket se dilema mes rolit te “presidentit te zgjedhur” dhe “kryetarit te partise”, po e demton fort kur prodhon ngjarje si shantazhi i djeshem ndaj popullit.

Madje duke rikthyer pas kaq vitesh, prej Sali Berishes se pare, 

Presidentin partiak qe “djeg” vendin per partine e tij, kete radhe te vogel.

Liria e zgjedhjeve, ligjshmeria, rregullshmeria, barazia, ndershmeria e tyre,  eshte nje ceshtje themelore per kete vend.

Por keto nuk i garanton dot nje “president i zgjedhur” qe ben militantin e partise se tij duke shantazhuar popullin.

C’kupton “presidenti i zgjedhur” me “vjedhjen e zgjedhjeve”?!

Une mendoj se si kryetar real i LSI, “presidenti i zgjedhur”, pranon vetem nje rezultat-“LSI force e pare”, “LSI 1 milion vota” etj.

Asgje tjeter!

Ose cdo gje tjerer per te e partine qe drejton, eshte vjedhje e zgjedhjeve.

Kjo eshte padrejte, e pandershme dhe e shoqeruar me deklaraten e djeshme-nuk dekretoj asnje qeveri qe del nga zgjedhje qe ai i quan keshtu “te vjedhura”, me deklaraten e pardjeshme-dekreti i pare qe do te firmos do jete ai per emerimin e Petrit Vasilit kryeminister,

ESHTE E PAPRANUESHME!

Eshte e thjeshte;

Nuk ka asnje gjase qe LSI te dale force e pare kund, vecanerisht ne rang kombetar.

Patjeter, eshte synim legjitim, por qe te jete e vertete duhet te ndodhe, qe te ndodhe duhen vota.

Edhe sikur te votojne; te gjithe gjelat e pulat, shpendet e bute e te eger qe ministria e Bujqesise ka urdheruar te importohen nga Greqia vetem tre dite me pare,

te gjithe karkalecet ne emer te re cileve, ministria e Bujqesise ka lajmeruar vetem tani tenderin 570 milion leke pa

Tvsh, te gjitha lopet, ne emer te te cilave, ministria e Bujqesise po behet gati te shpalle vetem tani tenderin 1.8 miliard leke per blerjen e vaksines,

te gjitha lopet qe po ndahen vetem tani, edhe pse parate per blerjen dhe zevendesimin e lopeve te ngordhura nga dermatoza, jane dhene qe dhjetorin qe shkoi,

te gjithe blegtoret, te cileve grumbullues e perpunues te “krijuar” nga hici prej grandeve te Azhbr, ju mbajne parate prej dy muajsh ne kembim te votes,

te gjithe bujqit, te cilet jane marre peng ne zyrat e rregjistrimit te pasurise dhe vetem keto dite, po thirren me urgjence, vecanerisht ne Lushnje, me ore te zgjatura e sipas listave te perpiluara nga sekser Beni e Gimi, seksere

Halma e sekser Lluti, sekser Devi e sekser Nakja, te gjithe te fotografuar e pjese e nje kallezimi te gjere qe denoncon kushtezimin e votes me certifikaten e pronesise,

LSI nuk del dot forcë e parë!

Opozite pooo!

Ndaj njerez rrini te qete!

Nuk do te ndodhe gje!

Qeverine e zgjidhni dhe emeroni ju me vote!

Askush tjeter!

As presidenti i zgjedhur e as kryetari i partise.

Eshte ekskluzivitet vetem i juaji,

I Popullit!

4 komente në “Deputeti i PS: LSI duhet të rigjejë qetësinë, Ilir Meta më kujton Sali Berishën e parë”

  1. Bastardi me valixhe druri says:

    ky pra eshte like floriri i vertete,fytyra e te cilit u kujton shqiptareve videon e famshme te pazareve me Dritan Priftin,qe shkaktoi demnstraten e 21 jenarit,ku aleati i tij,i dashuruari i tij deri ne fund,vrau dhe mori 4 jete njerezish dhe si per cudi,as per videon e likes dhe as per jetet e marra ne shesh,ne bulevard nuk u muar asnje mase,por u denigrua publikisht dhe fsheherisht kryeprokurorja Ina Rama,kalvari i vuajtjeve te se cilers,vazhdon akoma me langot e PD-se,kurse like floriri doli pa lagur.Like!populli ta ka pire lengun,nuk te harron dhe sikur kaq ta besh dhembin,bisht qeni ke per te ngelur,sic thoshte dhe Bujar Kapexhiu ne film.Po je trim sic deklarohesh leri deklaratat prej te forti,por dorehiqu vete,jo sot,por dje prej mandatit qe te dhane per te te bere qejfin dhe zyrtarisht, sepse faktikisht nuk shkeputesh dot,merre prape lesheline tende te njerezve qe te ngjiten si kerpusha per interesa e vende pune.Ke…? hidhu se s’eshte dhe aq thelle.Po te presim,dallaverexhi,qe te eshte bere koka sa nje qen stani,se ha nga te gjitha anet e me te kater bulcinjte.Je i papare e i padegjuar.

  2. LabiP says:

    E nxori fytyren e vertet ,gjykon I o popull me gjakftohtesi ne 25qershor.mos beni gabim Te votoni keta njerez qe duan ta Marin shqiperine peng Te interesave Te tyre qe nuk u ngopen per 27vjet duke vjedhur(floririn) etj,etj.

  3. mimi says:

    Po të kishim Drejtësi në këtë vënd, Ilir katundari-hajduti-monstër, do të ishte në burg, të paktën dy herë… Një, kur doli me zë e figurë, si mafioz që vendoste gjoba për vete dhe e dyta tani që po shkel me të dy këmbët ligjin për pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore, si President i zgjedhur i këtij vëndi… Zoti Rama, që të bësh shtet, siç pretendon, n.q.se fiton mbi 71 deputetë, duhet ta fillosh me “pastrimin” (futjen në burg) të këtyre montrave (Like, Sala etj.etj.), që “të paguajnë” për të këqiat që i kanë bërë këtij populli dhe jo të lihen të ushtrojnë të qetë “zanatin” e tyre të politikës së qelbur, sepse çdo gjë që ti do kërkosh të ndërtosh, këta ditën tjetër, do ta qelbin me erën dhe frymën e tyre vromiare…!!! Pa u pastruar më parë vëndi nga këto halera multimilionere (?!), nuk ka shtet në Shqipëri… Gjarpërit, kur i zë bishtin, kthehet andej-këtej i tërbuar që të kafshojë…, kështu më ngjan këto ditë Likja i egërsuar, sepse siç duket shikon fundin e vet dhe … “parashikon” zgjedhje “të vjedhura”… Thërret HAJDUTI që të kapim “hajdutin”… Hahahahahahaaaaaaaaaa….. ç’gallatë…!

  4. JO VOTE LSI .LSI ESHTE CANCERI SHQIPERISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje