Deputeti i PD i bën 'ofertë' PS, Jul Deda sulmon Gurakuqin: Si mund të sugjerosh bashkëqeverisje me Rilindjen?!

21 Gusht 2017, 14:28Politika TEMA

Julian Deda, anëtar i këshillit kombëtar të PD, i ka kthyer përgjigje Romeo Gurakuqit, deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike.

I cili në një analizë një ditë më parë, theksonte se kryeministri Rama e shkeli marrëveshjen parazgjedhore me opozitën dhe përdori çdo resurs për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve, duke mos bashkëpunuar me ministrat teknikë të propozuar nga PD.

Deputeti i ri demokrat propozon disa skenarë të mundshëm për përmbushjen e reformave të rëndësishme që vendi duhet të ndërmarrë, ku nuk propozohet një qeveri e re me teknicien.

Por sipas Gurakuqit opsioni i kompromisit të opozitës me qeverinë do të ishte një Qeveri pa Kryeministër Edi Ramën, por me një figurë të mirëfilltë intelektuale, progresiste dhe reformatore me një mandat të kufizuar.

Por Julian Deda, i kthehet ashpër kur thotë “nese perton te besh opozite, vazhdoji sygjerimet, por nese do qe PD te vije ndonjehere ne pushtet duke krijuar besim te njerezit, duhet respektuar verdikti dhe te bejme opozite te forte e pa hile”.

Statusi i anetarit te forumeve te PD ne rrjetin social::

Si mund te sygjerosh bashke-qeverisje me rilindjen ne emer te liberalizmit? Nese kjo ndodh, atehere asgjesimi politik i PD eshte i sigurte.

Nese eshte kjo ajo qe do, vazhdoji keto lloj sygjerimesh. Po si mund te bashkepunosh me rilindjen, me ate qe kemi 4 vite (ne, ti jo), qe themi se eshte shkaktare e 1000 te zezave ne kete vend?

Ata na vodhen zgjedhjet pra, apo jo?! Nese perton te besh opozite, vazhdoji sygjerimet, por nese do qe PD te vije ndonjehere ne pushtet duke krijuar besim te njerezit, duhet respektuar verdikti dhe te bejme opozite te forte e pa hile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje