Tiranë/ Bllokohen disa rrugë, spostohen linjat e urbanëve. Ja pse

22 Qershor 2017, 13:17Kronika TEMA

 

Për shkak të mitingut përmbyllës së fustës elektorale të Parisë Socialiste në Tiranë policia ka bllokuar disa akse rrugore si dhe ka spostim linjash urbane dhe ndryshim parkimi për linjat interurbane. Mitingu përmbyllës i PS mbahet sot në orën 19:30.

Policia njofton akset rrugore që do të bllokohen, duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë kalimtarët.

Për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Subjekti Politik Partia Socialiste, duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugorë si më poshtë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit

– Rruga “Lek Dukagjini”, nga Garda e Republikës deri tek Sheshi Italia

– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Për gjithë ata që zgjedhin transportin publik eshte bere spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”

Linjat interurbane

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)

– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë

– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje