Basha ngre tonet: Ju them fjalë burrash, burg kush guxon të prekë votën, kam plan ekonomik

21 Qershor 2017, 11:28Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka intensifikuar tonet nga qyteti i Kukësit, ku ka paralajmëruar se i pret burgu të gjithë ata që prekin votën.

Basha i siguroi qytetarët se thotë fjalë burrash dhe të gjithë duhet ta besojnë.

 

“Ju them fjalë burrash, kush guxon të prekë votat, i pret burgu i pamëshirshëm. Hiqni duart nga zgjedhjet” tha prerë Basha.

Basha tha se Kuksi duhet ta ndëshkojë Ramën dhe t’ja japë votën Partisë Demokratike që ka një plan.

“Niseni me zero deputetë për të, me 3 deputetë për republikën e re. Katër vite mashtrime, zero investime, prandaj edhe ju përcilleni me zero nga Kukësi. Njeri pa plan, pa interes. Zero vende pune, zero subvencione për qarkun e Kukësit nga Rilindja ndaj duhet ta nxirrni me zero deputetë. Keni një arsye të fortë për të dërguar tre deputetë të Republikës së Re në Parlament”, tha Basha.

3 komente në “Basha ngre tonet: Ju them fjalë burrash, burg kush guxon të prekë votën, kam plan ekonomik”

  1. WEB says:

    Po nuk e ke luften me ramen o kokebosh ,e ke me LSI per vendin e dyte apo te trete ,kjo varet si do jete rezultati .Ndalo zarfet e LSI po deshe te marresh medaljen e argjende

  2. lul hollandezi says:

    avash lul hollandezi se mos pengohesh.Na bere per te q…Po pse o derdimen thua gjera qe dhe vete ti nuk i beson dhe qesh nga brenda vetes?Apo mendon se ke te besh me idiote e nuk kuptojne ata se si eshte gjendja dhe terreni dhe se kush do fitoje ne te vertete e se kush palaco eshte perpara tyre? Ik e futja ndonje gote vere me mire ne hotel Dajti,se te ben mire.RELAKS-kur thote i madhi Bajko ne emisionin e tij.Vetem relaks.Pa le kur the njedizaj qe nderhyrja ne lazarat ishte sa per sy e faqe,se hashashi u shpernda ne te gjithe shqiperine!Kjo ishte e bukur,se lazaratasit nga kultivues te droges ne lazarat u bene keshilltare te droges ne te gjithe shqiperine dhe nxjerrin me shume se sa prodhues te saj dhe kjo me bekimin tuaj.Po pse o derdimen,duhej lejuar si e lejuat ti dhe ustai jot lazaratin,republike brenda republikes?Apo atehere e merrnit racionin tuaj direkt e pa probleme,kurse tani eshte pak me e komplikuar puna.Nuk na thua,me zemer ne dore:-Si ja beni me te vertete, qe e sillni faren e hashashit nga hollanda dhe e shperndani pa ju hyre gjemb ne kembe e “pa ju kuptuar njeri” dhe na thuaj luli,ti sa e ke racjonin nga ajo,apo eshte sekret i partise dhe duhet t’i marresh leje ustait?

  3. ILIRET says:

    Pse cfare je o kodosh? Polic apo gjykates?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje