VIDEO/ Lufta anti-kanabis. Policia arreston dy persona, asgjesohen 1750 bimë hashash

29 Korrik 2017, 10:35Kronika TEMA
VIDEO/ Lufta anti-kanabis. Policia arreston dy persona, asgjesohen 1750

Policia e Tepelënës ka asgjesuar 1750 bimë Cannabis Sativa në fshatin Nivicë si dhe ka vënë në pranga dy shtetas.

Të arrestuarit janë shtetasi D. Z, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë se dhe shtetasi A. Z, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Policia sqaron se në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë, kishte të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Materialet në ngarkim shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje