A mundet Edi Rama ta europianizojë Shqipërine ?

6 Gusht 2017, 08:41Politika TEMA

Edi Rama është tashmë timonieri i vetëm. Shqiptarët me votë apo me abstenim po të doni ia dhanë timonin. Ata që e votuan e donin kryeministër.

Ata që nuk dolën të votonin kundra, sipas meje sepse nuk shhihnin shpresë në alternativat e tjera, gjithashtu ndihmuan që ai të ishte timonieri i vetëm.

Dhe sot kemi një kapiten me timonin e një anijeje të dobët, me teklologji të vjetëruar, me ekuipazh të pakualifikuar dhe me shumë stuhira për të përballuar.

A do t’ia dalë Edi Rama të krijojë një shtet e shoqëri perëndimore në Shqipëri në një apo dy mandate me timonin i vetëm? Përgjigjia më racionale është jo. Për këtë “jo” të trishtë ka shumë arësye.

E para është që do të duhet një njeri me kurajo supermeni që i vetëm t’i kundërvihet një sistemi të instaluar prej dy dekadash e gjysmë tashmë, i cili ka krijuar një rreth vicioz ‘’më jep të të jap’’ dhe tashmëështë konsoliduar (jo më kot themi që qeveritë ndërrohen, por i shërbejnë po të njëjtëve oligarkë) dhe për më tepër ka arrritur të helmojë ideologjikisht thuajse të gjithë shoqërinë.

Jemi të gjithë dëshmitarë se sot në Shqipëri është e vështirë e pothuaj e pamundur të gjesh njerëz që në planet e tyre për të përparuar në jetë, për të bërë para apo karrierë, llogaritë i bëjnë me idealizëm dhe nuk e shohin veten në shërbim të këtij sistemi i cili funksionon në çdo nivel me parimin më jep të të jap ku marrja dhe dhënia në shumicën e rasteve nuk janë legale.

Po e zëmë për një moment se Edi Rama e ka vullnetin e çeliktë që duhet për ta kryer këtë mision. A do ta lënë ta kryejë? Paraja e monopoleve dhe e gjithë ushtria që paguhet e përfiton prej saj a do të dorëzohen pa luftë? Natyrisht që jo. Ky pushtet paraje e pushteti i ka shtrirë prej kohësh tentakulat edhe në Partinë Socialiste.

Pra përveç rrezikut të rrëzimit nga opozita PD-LSI (që shpejt do bashkojnë forcat se nuk kanë zgjidhje tjetër) Edi Rama do sulmohet fort edhe nga brenda shtëpisë së tij politike. Kush është i zoti sot të thotë se sa njerëz nga stafi i tij i ngushtë janë të gatshëm ta ndjekin me çdo çmim në një luftë kundra gjithçkaje ilegale e korruptive në këtë vend?

Pra edhe nëse Edi Rama sot duket më i fortë se kurrë, t’i hyjë një lufte të tillë do të thotë të luajë me gjithçka e kundra gjithçkaje me një fund të pasigurt.

Një njeri nuk mund ta bëjë këtë dhe të dalë fitimtar. Dikush mund të thotë se historia ka provuar të kundërtën dhe të sjellë me dhjetra shembuj. Por ata që kanë arritur të ndryshojnë shtetet e shoqëritë kanë një të përbashkët, kanë pasur frymën me vete dhe ne sot na duhet të pranojmë se aktualisht në Shqipëri një frymë e tillë nuk ekziston. Shoqëria është e çoroditur dhe fare e pafuqishme në reagime pro apo kundër një lideri apo një politike të caktuar. Edhe këtu paraja e sistemit funksionon për të blerë, kërcënuar apo edhe diskredituar iniciativat e iniciatorët dhe për t’iu bllokuar çdo akses mediatik.

Edi Rama po bën ca gjyqe publike. Dikush mund të mendojë se kjo është një përpjekje për të fituar mbështetjen popullore për reformat e ardhshme. Tepër shpejt për ta arritur në këtë konkluzion. Jemi ende në njëshow, të cilit do duhet t’ia presim rezultatet.

Por pyetja duhet shtruar edhe ndryshe; a është Edi Rama fare i pafuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë? Këtu përgjigjia është jo. Jo sepse edhe nëse për tëçbërë një sistem korruptiv në dukje të fortë e të pamposhtur një kryeministër nuk mundet, ai mund të shtrojë rrugën, të vërë shinat dhe rezultatet do të vijnë.

Çfarë duhet? Reforma në drejtësi dhe një reformë në arësim. Reforma në drejtësi për t’u dhënë shqiptarëve një të drejtë të munguar prej nuk dihet kur dhe një reformë në arsim si nëna e reformave. Në një shtet të mirëarsimuar nuk lindin diktatura dhe një popull i arsimuar e krijon shpejt mirëqënien e tij. Rrugë tjetër nuk ka.

Nëse Edi Rama do të zgjedhë pushtetin përpara shtetit, ai mund të rrijë në pushtet shumë gjatë (me këtë opozitë të çoroditur e më të korruptuar se pushteti nuk do e ketë fort të vështirë) por do hyjë në listën e të mallkuarve nga historia. Nëse do të zgjedhë të bëjë shtetin, ndoshta do të rrëzohet nga pushteti, por do të rrëzohet me nder. Timonin ia dhamë, tani të shohim a do të dijë ta manovrojë.

Nga Albi Dardan Xhunga

27 komente në “A mundet Edi Rama ta europianizojë Shqipërine ?”

  1. thana says:

    Nëse z. Edi Rama duke qenë timonier i vetëm, do të arrijë të shtrojë shinat drejt reformës në drejtësi dhe në arësim, ai to të hyjë në histoinë e Shqipërisë si burrë shteti i suksesshëm. Nëse do të dështojë, do të urrehet si Sali Berisha…

    1. €piriiiiii says:

      Zt Gazetar…. Rama nuk është i Vetëm ne ne Luftë per Eropanizimin e Shqipërisë. E Vertet ai ka kundër gjith kastën e vjeter Politikanë, Gjyqtar,Prokuror, disa fallco Prof&Dot por mos harro, Rama ka me vete pjesën dërrmuse te Shqiptarve te Shqiprisë, Dardanisë, Maqedonisë M të Zi etjetj. Ai ka me vete Jo vetëm Shqiptatet por edhe Burrokratët e Bruxellit të cilve Shqiptaret ju kan prishur terezinë në vendet e tyre përkatse. Gjithashtu pjesmarrja e Shumë Shqipove ne ISIS lëvizi guret edhe në USA. Demokratizimi i Shqiptarve sot eshte PËRPARSI e gjith këtyre forcave përshkak se Ekspansioni Shqiptar Rritja e popullsisë Shqiptare kundrejt Uljes së Nr të Popullsisë BallkanoEuropiane e bënë te Domosdoshme Demokratizimin e Shtetit Shqiptar ne të gjith Aspektet. Je Europian sillu si Europian. Tung

  2. PRO says:

    ..deshire do kisha,por..vone jane pashket!!

  3. Une says:

    I lutem Z.Baze te botoje kmentin! Albi Dardan Dunga? Nuk me thote gje ky emer! Ndoshta ngaqe e kam braktisur Shqiperine qe shume kohe me pare! Ky artikull shkrues ka nje aftesi prej “kasandre”! Jo thote -Rama nuk e ben dot Shqiperine,sic e beri Sala! Sigurisht qe jo si Sala! Por Rama do ta beje Shqiperine ,jo ate qe duam ne njerezit e ndershem por do te beje shume reforma! Mero Baze duke botuar keto pacavure nuk e kuptoj se cfare do te thote?! Por edhe kjo eshte puna e tij! Te pakten Berisha dhe Meta te gjejne ate qe meritojne nga drejtesia!

  4. 1111 says:

    Shkrim qe te jep vec pesimizem ne kete kohe pushimesh, por shume realist. Gjynah per kete vend e per brezat e rinj. I vetem trim ne lufte nuk behet ky vend. Do doje vite e vite derisa vertet shoqeria te preke fundin, (akoma nuk jemi te fundi tunelit), qe te ndergjegjesohet per frymen e duhur idealiste dhe qendrimet e moralshme me sens drejtesie.

  5. Peço says:

    “Dëgjesat” në vetvehte janë frikë nga pushteti që të kanë dhënë. Këtë e tregojnë veprimet e çoroditura si shkarkimet në bllok, të drejtuesve të mesëm, të cilët në aktivitetin e tyre tregojnë qartë se janë thjesht imitues të nivelit superior të pushtetit. Edi Rama është një showman, i cili ndjenë një kënaqësi të parrëfyer kur i kushtojnë vëmëndje dhe flasin për të. Bënë gjithçka për të tërhequr vëmëndje, nga atletet në aktivitete zyrtare deri dhe në mosdalje në fotot familjare të pjesmarrësve. Kjo e fundit për ti thënë kundërshtarit të brëndshëm Basha, që ti shkon deri në Amerikë për një foto, mua më vijnë deri këtu dhe as që dua t’ja di për ta. Nuk është mirë Edi, ka probleme me sjelljen dhe administrimin e pushtetit. Eshtë e rrezikshme kur mendon se show-u është punë. Kjo tregon se je më i interesuat për pushtetin se shtetin. Sidoqoftë, dhëntë zoti të jemi të gabuar në komentet që bëjmë….

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Rama do te strike suksese kur tju turret hajduteve e te medhenj
    Po’ pati kellqe ta beje kete
    Atehere do ti habise vendas e nderkombetare.

  7. AKUSH NUK BEN DOT SHTET-KY VEND KA KAPITULLUAR says:

    Ne 2011 mu be mbivendosje prone.Ne 2017 mafia me ndihmen e te ashtuquajturit shtet me shemben shtepine pa pyetur fare per dokumentat!Ku eshte ndryshimi SALI-RAME?dua te theksoj se Saliu te kthente te pakten pergjigje po ti shkruaje kurse RAMA as pergjigje nuk te kthen le pastaj te zgjidhe problem.

  8. Edi Rama PAC FAT says:

    Trim i mire me shoke shume ! Eshte vertete e habitshme por edhe inkurajuese se cfare ideje ka ne koke Edi Rama
    Ushtria e tije qe mendohet se do Dale nga reformat sidomos ajo e drejtesise do perballet me taborret e ilir metes qe. Sot eshte ulur ne krye te vendit dhe i ben karshillek Zbor me mire me thene kujtdo qe del perballe , shkurt per 5 vjet eshte mbret mbi mbret
    Pra nese gjarpri nuk kapet nga koka lufta eshte e humbur matematikisht Duke ditur se paraja eshte pushtet shih Donald trapin sot ! Cila mund te jete strategjia e Edit qe urojme ti beje balle miliona aferave korruptive qe mbart anembane vendi sic thuhet dhe ne shkrimin e gazetarit Me jep Te jap

  9. @ says:

    Emer i panjohur, qe ose eshte vete konfuz, ose ben lojra fjalesh ..
    Vetem nje PROTEKTORAT i kontrolluar nga Europa, mund te europianizoje Shqiperine ..

  10. darzan says:

    Shume veshtire e ka keshtu si e paraqet ti! Por, realiteti eshte ndryshe. Ai ne kete lufte ka mbeshtetjen e nderkombetareve dhe po fiton dhe popullin, keshtu qe nuk eshte vetem. Aparteid-i u shemb nga njenpopull e jo me krimi e korrupsioni shqiptar? Eshte ne rruge te mbare por shpresojme qe figura te perputhet me realitetin e perceptuar nga populli

  11. Qytetari durrsak says:

    Po kush mund ta beje kete mision kaq te veshtire per Shqiperine, pervec Edi Rames ? Pa diskutim, ai eshte kryeministri me i qyteteruar qe kemi patur ne keto 27 vite. Ai eshte nismetari per reforma shume te rendesishme ne vendin tone per arritjen e objektivit per ndertimin e shtetit ligjor dhe te se drejtes.

    A jemi aty ku duhet ? Degjesat me popullin do t’ua zbathin “breket” te korruptuarve dhe abuzuesve te pushtetit, pa dallim ngjyre politike. A do te arrihet ? Shpresojme ta kalojme kete shteg te rrezikshem, jo vetem per Edi Ramen, por per cdo qytetar te ndershem ne Shqiperi dhe realisht patriot.

    Sot, ne Shqiperi po punohet. Kush ankohet per kete politike ekonomike dhe sociale, le te shprehet. Ka rastin magjic te shprehet perpara Kryeministrit Edi Rama dhe pushtetareve te tjere te rendesishem. Por, nese ka fakte te korrupsionit dhe te abuzimit me pushtetin, te shkoje neser tek zyrat e SPAK-ut dhe te denoncoje abuzimet qe konstaton dhe fakton. Nuk duam me “perrallat me mbret” qe degjojme ne parlament dhe qytetari dixhital nga “atdhetari i djegur ne shpirt per Shqiperine” si Sali Berisha dhe te korruptuarit qe e rrethojne, me ne krye Lulzim Bashen. Kesaj shpure shpifese pa logjike dhe pa moral, me sa duket tashme, po i bashkangjitet edhe prurja e re e politikes “stabilizuese dhe integruese” qe eshte LSI, kjo force poltike pa asnje bosht ideologjik dhe morali.

    Personalisht, i uroj sukses Kryeministrit Edi Rama dhe jam mbeshtetes i portalit qe ai po krijon (shqiperiaqeduam). Po te flase populli dhe te degjohet me seriozitet nga pushtetaret, besojme se nuk do te kene “shteg” ku te shfajesohen te korruptuarit dhe abuzuesit e pushtetit, si te djeshem, ashtu dhe te sotem. Pa bashkepunimin me popullin, pa denoncimet e tij per korrupsionet dhe abuzimet e pushtetareve, edhe Vettingu do te kete plot veshtiresi.

    Nuk ka qeveri te suksesshme pa mbeshtjetjen e popullit per politikat qe lancon. Gabimet qe behen dhe qe jane te mundeshme, nga kushdo, qofte edhe nga vete Kryeministri, t’i sygjerojme te korrigjohen. Gabimet qe perbejne veper penale, t’i denoncojme tek organet ligjzbatuese, jo kafeneve.

  12. samuel says:

    nuk i arrin dot objektivat afatgjata me dekada, nje kryeminister qe sado i perkushtuar ndaj evropes, ka nje afat 4 vjecar qeverisje.
    Po kur njerezit te lodhen nga reformat dhe te dalin ne rruge cfare do beje kryetimonieri?

    Reformat kane kosto te medha qe nuk jane perballuar dot nga shtete me te zhvilluara si greqia, polonia, imagjino shqiperia me kete varferi dhe papunesi te papare ne evrope.

  13. spartaku says:

    Edi Rama ka aftesi dhe mundesi t’a evropianizoi shqiperine.Ai i ka mundesit t’a beje lule shqiperine,por nuk e lene qent e pd-ke dhe te Lsi-s,te ecin perpara.Ata i kane mbushur topat e kalibrit te rende,dhe i kane gati per t’i zbrazur kundra Rames,qeverise se tij,per t’a shkaterruar.Populli do te indinjohet shume me opoziten e eger,se do nje shqiperi te mire te bukur,me mirqenje e me autoritet,ku bota t’a nderoi,respektoi dhe t’a ndihmoi ekonomikisht.Nje popull fukara si i yni,qe e ka lene Berisha me qeverine e tij per faqe te zeze,ka nevoje qe t’a len rehat Ramen te punoi e te realizoi ato plane apo masterplane ne te mren e popullit.Edi Rama eshte shpresa e popullit shqipetare.

  14. goni says:

    EDI RAMA;ESHTE NJE POLITIKAN I CILI;SHKON RRJEDHAVE EUROPJANE;DHE PRETENDON TA FUS SHQIPERINE NE EUROPE:KAM SHKRUAR DISA KOMENTE;POR NUK ISHA NDOSHTA NE DIJENI;PER TE SQARUAR;DHE PER TE DHENE;ALTERRNATIVEN SE DUHET TE BEHET;PER TE DALE NGA KRIZA:SEPSE KUR SHKROJTA PER RASTIN E SHTYPIT;KY ISHTE NJE MENDIM;DHE NUK MUND TE THUHET SE MUND TE MBIZOTEROJE;SEPSE MUND TE KETE ALTERRNATIVA TE TJERA!KANIBALIZMI;ESHTE NJE HISTORI E SHKUAR MUND TE THONE SHUME NJEREZ:POR ELIMINIMI I NJEREZVE;ME METODA LATENTE;ESHTE DHE SOT I PRANISHEM;VETEM ME NJE NDRYSHIM;SE MISHI I TE ELIMINUARVE NUK HAHET POR HIDHET NE MBETJET BIOLOGJIKE!POR BOTA NUK MUND TE SHKOJE GJITHMONE NE KETE RRUGE;FOLA NE NJE KOMENT;PER NJE AMNISTI PLANETARE;POR NUK U BOTUA;QELLIMI ISHTE PER NJE FILLIM TE RI;KU DO TE THOSHTE;NDERRIM SISTEMI!SHEMBUJT EGZISTOJNE DHE EGZISTOJNE ATY KU PAK KUSH E PRET:KINA PER TE ULUR FRIKEN;E PERHAPUR NGA RREZIKU I VERDHE;FUTI NE FUNKSJON PLANIFIKIMIN E FAMILJES KU DO TE LINDEJ VETEM NJE FEMIJE;POR PAPRITMAS U GJEND NE KRITIKAT PLANETARE;PIKERISHT NGA KANIBALET MODERRN;TE CILET NUK HANE MISHIN POR E HEDHIN NE PLEHRAT BIOLOGJIKE:PRA SHENJAT PER RENJEN E KTIJ SISTEMI TASHME DIHEN;DHE KINA VENDI KU NUK KISHTE KANIBALIZEM;DUKE PERJASHTUAR PERJUDHEN E MAOS;QE ISHTE NJE IMPONIM PER POPULLIN KINEZ;PRA NJE IDEOLOGJI JO KINEZE E FUTUR ME DHUNE NE KINE;DHA SHEMBULLIN SE SI MUND TE SHKOJE POPULLSIJA E PLANETIT;DUKE U BAZUAR NE SISTEMIN KINEZ:KUNDERSHTIMET MUND TE JENE TE FORTA;POR KUSH MUND TE JAP NJE TJETER SQARIM;JU LUTEM TA JAPE;SEPSE KANIBALIZMIT MODERRN DUHET TI VIJE FUNDI;SEPSE JETEN TA JEP ZOTI;E ZOTI TA MERR;POR DUKE MARRE SI SHEMBULL KINEN;QE DEKLASOJ KANIBALET MODERRN;DUKE BERE PLANIFIKIMIN E FAMILJES;DHE NJEKOHESISHT DUKE ULUR FRIKEN NE BOTE;FRIKE QE KISHTE ARDHE SI RREZULTAT I PROPAGANDES ANTI KINEZE!PRA MODELI KINEZ SOT DOMINON BOTEN;DHE DO TA DOMINOJE EDHE NE TE ARDHMEN SEPSE ESHTE MODEL NJEREZORE;KU PLANIFIKIMI;NE SISTEM BEHET PER TE GJITHE PA PERJASHTIM;DHE KANIBALET MODERRN;NUK MUND TI GEZOHEN KRIMIT MASIV NE TE ARDHMEN!POR E PERSERIS;EDHE NJE HERE;NJE AMNISTI E PERGJITHSHME PLANETARE;DUKE PARALAJMERUAR;PER KTHIM RRUGES NJEREZORE;ESHTE NJE SINJAL QE DO TE NDRYSHOJE PLANETIN;SI DHE POPULLSINE E TIJE;NJEREZIT;QE KUDO QE TE JENE;TE JETOJNE NE PAQE ME NJERI TJETRIN;DHE KU SHTETI THOTE FJALEN VENDIMTARE!

  15. Zgalem says:

    Kjo eshte pyetja me produktive , qe shtrohet sot e ne vijim , per te arthmen e Shqiperise europjane . Une solidarizohem me opinionistet “Qytetari Durrsak “ dhe “Spartak “. Europjanizimi i Shqiperise , eshte ne prag dhe ate munbnd ta beje vetem Edi Rama , qe eshte i ditur , guximtar , punetor , krijus – ne kuptim te drejtimit te shtetit , i drejte dhe atdhetar . Pengesat jane te medha dhe sofistikohen nga dita ne dite , por Rama , ka zgjedhur nje staf shume te perkushtuar dhe te afte . Eshte mjeshter i trajtimit te njerzve te punes . Nuk po i permend me emra , por publiku i njohu gjat mandatit te pare te qeverrisjes Rama /1 . Jane te afte dhe besnike , por dhe atdhetar sa Rama . Trimi i mire eshte me shume shoke . Pervec veshtiresive te medha , qe do krijoi opozita konfuze , Rama do te ndeshet me pa mundesine e zhvillimit intensiv bujqesor . Po ja dolli kesaj , rivendosjes se bujqesise fermere , Shqiperia do te jete kopshti me i bukur i Europes, nje amerike ne minjature . Te jete me shendet Edi me shoket e tij , me ne krye heroin e dites , Erion Veliaj . Zgalem

  16. Piku says:

    Rama eshtr po aq i korruptuar sa spiripali, ahmetaj, ekonomi, nikolla, beqja etj etj. Llogarite ti qe edhe tan lepri sot eshte multmiljoner me euro nga rama ndersa ky i fundit deklaronte se ishte borxh ne banke 2000€. Ku vend nuk behet ska shance. Aq me pak me edi ramen. ? ? ?.

  17. shushica says:

    Dy jane pikat kyce qe mund te ndihmojne Ramen te europianizoje Shqiperine…
    E para…Realizimi i shpejte i reformes ne drejtesi ,goditja frontale e korrupsionit ,droges ,ndryshimi thelbesor ne marredheniet e qytetareve me aparatin shteteror ,,pra krijimi i klimes se besimit per cdo qytetar shqiptar dhe te huaj ..
    E dyta…nderrmarrja e nje ofensive diplomatike per terheqjen e investimeve te huaja ,sidomos ne fushen industriale ,duke synuar zhvillimin e degeve hightech ku mund te punesohen mijra te rinj te shkolluar …Investimet ,qarkullimi i kapitaleve ,ulja e papunesise ,permiresimi i infrastruktures ,,keto jane objektivat qe e bejne vendin te perparuar…,Per kete duhet hequr dore nga …politika e madhe,,,aleancat strategjike,,,,,,Shqiperia ,pervec interesave kombetare ,ne politiken e jashtme duhet te mendoje vetem ekonomine ,dhe bashke me Kosoven te zbatojne nje neutralitet pragmatik ,,,pa deklarime idiote per ngjarjet boterore ,ne te cilat ndikimi yne ka qene ,eshte dhe do te jete afer zeros…Shembulli i i Zviceres,Austrise ,Finlandez,Singaporit jane trevuesit se si mundte arrish standarte te larta ,duke bashkepunuar me kedo qe ka para ler te investuar…Dhe sot investitoret me te medhenj jane shumekombeshet amerikane ,kineze ,japoneze ,gjermane ,jane shtetet arabe prodhuese te naftes.Per Shqiperine do þe mjaftonte vetem Shenxheni qe mund te krijonte disa pole te industrise elektronike e informatike ,duke nxjerre nga baret ,llotot ,rruga dhe droga mijra te rinj ,per ti shndrruar ne qytetare me dinjitet…..E pra Rama tashme duhet te lere menjane shfaqjet ,ate qe kishte per te arritur politikisht e arriti ,Le te mbathe atletet dhe te shkoje direkt ne qendrat industriale dhe financiare ,ti binde qe Shqiperia ka garanci ,te marre persiper mbi supe sigurine e investitoreve ….Askush nuk vjen per bamiresi…Ndryshe Shqiperia nuk munda e europianizohet kurre ,,,,Nuk mjaftojne domatet,delet ,shout televizive ,bunkartet,.

  18. vaso says:

    I dashur popull.Filloni nga vetja dhe mos shikoni nga KM.Po pati program le ta veje ne zbatim.Eshte politikani me jetegjate ne pushtet,mos e servirni per engjell.Duam alternativa.

  19. Tralala says:

    Jam besimplote se me qytetare si komentuesit e mesiperm, Rama e con Shqiperia jo ne Evrope por ne Hene.

  20. Para Laci says:

    Arsenalin me te rende qe ka Edi Rama eshte optimizmi i tij dhe Angela Merkel. Pa mbeshtetjen e perendimit asgje nuk ndryshon ne kte vend. Populli eshte teper i lodhur te ngrihet neper demonstrata sepse e dijm se kushdo parti qe vjen ne pushtet do jene te njejtet njerez qe do e qeverisin shqiperine sepse partite financohen nga te njejtet njerez apo lobe jashte shqiperise.
    Sa do qe Edi ka qejf to duket (showman), I mire apo i keq, perendimi, sot per sot nuk ka besim ne nje shqiptar tjeter pervecse Edi Rames. Per asnje komb tjeter nuk ka qene e lehte udha per te ndertuar shtetin e vet, pse duhet te jete e lehte per Ramen te ndertoje shtetin e vet? duhet te luftoje dhe punoje fort.

    Rama duhet te ndertoje shtetin dhe pastaj to iki. Nqs nuk ka kohe te ndertoje shtetin per sa kohe ai eshte ne pushtet, athere te pakten duhet te shtroje shinat dhe te iki.

  21. hallall says:

    lali erit i thoni te heqe depozitat e ujit urgjent ,kudo ku jane, qe te kini me shume uje [te paster bile]se do t,ju zere flama o budallenj .Sa per Europen ta shihni me dylbi .Me kete qelbesire vend qe lahen aty ku dhjesin ,qe i hedhin plehrat qe nga ballkoni ,qe kane asistencen 35 mije leke te vjetra dhe pensionin 100 euro sa te jemi gjalle do ta shohim Europen nga maja e minarese .

  22. hallall says:

    lali eri te heqe urgjent depozitat e ujit qe te kini me shume uje [te paster bile] ,se do tu zere flama o budallenj.Europa nuk te pranon kur ti lahesh aty ku dhitesh,kur ti i hedh plehrat nga ballkoni,kur asistenca eshte 35 mije leke te vjetra dhe pensioni 100 euro.A mund te shihet Europa nga maja e minarese-\

  23. zi says:

    Vetem po te na futi europa ne gjirin e saj ashtu sic jemi,
    mund te kemi shanc te behemi europjane.
    Besimi ne cilido idhull,elite,ideje, ku mund te behemi vete eshte ender.

  24. spartak says:

    O Mero , apo staf i TEMES . Pse i keni marrë aq inat komentet e mija . Unë nuk ofendoj asnjeri . Nuk është e thënë , që t’ju pëlqejnë të gjitha komentet , por skartoni banalitete dhe budallalliqe .

  25. jazek says:

    shqiperia do veje ne Europe duke i rene nga Stambolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje