Takimet me Nanon, Rama: Sa më shumë jam në këtë detyrë, aq më shumë e kuptoj Fatosin

20 Qershor 2017, 23:55Politika TEMA

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë fushatë per Zgjedhjet e 25 Qershorit Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama vjen sot në Tonight Ilva Tare ne Ora News.

Tare: Çfarë biseduat me Fatos Nanon?

Rama: Me Fatos Nanon bisedoj prej kohësh. Sa më shumë jam në këtë detyrë, aq më shumë e kuptoj Fatos Nanon.

Tare: Kuptoni edhe veten tuaj për sjelljen ndaj tij?

Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj autokritikë në organizatën bazë, megjithëse e keni sfondin e kuq mbrapa, por nuk më dukeni si sekretare partie sepse keni pamjen dhe veshjen shumë bashkëkohore.

Kur nuk je kryeministër, shumë gjëra të duket sikur i kupton, por nuk i kupton. Kur bëhesh fillon e kupton që gjërat janë ndryshe.

Bisedat me Fatosin janë shumë interesante, për faktin se është si puna e atij kapitenit të anijes që preferon të rrijë në breg dhe shikon të tjerët që merren me anijen por që i di anijes shumë sekrete. Bëhet një bisedë shumë njerëzore dhe me shumë vlerë.

3 komente në “Takimet me Nanon, Rama: Sa më shumë jam në këtë detyrë, aq më shumë e kuptoj Fatosin”

  1. tfgs1 says:

    njerez si Nano i mungojne politikes shqiptare……………..

  2. Kiu says:

    Po,po ,
    Po thonjte , i preve?!

  3. kleptofagos says:

    E pranon me gojen e tij se nuk e dinte me pare, cfare duhet te beje kryeministri, prandaj po merr tani pas 4 vitesh (dhe shume me teper me sharje e denigrim) eksperiencen e Nanos qe e ndriti Shqiperine me punen e tij si kryeminister i vendit. Megjithate, Rama eshte kaq delirant, sa qe mburret me faktin qe u be kryeminister pa i njohur detyrat dhe rregullat qe kerkon posti. Thene ndryshe, Rama eshte i vendosur per te qendruar ne postin qe ushtron duke u specializuar akoma, mundesisht pergjithmone. Mund ta quajme edhe cirak-kryeminister ne detyre. Neve na pelqejne kryeministra si Meta, Majko, Fino, apo Berisha e Rama, te cilet ne jeten e tyre nuk i kane provuar asnjehere eksperiencat ne administraten shtetrore. Le pastaj, “ligjvenesit” shqiptar qe fillojne me 18 vjecare ose te sapo diplomuar dhe mbarojne me kriminele e te diplomuar fallco. Ne fakt hajduteve nuk u duhet shume shkolle per te vjedhur… Po ne, cfare te bejme? Bojkotoni mafien politike 26 vjecare! Zgjidhni alternativat e reja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje