Ish-aleati i Ramës: Fitorja e PS-së, e frikshme. Tani do na "shkelë me këmbë"

5 Korrik 2017, 10:17Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e konsideron të frikshme fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ish-bashkëpunëtori i Ramës, thotë se me fitoren e thellë të PS-së dhe me një kryeministër i gjithëpushtetshëm ekziston rreziku i vendosjes së një pushteti personal të tij.

Si e konsideroni fitoren e Partisë Socialiste? U bë një fushatë me dështime dhe sulme për kanabisin dhe krimin por populli i besoi Ramës 74 mandate, e bëri timonierin e vetëm siç e kërkoi?

Do ta quaja fitore të frikshme. E konsideroj të tille për shkak se ajo nuk erdhi si rrjedhojë e një ballafaqimi midis premtimeve dhe realizimeve, që normalist në një vend demokratik do të mund të justifikohej në rast se do të kishte një kënaqësi të përgjithshme. Kjo fitore erdhi si rezultat i një mobilizimi maksimalist të të gjitha burimeve njerëzore, financiare, legjitime dhe jo të tilla, nga ana e PS-së, erdhi si rrjedhojë e një agresioni të pashembullt mediatik i lidershipit të PS-së, erdhi si rrjedhorja e një shit-blerjeje masive të votës, e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar. Këtë fitore e ndihmoi edhe bujaria e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës që shkoi dhe nënshkroi një marrëveshje kapitulluese me kryetarin e PS-së, gjë që ç’mobilizoi një pjesë të madhe të elektoratit të djathtë, që nuk shkoi për të votuar dhe ndikoi në fitoren e socialistëve për shkak të uljes drastike të votuesve të djathtë.

Kjo fitore i jep mundësi Edi Ramës të përqendrojë të gjithë pushtetin në duar të tij, ashtu siç e ka dëshiruar dhe ëndërruar prej vitesh për të vënë në jetë një platformë personale, që më e pakta do të thosha, një regjim të fortë në një demokraci të dobët.

Si e parashikoni qeverisjen e ardhshme të Ramës në kushtet kur kabineti qeveritar do të jetë vetëm socialist?

Rama ka ide dhe projekte në stilin e tij, në shijen e tij. Dihet tashmë që stili i qeverisjes së Ramës dhe shijet e tij për pushtetin, për qeverisjen dhe për reformat, janë tipike të veçanta që rrjedhin nga konstruksioni i tij psiko analitik, nga formimi i tij profesional, kulturor, qasje e veçantë për nga natyra por jo e veçantë nga rrjedhojat që mund të sjellë. Ka një natyrë të dukshëm të shfaqur, e njohin gati të gjithë, nuk i pëlqejnë alternativat dhe mendimet që shkojnë kundër shijeve të tij për rrjedhojë do të mbajë afër vetes në qeveri, në qeverisje dhe rreth e rrotull ata njerëz që do të kenë shijet e tij, që do të jenë të bindurit e tij të verbër, që nuk do të bëjnë vërejtje.

Këto shijet e kryeministrit siç thatë ju, me pushtet të përqendruar do të sjellin gjëra pozitive për qytetarët?

Qeveritë ose qeverisje me pushtet të përqendruar, e thënë ndryshe autoritariste, kanë mjaft elementë të dobishëm të tipit centralizues në vendimmarrje që bëjnë progres, që nuk krijojnë diferenca të mëdha midis asaj që thuhet dhe asaj që bëhet. Në këtë rast siç ka treguar përvoja botërore por edhe aktuale në disa shtete, kryeministri apo presidenti në varësi të regjimit, e njëson veten me kombin, me shtetin dhe në momentin që kjo ndodh, siç po bëhet tani edhe në Shqipëri, ekziston rreziku i vendosjes së një regjimi personal, që mund të rrezikojë seriozisht demokracinë shqiptare, të zhduk pluralizmin. Me faktin që në këto zgjedhje pluralizmi mori një goditje shumë të rëndë është një paralajmërim dhe një rrezik serioz për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Shqipërisë.

Mund të ndodh kjo në një kohë që përballë Rama do të ketë një opozitë të fortë PD dhe LSI?

Opozita për nga numri që ka mendohet që mund të jetë e fortë por për nga gjendja në të cilën ndodhet mund të mos rezultojë e tillë. Përse? Opozita nuk është unike, ka dy forca kryesore tashmë opozitare, PD dhe LSI. E para, ndodhet në një amulli thuajse të plotë dhe nuk i dihet fati i saj pas datës 22 korrik kur do të bëhen zgjedhjet për kryetarin. Ajo rrezikon edhe të copëtohet, ajo rrezikon që edhe numrat që ka në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë të mos jenë të bashkuar dhe për rrjedhojë të mos ketë atë forcë dhe atë kohezion që duhet të ketë një opozitë që duhet ta kryejë funksionin e saj. Mund të ndodh edhe e kundërta që me zgjedhjen e kryetarit të PD-së, nëse do të jetë një zgjedhje e besueshme, mund të dalë një Parti Demokratike më e fortë. Kjo mbetet për tu parë. Ndërkohë që LSI-ja me 19 deputetë padyshim që mund të jetë një opozitë e fortë e cila nuk ka rrugë tjetër veç ta kryejë atë mision që ta zhduk mjegullën që është krijuar rreth saj por edhe për t’u përgatitur për betejat e ardhshme elektorale.

Por unë jam optimist që nëse PD-ja e kalon pa truma të mëdha zgjedhjen e 22 korrikut, ajo do ta rimarr veten dhe pastaj edhe në bashkëpunim me LSI në Parlament, do të mund të bënin një opozitë shumë të fortë. Madje, parashikoj që PD dhe LSI në opozitën e tyre të përbashkët me kalimin e kohës do të afrohen edhe më shumë me njëratjetrën për të shkuar drejt një koalicioni të përbashkët në zgjedhjet për pushtetin vendor në 2019 dhe për të rrezikuar seriozisht, në mos për të përmbysur pushtetin vendor në bastionet e PS-së, duke filluar nga kryeqyteti. Ky është për mendimin tim një synim strategjik i opozitës së ardhshme shqiptare.

32 komente në “Ish-aleati i Ramës: Fitorja e PS-së, e frikshme. Tani do na “shkelë me këmbë””

  1. mandi says:

    Ik …irdhu!!Milo!!

    1. Xen deledashi says:

      Eee je mësuar ti Milo me Saliun , po fundja mos të të zërë frika se Rama nuk është nga ata qe vret njerëz ditën me diell në bulevard..
      Gjysma e të keqes

  2. ish LSI says:

    Cke Zoti Paskal. a vajte u fute ne shtratin e Ilir Metes. Mendove se do te te jepte Ilir Meta ndonej cope nga byreku i tepsise meqe sta dha Rama. i bere llogarite gabim Paskal dhe cedove perfundimisht nga integriteti i rreme qe kishe krijuar ne publik, Suksese ne jeten akademike se ajo politike jotja vdiq

    1. Lugati says:

      o ripjellja..ky osht profesori?fillozofi?historiani??shkencetari juaj hahajaha deri dje burri mire sa del kundra lugatit burre palaco

      1. edi says:

        Lugati! Kush del kunder pse nuk mori ofiq felliq veten, se na na rruan trapin, e kemi parlamentin plot…..shkerdhatat i shporrem…

      2. sali kapslliku says:

        Po pra po ky oshte ,po pikerisht ky hahaha qe ju ka shker…. deputeten tuaj qysh ne djep (e ka thone spiuni juaj demokrataxhi bahri falliu ,babai i deputetit tuaj balliu jr)Tufa tufa zerdeli i tufe me dylbera e me pd-ra.Po prisni se rradhen e ka vetting-u me tikun sumllastikun ene pastaj gjithe pedet e pedes e leshelise hahaha s’keni pa gjo akoma….

    2. Celo Mezani says:

      Edhe ajo akademike i ka vdek me kohe.
      Paskali eshte nje mjeshter me u shit si njeri i vlerave profesionale dhe politike te medhaja.
      Ne fakt eshte nje skuth medioker dhe asgje me teper.

  3. timo says:

    Paskali ngatëron demokracinë me “llokmën” e pushtetit. Po të kishte edhe një copë” byreku” demokratik, PO, ndryshe është fitore e frikëshme. Këtej e tutje do të bëje mirë të mereshe me atë që je kompetent ,me Historinë.

  4. Futja kot says:

    Ky Milua i di mire keto gjera.?
    Prandaj mori 2900 vota ne gjithe vendin.
    Po ik o i paturpshem.Per nje karrige bere marrveshje me LSI dhe tani po i puth b…. PD-se dhe Berishes.

  5. shpresa says:

    Me vjen keq per Paskal Milon kur flet keshtu se do ta mbylli pleqerine me turp. O Paskal, e mban mend kur beje propagande andej nga lumi Vlores! Rriji bythes siper se do te çfryje, thoshnin vlonjatet. Po ti duhet ti flasesh goles se filloi e te hapet shume, ke qene me i urte.

  6. matriks says:

    Përfundimisht duhet shumë kohë të shfaqin fytyrën e vërtetë disa (profesorë, politikanë, historianë) , nuk qënka siç dukej profesor Milua

  7. fatmir says:

    Sa i zgjuar ky profesori. Prandaj “pds” u bashkua me lesh e line, por populli i a dha pergjigjen drejt e sakte. Paskal Milo nuk do te marre me pushtet, po keshtu edhe lesh e lia e pds e tij. Plehrat e kane vendin ne sharre.

  8. Meta ik says:

    A nuk eshte e frikshem te jesh kryetar partie i perjetshem Milo? I mbajn partite si kompani biznesesh ha ha dhe, na flasin per demokracine. Hajde turp hajde.

  9. dada says:

    ja nje tepasi per skrap si ku Milo

  10. lumi njehere sjell kercunje says:

    Po paske qene koqe o Paskal dhe nuk te paska ditur njeri, flet kodra pas bregut. Shiko mos gjesh ndonje pune ne présidence, ate beje dhe leri llafet.

  11. Ina says:

    Mire keni shkruar zoterinj komentues… Ky Milua ia fut kot. Po ky, si historian qe eshte, asnjehere s’ka folur per simbolet kombetare, dhe, ngaqe s’mori gje nga ps, vajti te lesh e lija. Rri urte aty zoteri, dhe mos thuaj qe populli ka blere votat!

  12. taraboshi says:

    U deshen 27 vjete me fillu me i njohe njerezit e thjeshte se kush eshte njeri e kush eshte tjetri .Si ka mundesi nje vend kaq i vogel sa eshte Shqiperia me patur kaq shume njerez te liq hileqare antikombetare servila . Deri tashti mund te vleresoi si njerez qe kan qendru ne pozita te shendosha pak a shume z. Minxhozi Vsfsiari deri diku Sokol Balla dy deputet Brace .Balla .Kryetaret e partive njerezit me antikombetare qe shkojne here andej here ketej vetem sipas interesit me ne krye V .Dulen .Po edhe Sh .Nazarko deri diku eshte neutral .Nuk mund te gjeje njerez tjere per momentin .

  13. Emigranti says:

    Milua e nxorren nga dera desh te futesh nga dritarja. Timonin e mori Rama. Ngeli ajo leva e marshit. Kur te mbarojne pune ata te Lsi merre dhe ti o milo. Po mos e konsumoni shume se u duhet per ĺegjislaturen tjeter. Legena

  14. Seklinos says:

    E frikshme eshte vetem qendrimi qe kane disa pinjolla perfshire profesorin per sa i perket rezultatit te zgjedhjeve. Pa ju dridhur syri thone se u vodhen. Asnje prove nuk kane, por thone se votat jane vjedhur, por nuk thone sa perqint e tyre jane blere me para, sa impakt kishte ne rezultatin e zgjedhjeve. Mllefi dhe frika eshte ngaqe nuk kane shanse ti afrohen “tepsise”. Deri tani ishe si ishe profesor, por duket se edhe ti po perfundon ne nje koqe.
    p.s. mos e quaj veten politikan, se politikanet nuk sillen keshtu.

  15. Salkar says:

    Ik more pirdhu. ….na ben intelektualin. …

  16. BB says:

    I nderuar prof. Milo; Shume here pyes vehten , perse njerez me reputacion kaq te fuqishem intelektual ketu ne Shqiperi , “per inat te vjerres ,sakrifikojne gjithshka pozitive te krijuar ne syte e njerezve rreth tyre me aq pune te ndershme e mund , papritur , duke shkuar me mullixhine. Sic duket ketij fenomeni shqiptar si shpetojne dot as idhujt e as perendite.

    1. Briklona says:

      Bukur! Ta lexoje Milua qe tani u puth me Milon.

      1. Lugati says:

        kuje je mi brimklona ..na bone merak..hume fare..sidoqofte gzohem qe qeke mire

  17. Arqilea says:

    Të frikshëm ishin bërë militantët e LSI-së në administrata me lidhjet e tyre direkte me Monikën!Ky ishte shteti që LSI-ja na ka ofruar për 8 vjet në bashkëqeverisje.

  18. Tonini says:

    Profesor,ne kushtetute ka nje percaktim dysheme per moshen qe duhet te kete presidenti,40 vjec e lart dhe ti e ploteson kete kriter,po nuk eshte e thene se cdo person me kete moshe do behet president,prandaj kerkesat duhen te perputhen dhe me peshen elektorale qe ke,tjeter gje do ishte te ishe brenda rradheve te p.s,dihet qe kontributi yt ne shkence dhe politike eshte i admirushem,por ama dhe kerkesat maksimaliste nuk jane te justifikushme,se tani dhe mosha ben punen e saj.Te urojme shendet.

  19. ardian says:

    O Milo, po akoma vazhdon me paturpesine tende te felliqur. Duhet te dish nje gje :historian mund te jesh, por politikan je i deshtuar komplet, te mbajti Gjinushi, me gjithe respektin ndaj teje qe ai kishte, ti u tregove i pabese dhe lojrat e tua politike tashme dihen sh.mire. Merru me mire me historine, se per te tjerat je l..h.

  20. Faro says:

    Ky quan agresion mediatik, pikerisht ate qe Rama ia tha troc medias se korruptuar qe punon per KAZANIN dhe jo per Shqiperine. Edi Rama me kete thenie u tregua shume i guximshem, sepse tamam ne kohen kur ata prisnin te mbushnin kazanin me paret e qeverise sic bene me gjithe qeverite e tjera pergjate fushates, ky u ktheu kurrizin, duke u armiqesuar me te tamam ne kohen kur i duheshin per propagande elektorale.
    Si historian, Milo duhet ta dije mire se sa veprim i guximshem, inteligjent dhe origjinal ishte ay.

  21. LUAN says:

    DHE KY NJE KARRIERIST I PASKRUPULLT. SHKON NGA FRYN ERA ,MJAFTON TE JETE NE PUSHTET. S’KA MUNDESI ASKUSH QOFTE DHE EDI RAMA ,TE NDRYSHOJ RRJEDHEN E DEMOKRACISE. POPULLI HERET A VONE IU JEP ATE QE I TAKON GJITHKUJT. CORBA E LSI ME MERCENARE NUK JEP ASNJE SHPRESE PER NJE OPOZITE TE BESUESHME. PARTITE E VOGLA SI ATO TE PASKALIT VLEJNE VETEM PER TI DHENE NJE KARRIGE NJE INDIVIDI DHE TI BEJNE DEM TE MADH SHOQERISE.

  22. mesuesi says:

    Profesoret, qe kane dale ne pension duan te rrine ne punera deri sa te kene jeten e te perfitojne pambarim.Keshtu ndodh edhe me pedagoget e profesoret neper universitete qe edhe pse kane dale ne pension perfitojne rroga te larta e shperblime nga qeveria.Pse nuk e nderpresin punen ne universitete e ti hapin rruge te rinjeve ?sepse jane te pangopur e gjithmone llafazane, tinzar kunder qeverisee, shtetit e arsimit te larte…Rama e minisria e arsimit duhet ta kuptojne kete realitet abuziv te ketyre pedagogeve te matufepsur qe i ze gjumi ne leksione e tyre mediokre por qe jane egoiste te semure, te pangopur me rroga e shperblime duke i mbajtur kot si pedagoge te jashtem per te abuzuar me parate publike. e ndaj studenteve me diploma te pamerituara.Kjo vjen edhe prej faktit se rektoret e dekanet jane familjarizuar e kane shoqeri te semure plus qe nji pjese jane te kapur me njeri tjetrin me abuzime e korrupsion,neopotizem e njikohesisht i mbyllin syrin njeri tjetrit ne dem te punes se arsimit e te shtetit tone, qe po evuan prej kohesh kete fenomen..

  23. Une says:

    Ik ere hipokrit i ndyre. Po ankohesh me qe s’te doli gje nga Rama. Parti si kjo e jotja qe e dredhin per nje cope tepsie e kane shkatterru kete vend. Shko bashke me Lesh e line edhe ti qe te zgjeroni kooperative e hajduteve..

  24. Skeni pare gje Akoma says:

    Akoma se keni kuptuar qe arsyeja qendron pikerisht tek fakti qe i gjithe Populli votoi Ramen eshte te zhduken kanceret e LSi dhe organizata kriminale e sali-serbit perfshire Edhe parazitet e partive te lloj-lloj

  25. xhemal says:

    edi rama do mbeshtetur me gjithe forcen se arriti te bashkoje njerezit per te luftuar e fituar kunder klaneve ,grupeve ,bajraktareve ,zuzareve ,servilave ,hajduteve e uzurpuseve te pushteteve pa pune e zotesi .eshte nje fitore e madhe e njerezeve te lire qe mendojne e punoje bashke per arritjen e qellimeve te medha permiresimin e jetes njerezeve te thjeshte te cilet jane forca kryesore e nje shoqerie pikerisht ketu eshte e forca e ps dhe rames .paskali eshte mire te pushoje e mos shikoje enderra me sy hapur e te jete i pergjegjeshem per ato mbeturina qe nxjerr nga goja nuk jane njerezit e thjeshte qe shiten e blihen se kane dinjitet por jane nje pakice ku futet e paskali qe kerkojne pushtet me cdo cmim edhe duke e bere te bardhen te zeze .besoj se si eshte situata ne shqiperi 10 here te behen zgjedhje te 10tat i fiton rama e ps se kane ide te qarta e te kuptushme per njerezit drejtesi,shtet mireqenie e bashkim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje