Kryeministri që duhet të çmohet për atë që nuk ka bërë

21 Gusht 2017, 21:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bajram Rexhepi nuk është prej atyre politikanëve që kanë lënë gjurmë të forta me atë që ka bërë. Fati politik, dhe ndoshta kontributi i tij si mjek i UÇK gjatë luftës, e bëri atë të ishte personi i duhur, në momentin e duhur. Por ai është më së shumti një politikan që duhet të çmohet për atë që nuk ka bërë.

Kryeministri i parë zyrtar i Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi, është politikani i parë i Kosovës, që vrau frikën e qeverisjes nga njerëzit e luftës. I përzgjedhur për të bërë të pranueshëm imazhin e partive të dala nga UÇK, Rexhepi arriti të ishte një amortizator i fortë i hendekut të thellë që ekzistonte mes shumicës së Ibrahim Rugovës dhe opozitës së partive të dala nga lufta. Në një kohë kur mendohej se armiqësia mes partisë së Rugovës dhe krahut të luftës mund të çonte vendin në një luftë civile, portreti i Bajram Rexhepit ishte garanci për një paqe në horizont.

Ai duhet të çmohet së pari, që nuk bëri atë që kishin në mendje shumica e atyre që e mbështesnin atë, të bëhej pjesë e konfliktit kundër shumicës që mbështeste Rugovën. Nuk e bëri dhe natyrisht nuk u bë dot simbol i tyre.

Nuk duhet të harrojmë, që Bajram Rexhepi është politikani gjatë qeverisjes së të cilit, Kosova u ndesh me fenomene të shëmtuara, siç ishin vrasjet politike. Ishte koha kur u ekzektuan njerëz të njohur publikë, të afërt me LDK , mos-hetimi i të cilave është ende një plagë e hapur në Kosovë. Bajram Rexhepi nuk mund t’i ndalte dot ato, por së paku nuk i përkrahu dhe inkurajoi. Nuk u bë palë me vrasësit.

Bajram Rexhepi ishte kryeministër kur në Kosovë nisën të konsolidohen financiarisht klanet e luftës edhe duke uzurpuar pasuri publike të Kosovës përmes njerëzve të fortë.

Nga ky aspekt, vlerësimi ynë për Bajram Rexhepin nuk duhet të niset nga fakti që çfarë nuk mundi të ndalë, por nga fakti që ju shmang njehësimit me fenomenet negative që u shfaqën gjatë qeverisjes së tij dhe iku në punët e veta.

Çdo politikan shqiptar me një histori të tillë, që do të kishte në dorë pushtetin kur “hidheshin themelet e mafias së re”, do të kishte përfunduar me shumë gjasa një mafioz. Ose më së paku një politikan që nuk do të donte të ikte kurrë nga pushteti.

Bajram Rexhepi është dëshmitar në pushtet i vrasjes së disa veprimtarëve politikë në pushtet, dëshmitar i kapjes së shtetit nga të fortët, dëshmitar i luftëtarëve që u shndërruan në biznesmenë dhe i një shoqërie që lirinë nga pushtuesi, po e konvertonte në një liri për të kapur shtetin e ri.

Për këtë arsye, ne duhet të çmojmë Bajram Rexhepin që nuk u bë një nga ata që e patën zanafillën e lindjes së tyre nën fillimin e pushtetit të shqiptarëve në Kovovë.

Bëri sa mundi për atë detyrë që i ngarkuan, por mbi të gjitha duhet vlerësuar që nuk deshi të bënte atë që bëjnë të gjithë në këto raste. Të bëhej një nga Ata.

4 komente në “Kryeministri që duhet të çmohet për atë që nuk ka bërë”

  1. Posejdon.al says:

    Mero,
    Kur ke shkruar kete shkrim per Bajram Rexhepin, ne fakt nuk ke pasur ne mendje Bajram Rexhepin.
    Aq me pak ke pasur ne mendje te thuash ndonje fjale a opinion te mire per te.
    Ne fakt, vdekjen e Bajram Rexhepit e ke perdorur edhe nje here qe te nxish UCK-ne dhe komandantet e saj, te riciklosh akuzat akuzat serbe per ta dhe t’i besh jehone raportit te Dik Martit (Dick Marty) mbushur me akuza kunder UCK-se dhe eksponenteve te saj.
    Nuk eshte rastesi qe, edhe nje bande zuzaresh publiciste kosovare, brenda e jashte saj, qe i kane per zemer keto akuza dhe i rrjedhin si helme ne shkrimet e tyre te vazhdueshme, kane gjetur te hapur katerkanat faqet e gazetes tende neper keto vite.
    Me shume gjasa, edhe segmentet politike kosovare qe shumfishojne akuza te tilla, nuk jane thjesht dhe vetem konkurente politike te partive dhe lidereve te Luftes dhe te UCK-se, por jane me se pari edhe gojet dhe duart serbe ne Kosove, ne te cilen ashtu sikurse ne Shqiperi, keto duar trazojne urat e zjarrit, guret e varrit dhe kokat e lidereve shqiptare.
    Kjo linje editoriale e gazetes “Tema” e nxirjes se UCK-se dhe komandanteve te saj, se bashku me pozicionin pro-rus qe per njefare kohe gelonte ne faqet e kesaj gazete si dhe, hic me pak, edhe perkedheljet e lepirjet me Janullatosin dhe rolin e tij shkaterrimtar te Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare me synime te qarta greqizuese te ortodokesve shqiptare, do te mbeten nga me te turpshmet ne historine dhe legacy-ne e gazetes Tema duke zbehur keshtu edhe shume kontributet serioze te kesaj gazete ne perballjet me autokracine korrupsionin dhe kleptokracine e oborrit politik dhe familjar te Sali Berishes.
    Njeherazi, zoti Mero, keto njolla e kane kompromentuar tashme pa mase portofolion e publicistikes tende te mprehte, tendencioze dhe pretencioze, me profil te spikatur dhe te guximshem qytetar dhe progresiv.
    Duke perdorur persiatjet e tua per Bajram Rexhepin ne rolin e nje kryeministri paqesor e pajtues, por si nje lolo i situates, qe lejoi vrasje dhe vjedhje, korrupsion dhe akaparime pushtetesh nga mafjet e LDK-se apo UCK-se, sipas paraqitjes tende, ti zoti Mero, ne fakt e ke rivrare ate, e ke goditur me shuplake dhe e ke peshtyre ne fytyre, pasi per kedo qe ka nje mendje normale ne koke dhe nje fytyre qe mund ta nxjerre ne mexhlis, ne Kosove apo ne Shqiperi, dikush duhet te vendoset si kryeminister pikerisht qe te mos lejoje ukubete te tilla si ato per te cilat ti e akuzon Bajram Rexhepin ne editorialin tend dhe duhet te jape menjehere doreheqje nese nuk e kryen dot kete detyre.
    Mund t’ja kishe kursyer Bajram Rexhepit kete baltosje, pikerisht kur akoma nuk ka bere te dyzetat.

  2. rrema says:

    Po cte duhet me Bajram Rexhepin? Lepij bythen TIMONIERIT dhe je ne rregull bashke me kryeredaktor pederastin

  3. "BOHOTINA" says:

    Te lexova deri ne fund POSEJDON. AL…! Une nuk e gjykoj keshtu editorialin e Meros. Nuk gjeje asnje rresht te kete share a denigruar luftetaret e UCK-se. Mero e ka fjalen se luftetaret pas luftes u derdhen si hijena per t’ u pasuruar, kinse se kishin kontribute ne lufte.
    Ne fund te viteve pesedhjete, nuk ta them dot ekzakt, u botua nje novele ne SHQIPERI me titull: “Isha une Çobo Rrapushi i Hadere”, nga shkrimtari i njohur Shefqet Musarai qe ka bere dhe poemen : “Epopeja e Ballit Kombetar”. Lexoje ate novele per te kuptuar se c’ bene e c’ kerkonin partizanet pas clirimit. Kur ta lexosh hajde te bisedojme prape.

  4. dema says:

    Mero qe je anti kosovare e dime te gjithe ,qe ke qene dhe je kundra UCK dime te gjithe ,ama qe je kaq budalla dhe psikopat nuk e kame ditur.Burra si Bajram Rexhepi lindin rralle nder shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje