FOTOT/ Londër, kalimtarët sulmohen me acid në fytyrë

26 Korrik 2017, 10:05Bota TEMA
FOTOT/ Londër, kalimtarët sulmohen me acid në fytyrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër pasi disa persona kanë sulmuar kalimtarët me acid në fytyrë.

Daily Mail raporton se dy adoleshentë janë tmerruar dhe kanë thirrur për ndihmë, pasi janë sulmuar me acid.

Dje pak para orës 7 të mbrëmjes, policia mori një njoftim se në rrugën Romake, Bethnal Green, dy burra u vërsulën drejt një dyqani duke kërkuar ndihmë pasi u sulmuan me acid.

Njeri prej viktimave të  sulmit me acid tha se lëkura e tij ishte e shkatërruar.

Një oficer policia që shkoi në vendin e ngjarjes tha se ngjyra e fytyrës së të dy personave që kishin rënë viktimë e sulmit ishte zbardhuar nga acidi që u hodh në ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje