Qytetari i ankohet kryeministrit për drejtorin e ALUIZNI-t në Shkodër, Rama: Zgjidhja hallin qytetarit deri nesër në orën 4

24 Korrik 2017, 11:03Politika TEMA
Qytetari i ankohet kryeministrit për drejtorin e ALUIZNI-t në

Gjatë dëgjesës publike që Kryeministi Rama zhvilloi në Shkodër, një qytetar i është ankuar atij duke i thënë se ALUIZNI i ka dhënë lejen, por i ka tjetërsuar objektin.

Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori i ALUIZNI-t, i cili  ligjërisht ishte brenda hapësirave të tij ligjore.

Megjithatë Rama i kërkoi që ta zgjidhë çështjen deri nesër në orën 4.

Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anullojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do tia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.

 

4 komente në “Qytetari i ankohet kryeministrit për drejtorin e ALUIZNI-t në Shkodër, Rama: Zgjidhja hallin qytetarit deri nesër në orën 4”

  1. Lugati says:

    hajde estrade hajde..tamom tallava..tashi qe e vendosi KM..ky shoku i ha rradhen te tjereve..o km ti shif mos bojne vonesa per te more leke mershok..jo te venosesh ti kush ka radhen e kush…boll me burr se o turp..po e boni bajat fare

    1. arbereshi says:

      O LUGAT qe me flet ene TIRONCE, Mos fol budallalliqe tironce po veje trunin te mendoje TIRONCE jo malokshe

  2. Zoti Edi mire e ke nisur me rrethet,po ne te njsise 8 Tirane kud do te na vije rradha,Pershendetje

  3. Guardium says:

    Ai drejtori I Aluiznit ne Shkoder eshte nje plehre, nje zhele dhe mashtrues. Turp me e vene drejtor, shume turp me e mbajt dhe akoma me turp me e legjitimu dhe me Ju drejtu atij.
    Ai dhe shume prej atyre qe sherbejne atje. Nuk zgjidhin pune, dhe pse toka eshte e jotja, dhe pse dokumentat Jane pranuar, Jane te plote dhe jane shqyrtuar.
    Te bejne pis me heshtjen, mosveprimin dhe zvarritjen e qellimshme. Te detyrojne me u korruptu, me pagu, me dhene rryshfet. Kjo behet me qetesi dhe pushtllek ne Aluiznin e Shkodres, ku nje tufe zhelesh e maskarenjsh, shakash dhe shakaxhinjsh torturojne qytetaret dhe duken me shume si dyqan private sesa institucion shteteror.
    Hiqe ate zhele drejtor o Edvin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje