Drama e PD-së ka emrin e Berishës

16 Korrik 2017, 15:25Editorial TEMA

Nga Andi Bushati

Partia Demokratike po përjeton ditët e saj më të zymta duke kërkuar të unifikohet rreth figurës së Sali Berishës, që për më shumë se pesë vitesh po e tërheq atë drejt greminës. Nga ish-hirerkë të lartë të kësaj partie që njihen për qëndrimet e tyre kundër Bashës e deri tek zëra intelektualësh të afishuar pranë opozitës kanë bërë apele për një rikthim të doktorit, si një kompensim ndaj tinëzisë, skuthllëkut dhe meskinitetit të pasardhësit.

Sado absurde të duket kjo kërkesë për rikthim, ajo mund të justifikohej me zhgënjimin, pafuqinë dhe pazarllëkun që ka ngjallur udhëheqja e Lulzim Bashës. Ajo mund të konsiderohej si një shpërthim nga mllefi dhe mungesa e shpresës.

Por, fatkeqësisht nuk është kështu.

Sot e gjithë drama e partisë më të madhe të opozitës po zhvillohet rreth një figure që e mban atë me fytyrë nga e shkuara.

I pari, vetë Basha i ka hedhur gjithë hapat e prishjes së garës së 22 korrikut, e shndërrimit të sfidës në farsë, pasi doli “i ngrirë” nga zyra e doktorit. Vetëm pas kësaj ai adaptoi të njëjtën skemë si ajo që Berisha i la gati katër vite më parë në betejën kundër Olldashit. Vetëm pas kësaj, ai huazoi të njëjtën metodë duke spastruar gjithkënd për t’i hapur rrugën vetes. Pra, nuk ka diskutim se Basha po përdor linjën që ka mësuar nga Berisha dhe me bekimin e tij të plotë.

Por çudia vjen e bëhet më e madhe kur shikon se si kundërshtarët më të egër të Bashës, bëjnë kujdes që të sillen sikur nuk e shohin këtë anomali. Ata hiqen sikur besojnë se Berisha nuk i ka nxjerrë nga zemra, se ai nuk ka dhënë viston për ti f’lakur, se ai nuk është po aq i vendosur për të kontrolluar përmes pasardhësit edhe atë pak PD që mund t’i mbetet në të ardhmen. I gjithë ky grup të përjashtuarish po humbet përditë besimin duke u futur në situatën absurde të thënies së gjysëm të vërtetave, ndërkohë që kredoja e tyre është transparenca.

Edhe kandidati tjetër në garë, Eduart Selami që ka diskurin e një sfiduesi ekselent, por që bën veprime prej politikani naiv, nuk nguron të thotë se Berisha është një vlerë e PD-së, që i ka thënë sy më sy se do të jetë neutral në këtë garë.

E po t’i shtosh këtyre qëndrimeve të aktorëve të përfshirë në betejë edhe zërat publikë që e shohin doktorin si shpëtim, gjëndja bëhet gjithnjë e më e pashpresë.

Ajo nuk është e tillë për faktin e thjeshtë se Berisha do ende Lulin dhe në emër të tij ka vendosur të vrasë garën.

Ajo nuk është shqetësuese vetëm për faktin se “babai” nuk ka turp të heshtë për mëkatet e të “birit”.

Përmasa e dramës është më e madhe.

Fakti që të gjithë në PD, qoftë armiq të betuar me njëri- tjetrin, qoftë kundërshtarë dinjitozë, apo qoftë mendje më të lira pa tesër parite, asnjëri nuk imagjinon një zgjidhje pa Berishën, flet për tokën djerrë që ka lënë ai nga pas.

Fakti se as nga brenda mureve të selisë dhe as nga ata që e duan PD-në nga jashtë, nuk arrihet të projektohet një rrugë e re, një model i ri, një kthim krahësh si ai që i bëri Anxhela Merkel Helmut Kohlit, është thelbi i krizës që po kalon kjo parti.

Problem i saj real nuk është kjo garë qesharake. Madje as ajo e katër viteve më parë kundër Oldashit. Sado manipulative, antidemokratike dhe të shpifura të jenë ato, po aq mund të shihen edhe si simptoma të një demokracie jo perfekte. Si zgjatime të përçudnuara të anomalive që ndodhin edhe në vende shumë më të zhvilluara të perëndimit.

Por, fakti se në PD nuk lind dot një rrymë mendimi anti berishiste dhe as nuk lulëzojnë dot personat që ta sendërzojnë atë, është mjerimi i vërtetë i kësaj force politike.

Problemi i saj real nuk është marrja peng e kutive që po bën Basha, por marrja peng e mendjeve që ka bërë prej kohësh Berisha.
Pa u çliruar nga kjo, çdo garë do të vijë e do të bëhet më e pabarabartë se ajo e katër viteve më parë dhe akoma më groteske se kjo e këtij korriku.

Dhe shqiptarët do të bëhen gjithnjë e më të shumtë që do të braktisin këtë parti që ende nuk po di ta lexojë, ndëshkimin plebishitar që ata i dhanë Sali Berishës në 2013. (lapsi.al)

18 komente në “Drama e PD-së ka emrin e Berishës”

  1. Tes says:

    Te lumte Bushat per kete analize te perkryer sikur te mi kishe lexuar mendimet qe kisha ne tru .

  2. Meta ik says:

    Gjoja analist i paanshem ky i fundit, rrugen e Lubonjes po ndjek ky plehre.

  3. XHA SULUA says:

    BERISHA, FATKEQËSIA E VENDIT.!
    PD, -LODRA ,NË DORËN E BERISHËS.!
    I BËN , KAPE -KAPE -LUPI? LULIT DHE SELAMIT,
    DHE SE LËSHON NGA DORA.!
    QARRI I PS-së, TË RRI DHE 8 VJET NË PUSHTET.!?

  4. Bambi says:

    Si nuk the nje hete te vetme dicka te re. Po gjera qe i dine te gjithe thua…

  5. andromeda says:

    Më në fund e tha dhe ky viç- lëpiri i ish bllokut. Bushat, t’u ka dashë një kalvar i gjatë varavingosh e piruetash analitike për të mbërritur në këtë përfundim që njerëzit përparimtarë u rrekën duke e thënë e stërthënë. Nëse dëshiron të bësh diçka me vlerë në vazhdim shprehu për të rrëzuar mithin e “Saliut të madhërishëm” që është rrënjosur fort në kokat e ‘demokratikasve’ dhe të thuash me plot gojën – Sali Berisha është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë këtij populli në kurriz. Nuk gjen në asnjë vend të botës së qytetëruar një diktator që të ngulmojë fort duke bërë thirrje publikisht për rimarrjen e pushtetit me armë dhe me luftë edhe pse dy herë rradhazi populli i tij e ka dërrmuar me votë plebishitare, këtë përbindësh në dejet e të cilit zien gjak primitiv e fisnor.

  6. tarasi says:

    Te gjitha keto qe konstaron Andi , dukeshin para zgjedhjeve , dhe dukeshin qarte , pyetja eshte se pse nuk komentonte ne kete menyre zoti analist???? Kush e pengonte ?? Pse pikerisht tani komenton dhe i thote gjerat me saktesi matematike ??? e kuptoi analisti qe ashtu sic shkruante , nuk vazhdohej me , qe nje ” vrasje veten” keshtu qe e pa Andi qe anija qe quhej pd , po mbytet dhe komentet e tij nuk e shpetonin dot , tha tani eshte momenti me i volitshem per tu larguar ,dhe te mos beje me komente dhe analiza ne favor te Lulit, ndryshe ne rethana normale nuk shpjegohet ky kthim 180 grade . nejse Andi , me mire vone , se kurre .Ta kesh parasysh analist qe dhe komentet kunder Rames , vene ne favor te Lulit , e kritikoje Ramen me teper se sa qe limiti , dhe keshtu beje pune te dyfishte dhe Rames ja : “fusje ” dhe me Lulin e kishe mire . Tani e bere kthesen qe duhej , vetem Andi mbaje keshtu drejtimin , te mos jesh i njeanshem , drejte ,i sakte ne analiza dhe biseda , dhe nje porosi te leje une si nje lexues i thjeshte , po ske gje per te thene , nuk eshte nevoja te hapesh gojen dhe te thuash brockulla , thjesht mos fol ………..

  7. perkthyesi says:

    Ndoshta eshte hera e pare qe ky analist thote te verteten! Shpresojme te vazhdoje keshtu dhe ne te ardhmen! Berisha eshte njeriu ne PD, i cili e shkaterroi kete parti nga themelet me arrogancen dhe mendjelehtesine e tij! Cudi, se si ende vazhdon te mbijetoje ne politike! Mbase, ketu qendron dhe nje nga gabimet me te medha te strukturave te ketij formacioni politik. E ardhmja e PD, eshte teresisht e pasigurte! Aktualisht, jemi pa opozite! Dhe kjo duhet konsideruar fatkeqesi e madhe!

  8. timo says:

    Si në 2013 edhe në 2017 PD ka humbur vetëm për shkak të Berrishës. Sa më shpejt ta pranojnë PD-istat këtë realitet që bën “MUUUU” aq më mirë për ta. Të tërë e dinë por asnjërit nuk ja mban ta pranojnë këtë të vërtetë. Aq më keq për ta.

  9. Nacu says:

    Pas 26 vjetesh u ftillua edhe Andi. Analist kooperative.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha me “heshtjen” e tij ja ka arritur qellimit.
    Hapsira qe ka lene pas Berisha,nuk lejon zhvillimin e mendimit alternative.Kjo parti eshte e destinuar te kthehet ne mbreteri,ose ne PPSH !

  11. spartaku says:

    Shyqyr o Andi,qe kete here ke thene nje te vertete,se ti gjithmon nga bytha flet.

  12. Albani says:

    Mbas 25 vjeteve, shkrime dhe analiza, me ne fund Z. Bushati arriti te thote ate qe duhej ta kishte thene, te pakten 23 vjet me pare. Por nuk e ka bere dot. Jo se nuk e ka ditur, por nuk ka dashur ta bente. Por cfare te bente? Ja, kete qe ka thene ne kete artikull. Te vetmen gje qe ka bere ky analist, eshte se ka marre mendimet e komentuesve (gjera qe ka 20 e ca vjet qe thuhen), dhe ka ndertuar kete shkrim. Prape, shume mire.
    Del se komentuesit jane shume vite perpara analistit ne fjale dhe analisteve te tjere te llojit Lubonja, Artan Hoxha (alias presidenti), Qim Peka, Frrok Qupi, Prec Zogaj, Shkullaku, qe u eshte thare pershtyma duke share Edi Ramen dhe duke mbrojtur Saliun e tyre.
    Cfare kuptoj une nga ky shkrim: Salih Berishes i ka ardhur fundi me te vertete, se po te ishte ndryshe, Andi nuk do ta shkruante kurre kete artuikull. Vini re, kur te fillojne edhe te tjeret te shkruajne “kujtimet” e tyre nga jeta me Saliun: Une dhe Sali Berisha per luften ne Kosove, Une dhe Sali Berisha per ngjarjen e Gerdecit, Une dhe Sali Berisha per shitjen e Detit Jon etj., etj. Kur rezohet pema, njerezit shkojne me sopata per te prere deget, dhe Saliu ka rene pertoke, bashke me pjellen e tij PD, dhe Lulzim Basha, njeri “Burre shteti”, dhe tjetri “Yll ne ngritje”. Hajde ironi, hajde!
    Z. Bushati, nese je i bindur qe puna e Saliut eshte keshtu sic shkruhet ne kete artikull, kjotregon se me ne fund e ke kuptuar te verteten e ketyre 27 vjeteve tranzicion: Ai eshte Sali Rame Berisha, njeriu i Ramiz Alise dhe i UDB-se, dhe kete ti e di shume mire. Pyet babain se cfare do te te thote per kete ceshtje.

  13. U vonove por kuptove qe PD ka shku vetem per vjedhjet e vrasjet e Berishes….nje krim e turp i shqiptareve…edhe ti je pleh qe i than lulet …ne hale vafshi!

  14. kleptofagos says:

    Ato qe thote Bushati per Berishen, nuk eshte se i dine te gjithe, por dhe ata qe i dine (shumica) nuk kane pasur guximin ti thone. Jo vetem ata te PD-se qe nuk e permendin fare Berishen dhe i jane turrur vetem Bashes, por edhe analistet tjerrin historira per Bashen, pa i rene ne koke Berishes qe eshte shkaktari kryesor i katastrofes. Edhe Mero vete, njehere e thote te verteten me nenkuptime, shume here te tjera i jep rendesi Bashes dhe protagonizmit te tij.

  15. Mersin says:

    Tani e kuptove, ta duan interesat e tua meskine apo te thane te flasesh mentoret e tu.

  16. Une says:

    Qeni ka ndruar te Zotin! Nuk e dime kush eshte dora qe puth Andi,por eshte e qaret qe Andi ka nje Boss te ri! Do ta zbulojme se shpejti! Andi nuk e kupton se cfare mendojne njerezit per jeniceret apo per kamikazet apo per bodiguardet apo per qente qe jane ne rolin e mbrojtjes se jetes se padronit te tyre! Puthet dora qe paguan!

  17. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Bravo Bushat.
    Kta injorantet komentues te lavderojne sot se u erdhe pas avazit.
    E pashe meron nje nate ne TV ku stononte marrezisht ne kete teme.
    Insistonte se berisha ishte asnjanes.
    Ishte nje tmerr ta degjoje.
    Nga tere te ftuarit ishte me I dobti

  18. lul hollandezi says:

    Andi ka plotesisht te drejte,pavaresisht se e tha tani dhe jo me pare ate qe e dine dhe te porsalindurit,por qe e dine dhe nuk duan ta pranojne shume nga te djathtet apo te ashtuquajturit te djathte ne shqiperi.Konkluzioni eshte nje: PADRINUA,i cili e ka blere PD-ne qysh ne krijimin e saj ( e thone gjithe ish themeluesit e saj, e thote Izeti i tij…)duke kercenuar e detyruar te tjeret ta votojne per kryetar etj etj.Eshte kjo aresyeja kryesore qe e terheq kete te ashtuquajtur parti mbrapsht ne ide,sjellje,praktika e qendrime politke,shoqerore,ideologjike.Cdo gje ne kete parti rrotullohet rreth trustit te geshtenjave dhe kryetarit te ketij trusti nga vicidoli.Pra,zgjidhja dhe ringritja e kesaj partie duhet kerkuar tek ky tip i cili eshte eksiq nga trute dhe i prishur ne gen.Per mendimin tim PD-ja mund te ndryshoje kurs e do rengrihet vetem nese: 1.Drejtimin e partise do ta marrin ne dore njerez te afte e te guximshem qe do te vendosin ti thone gjerat me emrin e tyre,dmth,te deklarojne publikisht se e shpallin kete tip si te keqen,si”balenen blu” te PD-se e te shqiperise,por kjo gje do bythe sepse do te kete perballe jo vetem trustin e geshtenjave dhe te tjere qe shpresojne te lepijne bythen e tyre,por dhe katundin mediatik te PD-se(Fahriun,Cimin,Shullazin,Precin,Frrokun skypionin-kandidat per president e kompani) .Neqoftese sic thote me te drejte dhe Andi,shpiken armiq te ndryshem te brendshem e te jashtem dhe emri i shkaktarit te vertete pertypet neper goje,per kete parti s’ka shprese. 2.Publikisht duhet te kerkohet nga organet e reja te vetingut,qe kush eshte i perfshire ne krime,korrupsion e afera te ndryshme ,pavarrsisht nga posti ne parti apo imuniteti parlamentar,te hetohet dhe te cohet para organeve te reja gjyqesorer,duke filluar nga tipi kanceroz sali berisha,i cili ka konsumuar gjithe kodin penal dhe nuk eshte thirrur asnjehere per te dhene spjegime.Dhe nje here qe e arrestoi Ilir floriri,sikur beri shaka dhe qe nga ai moment e mbrapa,u bene miq-aleate dhe i kane bere e i bejne ndere reciprokisht sipas rastit njeri tjetrit… dhe tani likja pergatitet te marre persiper trashegimine e tij e t’i zere vendin. 3.PD-ja duhet te beje zgjedhje te hapura, me lista te hapura dhe kryetari i saj te zgjidhet nga gjithe anetaresia e saj ne kuvend e jo nepermjet zgjedhjeve te mbyllura,me kryetaret e EMERUAR nga dyshja BB e nga organet e zgjedhura ne menyre te dyshimte 4.Te ndryshohet statuti,duke kerkuar te sanksionohet demokracia e brendeshme ne parti,sic pretendon me te drejte Eduart Selami.PA SANKSIONUAR ME STATUT RREGULLA E NENE DEMOKRATIKE,SI DHE NE PARTITE E TJERA SIMOTRA EUROPIANE nuk eshtre e mundur te rikthehet besimi jo vetem i demokrateve ndaj partisde se tyre por as dhe i populligt ndaj saj 5.Te distancohet hapur nga kryesia e re e partise gjithe praktika e deritanishme e kesaj partie,sic jane futja e praktikes se shitblertjes se votes qe nga viti 1992,lufta e klasave ne popull dhe kunder gjysmes e me shume te popullsise e cila nuk i perket kesaj partie,kercenimi e deri vrasja okulte e kundershtareve politike,nepotizmi ne emerime e ne zgjedhjen e organeve te partise e te organeve shteterore, tjetersimi i prones nga anetare,simpatizante e miq te kesaj partie me njemije menyra te ndryshme e te jashteligjeshme etj etj dhe me pak fjale politika e njeshit ,duke shumezuar me zero gjithe te tjeret dhe asfiksuar e formalizuar veprimtarine e organeve drejtuese.,duke futur ne parti frymen e kolegjialitetit dhe te transparences per gjithcka.Vetem keshtu populli do te filloje gtradualisht te ri-besoje se ai klub i mbyllur i trustit te geshtenjave do te mund te futet perseri ne rrugen e demokracise.Populli do nga udheheqja e organeve te kesaj partie nje FALJE PUBLIKE per gjithe kete pervoje regresive te saj dhe per bllokimin kaq kohe te reformes ne drejtesi e te vetingut te gjyqtareve e prokuroreve dhe te politikaneeve ne vecanti.Ne te kundert,le te vazhdojne te terhiqen zvarre si bishti i qenit e te genjejne veten se nje dite populli do pesoje humbje kujtese e do kthehet nga ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje