Zidane: Ronaldo nuk do të largohet nga Reali

25 Qershor 2017, 18:28Sport TEMA

Zidane është i vendosur, “Ronaldo nuk do të shkojë askund”, kështu mendohet të ketë thënë trajneri francez.

Ditë më parë e përditshmja portugeze “A Bola”, hodhi bombën duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, kërkon të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kjo për shkak të akuzave për evazion fiskal, ku besohet se portugezi ka fshehur 14.7 milionë euro.

U raportua se CR7 është lodhur me trajtimin jo të mirë nga mediat spanjolle, që e konsiderojnë atë si kriminel dhe për këtë kërkon largimin nga klubi që fitoi tri herë Ligën e Kampionëve.

Por, pas deklaratave të numrit një të Realit, Florentino Perez, se Cristiano ka mbështetjen e plotë të klubit dhe pas bisedës në telefon me Zinedine Zidane, gjërat janë qetësuar.

Realizuesi i dy golave në finale të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi fitoi 4-1 ndaj Juventusit, ka vendosur të mos largohet nga Reali, pas insistimit të Zidane, kështu tani raportojnë mediat spanjolle.

Raportohet se Zinedine Zidane i ka thënë portugezit se Los Blancos kanë nevojë ende për të, i cili garanton 50 gola në sezon dhe se do të bëjë gjithçka që ai të rikthehet të luajë me fanellën e bardhë pas pushimeve.

Sezonin që lamë pas Ronaldo theu rekorde të shumta në Ligën e Kampionëve, teksa po thyen edhe më tej me Portugalinë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për disa vite.

Reali nuk dëshiron ta humbasë njeriun që ka thyer pothuajse gjitha rekordet e klubit spanjoll dhe botëror. Aktualisht është golashënuesi më i mirë në histori të Reali, me 406 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje