DOSSIER/ Aleksandri i Madh: Mbreti që u bë Perëndi

11 Gusht 2017, 17:18Dossier TEMA

Në krye të forcës më të frikshme luftarake të botës, Aleksandri i Madh krijoi një perandori madhështore nëpërmjet shpatës, dhe është quajtur hero, tiran dhe perëndi.

Pasardhësit e kanë veshur me një aureolë djaloshare dhe një entuziazëm tipik helen djalin e Filipit II të Maqedonisë.

Është heroi më i madh aventurier i historisë dhe iu përket atyre figurave të privilegjuara, të pajisura me një rini të përjetshme.

Një figurë e admirueshme ushtarake përgjatë historisë, tek i cili inteligjenca dhe forca e vullnetit harmonizoheshin në mënyrë përfekte.

Aleksandri ndërtoi një perandori me një sipërfaqe prej 5.4 milionë km katror, dhe këtë e bëri brënda një periudhe kohore jashtëzakonisht të shkurtër.

Ndikimi i krijimit të perandorisë së tij do të shumë herë më i madhe se vetë krijimi i saj. Sepse Aleksandri ngriti bazat e qytetrimit grek deri në Azinë Qëndrore dhe Indi. Pushtimet e tij krijuan “botën helene” një përzierje e mrekullueshme e kulturës greke me aziatike.

Prindërit e tij ishin Filipi II i Maqedonisë dhe nëna quhej Olimpia, një princeshë e Epirirt me të njëjtin gjak të shqiptarve të sotëm.

Traditat si dhe ritet e saj e lodhën shumë së fundi bashkëshortin mbretëror. I cili më vonë u bind nga një femër maqedonase që ta linte Olimpian.

Por nga kjo rezultoi një grindje e fortë midis babait dhe të birit por nga ana tjetër karriera ushtarake e Aleksandrit begatoi gjatë mbretërimit të babait të tij.

Aleksandri ishte vetëm 18 vjeç kur ai mbante gradën gjeneral gjatë betejës së Keronës të zhvilluar në 338 pr.K. Në këtë betejë ,që bëntë pjesë në fushatën e Filipit për të nënshtuar qytet-shtetet e Athinës dhe Tebës, Filipi ia besoi djalit krahun sulmues.

Aleksandri e përballi sulmin vendimtar duke i shkatërruar linjat athinase. Pa këtë karakter pasionant, të trashëguar nga e ëma, Aleksandri nuk do të ishte gjeniu që njihet dhe arritjet e shkëlqyera në tearin e historisë do të kishin qënë të pashpjegueshme. Arsimimi i Aleksandrit është një tjetër pikë e fortë e figurës së tij historike.

Filipi i dha trashigimtarit edukimin më të mirë të kohës. Për ta futur Aleksandrin e ri në rrugën e kulturës helenike, Filipi zgjodhi Aristotelin. Filozofi e frymëzoi nxënësin më një dashuri të tillë ndaj poezisë greke, veçanërisht ndaj Homerit.

Si pasojë e arsimimit të tij ai e donte shumë “Iliadën” dhe gjithnjë mbante një kopje të saj më vete. E ëma i kujtonte vazhdimisht se ishte pasardhës i Akilit dhe Herakliut, dhe se synimi i tij në jetë duhet të ishte: të jetonte sipas famës së herojve të Luftës së Trojës. Këto ide Aleksandri i ruajti për gjithë jetën.

Përpara se të bëhej mbret historianët mbajnë mend një ngjarje të hidhur në raportin babë-bir midis Aleksandrit dhe Filipit. Njëri nga të afërmit e njërkës së Aleksandrit u shpreh gjatë një festë se martesa e re mund t’i jepte një trashigimtar legjitim fronit të Maqedonisë.

Aleksandri brofi: “Ti më quan mua bastard!”. Filipit i kërcyen nervat; nxori kordhën dhe u hodh mbi djalin e vetëm. Por pas disa hapash u shemb i mposhtur nga pija, gjë që i shpëtoi jetën edhe Aleksandrit.

Skena mbaroi me disa fjalë të hidhura të princit të ri: “Ja njeriu që përgatitet të kalojë nga Europa në Azi, por s’mund të ecë nga njëra tryezë tek tjetra pa u rrëzuar!” Disa kohë më vonë Filipi u vra (është menduar se Aleksandri mund të kishte gisht), Aleksandri bëri një punë të mirë duke ekzekutuar çdo kënd që pretendonte fronin dhe gjithashtu vazhdoi ekspeditën e planifikuar të të atit për të ndëshkuar persët në dëmin që u kishin shkaktuar grekëve në konfliktin greko-pers.

Në 334 pr.K Aleksandri kaloi Helespotin duke filluar ëkshtu marshimn drej një udhtimi vetëm vajtjeje sepse ai nuk do të kthehej i gjallë në Maqedoninë e tij të dashur. Ballafaqimi i parë midis ushtrisë maqedonase dhe perse do të zhvilllohej në lumin Granik.

Pas fitores së bindshme Aleksandri rifilloi marshin drejt brigjeve perëndimore të Anadollit për të çliruar qytet-shtetet greke, ai e devijoi rrugën dhe u drejtua për nga veriu dhe hyri në qytetin e Gordiumit, ishte viti 333 pr.K në një vitai kishte çlirurar plot 30 qytete grek. Pasi hyri në Gordium ai kreu një nga aktet më të famshme të tij.

Në Gordium gjendej një litar nyje i quajtur nyja e Gordiumit shumë kishin provuar për ta zgjidhur por të gjithë kishin dështuar. Aleksandri vetëm me shpatën e tij e ndau në dysh duke e zgjidhur nyjen, legjenda thoshte se ai që do ta zgjidhe atë do të bëhej Zot i Azisë.

Dari III ndërkohë, perandori i Persisë, kishte filluar të mobilizonte vetë ushtrinë dhe u ndesh me Aleksandrin në Isus në vitin 333 pr.K. Aleksandri e fitoi betejën duke përqëndruar forcat maqedonase në momentin më kulminant të betejës.

Dari ia mbathi duke lënë ushtrinë e tij të vdekur në brigjet e lumit Isus, gruan, vajzat dhe nënën si dhe disa xhevahire persiane që \Aleksandri i ekspozoi për athinasit. Ai nuk i keqtrajtoi familjen e Darit dhe e trajtoi çdo individ të saj më respektin më të lartë.

Fushata tjetër e Aleksandrit të madh do të ishte Egjipti. Egjiptasit epritën krahë hapur çlirimtarin e tyre. çdo qytet e mirëpriti Aleksandrin. Ai rindëroi tempuj dhe qytetarët e thjeshtë do ta dokumentonin bujarinë e tij.

Mund të thuhet se i gjithë karakteri shkëlqimtar i Aleksandrit i ishte trashëguar nga e ëma, Olimpia.

Në Egjipt, Aleksandri vizitoi tempullin e perëndisë Amon, në Oazën Sivah. Aleksandri u bë kult për egjiptianët dhe e shikonin Iskandarin (i njohur nga njerzit e lindjes) si një perëndi, bir i Zeusit.

Atje në Sivah Aleksandri i Madh pyeti kryepriftin: “Si ta qeveris botën?” dhe kryeprifti iu përgjigj: “Duhet ta qeverisësh me drejtësi, me përkujdesja dhe respekt për të gjithë ata që i nënshtrohen pushtetit tënd dhe duhet të mbash mend ti nuk je një i vdekshëm i zakontë ti je një Zot,. I mbanë mend faraonët tanë? Ti je një Zot në tokë. Mos e harro këtë.”

Aleksandri solli ndërmend faktet ai kishte shkatërruar një ushtri shumë më të madhe se e tija dhe kishte pushtuar hapësira të gjëra tokësore në një kohë me të vërtetë të shkurtër. Në vend që të priste Darin Aleksandri u hodh në sulm. Ai u largua nga Egjipti në pranverën e   vitit 331 pr.K dhe mbërriti në Gaugamelë në tetor të atij viti.

Beteja më epike e Aleksandrit dhe Darit në këtë copë tokë të Irakut të sotëm. Beteja shpalosi të gjitha cilësitë ushtaraku të Aleksandrit. Ai e fiti betejën dhe Dari ia mbathi sërish ai u vra disa vjet më vonë në një nga strehimet e tij në Kaukaz, nga një shërbëtor i Aleksandrit, ky i fundit do të ekzekutohej vetë nga Aleksandri. Trupi u trajtua me respekt nga Aleksandri dhe  u ndrerua me nderimet e fundit.

Pas fitores së Gaugamelës Aleksandri marshoi drejt Persepolisit dhe qyteteve të tjera të rëndësishme perse ku mori veshje dhe plaçka dhe filloi ti përshtaste me kulturën greke që po përhapte.

Për të forcuar lidhjet më shumë mes kulturës helene dhe asaj perse në vitin 327 pr.K Aleksandri martohet me një vajzë 16 vjeçare perse, princeshën baktriane, Roksanën. Gjithashtu ai martoi të gjithë gjeneralët e tij me gra perse.

Në 326 pr.K Aleksandri filloi pushtimin e Indisë duke kaluar kështu nga historia në legjendë. Ai fitoi një triumf mbresëlënës në betejën e Hydapasit kundër mbretit Porus.

Ashtu siç kishte treguar dhemshuri me çdo qytet që i kishte hapur derën edhe këtu ai tregon një dhembshuri të veçantë. Aleksandri i kapi dorën mbretit Porus dhe i tha: “A do të bëhesh miku im?”

Aleksandri donte të mbushte një kupë që nuk kishte fund por burrat dhe gjeneralët e tij ishin të lodhur dhe kërkonin të ktheheshin. Aleksandri e ndali avancimin e tij në lumejtë Punxhab dhe Beas. Asnjëra nga fitoret vendimtare të betejave të luftuara kundër persve  nuk ia kishin shuar oreksin e pangopur për pushtet dhe dominim.

Ai kishte ndërmend të bënte një ekspeditë tjetër, kësaj here kundër Kartagjenës, por gjatë rrugës së kthimit atë e zunë ethet dhe vdiq me 10 qershor 323 pr.K në moshën 32 vjeçare.

Trashigimia që la pas Aleksandri i Madh ishte e madhe, më gjigande se vetë titulli i tij hyjnor. Hapi kulturën greke, krijoi një perandori ku njerzit gjykoheshin përmes zemrës dhe jo ngjyrës apo etnicitetit.

Me përjashtim të Jezu Krishtit pothuajse nuk ka figurë më të njohur të Antikitetit në historinë perëndimore se sa Aleksandri i Madh.

Veprimet e tij i përkasin një legjende. Frymëzoi shumë vepra letrare, piktura, skulptura si dhe filma. Dhe pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy mijëvjeçarë nga vdekja e këtij sundimtari legjendar, fitoret e tij mbi persët si ajo e vitit 331 pr.K qëndrojnë edhe sot si një shembull suprem i lidershipit ushtarak.

Jul Qezari i krahasoi fitoret e tij me arritjet e sundimtari maqedonas kurse Napoleoni u përpoq të ishte një Aleksandër i ri, ai shkoi aq larg me këtë fiksim saqë pushtoi edhe Egjiptin si një hije e paraardhësit të tij.

Xherardo Nikjari- Konica.al

Aleksandri i Madh: Mbreti që u bë Perëndi

10 komente në “DOSSIER/ Aleksandri i Madh: Mbreti që u bë Perëndi”

  1. .. says:

    Nena e Allejandros ishte Hellene

    1. zz says:

      Helenet ishin ‘shoqeri kulturore’ dhe jo Komb more carac i Anastasit kur do te mesoheni me ate te “shkrete” te Vertete qe ju dhemb aq shume

    2. opa opa says:

      Filipi ishte makedhonas (pellasg dhe jo helen) dhe Olimpia ishte epirote (pellasge dhe jo helene)! Aleksanderi mesoi helenisht ne moshen 15 vjecare (ashtu sic mesojne anglishten sot te rinjte ? )

  2. Albani says:

    “”Hapi kulturen Greke””
    N.q.s. kultura trasmetohej kaq kollaj me dhjete vjet pushtim,c’fare mund te themi atehere per 1700 vjet Latinizim,500 vjet Turqizim?
    Kur ai Helenizoi boten per 10 vjet,si ka mundesi qe sot kemi Greqi apo Shqiperi nen 500 vjet Turqi,apo Kosove nen 100 vjet Serbi?
    Realiteti tregon se kemi Shqiperi,Greqi,Serbi dhe shtete te tjera qe kane secili kulturen,zakonet dhe traditat e tij,megjithese kane qene per shekuj nen te njejten thunder.
    Pyetja tjeter eshte se kur flasim per ”kulturen Greke” duhet ta quajme te ndritur vetem per nje territor te caktuar gjeografik,sepse
    1-A ishte Greqia me e civilizuar dhe kulturuar se Persia (Iraniane)?
    2-A ishte Greqia me e civilizuar dhe kulturuar se India (Indiane)?
    3-A ishte Greqia dhe ”Maqedonasit Greke”.qe laheshin akoma me kanoce me te civilizuar se Babilonasit (Irakiane)?
    4-A ishin Greket me te civilizuar se Fenikasit (Siriane)?
    5-A ishin Greket me te civilizuar se Egjiptianet?
    ABSOLUTISHT JO,JO,JO.
    Kur Greket mburren me nje (akropol-maje qyteti) tempull 2500 vjecar,aq sa Berati yne,keta qyteterime kane tempuj madheshtore mijera vite perpara se Greket te quheshin Greke ne territoret Pellazgjike.
    KUR GREKET FILLUAN TE MESOJNE SHKRONJAT,KETA QYTETERIME KISHIN LIBRARI MIJERA VJECARE.
    Prandaj lerini pordhet e qyteterimit Grek te perhapur nga Aleksandri.

  3. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Perkthim sipas mides se alvaneze te – Aleksandri i Madh, ëndrrat dhe arritjet – Alexandre le Grand, des rêves et des conquêtes/ Alexander the Great – nga emisioni «Secrets d’Histoire» te Stefan Bern ne televizionin publik France 2.

    Ku thohet qe , -” OlImpia kishte te njejten gjak me shqiptaret e sotem”? .
    Edhe Mega Aleksandros eshte Alvanos tani?!! Se sllav e bet qe kur njohet si shtet Fyrom me emrin Maqedoni.
    Olimpia ishte alvaneze midis te tjerash duket edhe nga emri. Po Alexander si perkthehet ? Leku i Madh.

    1. albaniafirst says:

      Nuk ka asnje prove, sado te vogel, qe maqedonasit ishin greke. Ne te vertete, ka prova te shkruara, qe greket e lashte i quanin maqedonasit “barbare”, d.m.th. “jo greke”. Gjuha greke ishte gjuha e komunikimit midis popujve ne antikitet, njesoj si anglishtja ne ditet tona. Une qe flas anglisht, nuk jam as amerikan, as britanik apo australian, por nje shqiptar qe flas nje gjuhe te huaj.

  4. Baliu says:

    Nje vrases masiv te cilit i thuren lavde!!!

  5. sikter says:

    Emri Alban nuk eshte me i vjeter se mosha jote.

    1. undefined says:

      Ku i mesoni keto “mrekullira” tek bodrumet e Anastasit shko hap librat dhe shiko se sa i vjerer eshte emeri ALBAN more bagti qe di vetem te hash e te dhjesesh

  6. Albi says:

    Aleksandri kishte 3 gjysher Ilir dhe 1 maqedonas, prinderit e Olimpise ishin Ilire, ndersa e ema e Filipit te dyte, te atit te Aleksandrit, e kishte nenen ilire. Pra ketu Aleksandri na del Ilir. Historianet antik grek i quanin Epirotet e lashte barbar (popull jo grek, qe nuk e flisnin gjuhen greke) pra ketu i bie qe Olimpia ishte barbare dhe Aleksandri gjysem barbar, por nese e marrim dhe te emen e Filipit, euridiken e cila vinte nga fiset Ilire te Lynkesteve, ateher Aleksandri ishte 75% Ilir dhe 25% Maqedonas. Por Maqedonia mund te kete qene ndonje krahine Ilire. Keni shume fakte per disa popuj qe tani jetojne ne Afganistan,Pakistan,Taxhikistan,Qafiristan, behet fjale per popujt Hunza,Kalash,Burusho dhe Pamir te cilet jane pasardhes te 7000 ushtareve Ilir te terhequr nga Aleksandri i Madh. Emrat e ketyre fiseve kuptohen ne gjuhen Shqipe: Hunza-hundeza, sepse luginat ku ata jetojne ka formen e hundes. Kalash ka kuptim kala, sepse vendet ku ata jetojne jane pikerisht kalate. Burusho qe ka kuptim bur ose burr, dhe gjuha e tyre eshte burusho= burrerore. Pamir ka kuptim pa mire. Nje mal qe ndodhet ne luginen e Hunzes, e cila njihet ndryshe si mali i vetetimave, vendasit e quajne ate “Bubulimati” qe ne gjuhen shqipe kuptohet si Bubullima. Ata gjithashtu mbanin nje rrace qeni i njejti qen qe perdornin Iliret dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje