Kur revista britanike shkroi për vdekjen e Pashko Vasës: Njeri i shkëlqyer dhe krenar për origjinën e tij...!

13 Gusht 2017, 12:37Dossier TEMA
Kur revista britanike shkroi për vdekjen e Pashko Vasës: Njeri i

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike.

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

“Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i mirditorëve(Mirditë), dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë.Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë: Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë”./Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

1 komente në “Kur revista britanike shkroi për vdekjen e Pashko Vasës: Njeri i shkëlqyer dhe krenar për origjinën e tij…!”

  1. Leka i Math says:

    Makedhonia eshte shqiptare,as greke as bullgare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje