Sherr në këshillin bashkiak Himarë, Goro: Nikollaq Neranxi dhe përfaqësues të OMONIA-s hynë më forcë dhe prishën mbedhjen

Gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin Bashkiak të Himarë, biznesmeni Nikollaq Neranxi dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri  kanë  hyrë me forcë në mbledhje në momentin kur do të miratohej plani i përgjithshëm vendor.

Ata së bashku me përfaqësues të Omonias, hynë me forcë duke tentuar të prishin mbledhjen e këshillit.

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro akuzoi në një lidhje telefonike për Ora News, se përfaqësues të OMONIA-s, të organizuar nga kreu i PBDNJ-së Himarë, Fredi Beleri së bashku me Neranxin kanë prishur me forcë mbledhjen e Këshillit.

“Sot ashtu siç e thatë ishte parashikuar mbledhja e këshillit bashkiak për të kaluar planin e përgjithshëm vendor, një mbledhje normale e këshillit.

Përfaqësues të OMONIA-s, të organizuar nga kryetari i OMONIA-s, Fred Beleri së bashku me Neranxin, me njerëzit e tyre, u futën me forcë duke prishur mbledhjen e këshillit.

Ne njoftuam policinë e rendit dhe kemi marrë të gjitha masat se çfarë ndodhi aty. Këshilli bashkiak nuk kishte filluar mbledhjen. Anëtarët e PBDNJ-së ishin aty.

Ata u futën me forcë dhe penguan zhvillimin e mbledhjes, duke sharë dhe ofenduar. Duke ofenduar vazhdimisht pjesëtarët e grupit të punës. Ne u detyruam të ndërpresim mbledhjen” – tha Goro.

PBDNJ-ja në këshillin bashkiak të Himarës ka tre përfaqësues të saj. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, do të diskutohej plani rregullues i qyteti të Himarës, nga i cili preken 50-60 qytetarë.

Incidenti ka filluar para zhvillimit të mbledhjes së këshillit, ku edhe pse policia bashkiake ka ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll njerëzit, ka qenë pothuajse e pamundur.

Sipas asaj që raporton gazetari i Report TV, Armando Xhelili, përfshirja e biznesmenit në këtë incident ka ardhur pasi edhe ai vet si dhe të afërm të tij zotërojnë disa nga pronat të cilat preken nga plani rregullues.Mësohet se mbas incidentit nuk është diskutuar asnjë nga pikat e parashikuara të të mbledhjes.

Sipas ligjit në fuqi, pritet që mbledhja e cila nuk u zhvillua ditën e sotme duhet të zhvillohet brenda 5 ditëve pas të sotmes.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Sherr në këshillin bashkiak Himarë, Goro: Nikollaq Neranxi dhe përfaqësues të OMONIA-s hynë më forcë dhe prishën mbedhjen”

  1. pedro i ri says:

    ska vend per diskutime.
    Eshte puna e Prokurorise .

    1. LORA says:

      EKZAKT, pedro I ri.

    2. Theatrical says:

      me ligj,ne nje shtet normal keta me e pakta duhen te mereshin ne polici per tu pyetur,por cdo veprim ligjor ndaj tyre do interpretohej nga Athina si “persekutim ndaj minoritareve”,kjo mund te krijojonte nje problem te madh,ne fakt ky eshte edhe qellimi qe keta provokojne
      ne nuk kemi as shtet,,as diplomaci,as sherbim sekret,..asgje
      ishte kur ishte njehere e nje kohe shteti….

      1. Gattamelata says:

        Me ligj, asnje person pervec pronarit nuk mund te merret me token e tjetrit…te ruhet njehere prona private dhe pastaj i rregullojme te tjerat!

  2. genci says:

    Ore ky nerenxi eshte bere burre i keq, plehre fare!

  3. Milan says:

    Prisni sa te filloje punen qeveria e re,pastaj te shohim nerenxen apo portokallen asnje meshire per korrifillaket e poshter zagaret e mutit.

  4. Alban Hamzai says:

    Ne Shqiperi po prishen mbledhjet e qeverise per vendime te rendesishme qe kane te bejne per vendin ,prishen mbledhjet e ministrise ,prishen seanca gjyqesh te cdo rangu ku gjykohen kryekriminele etj etj e nuk e can koken as gazeta e as populli .Tani na doli shume shqetesues prishja e nje mbledhjeje bashkie ,aq me teper ku do te vendoset rrembimi I prones private te tjetrit .Vetem ata qe e kane pesuar ne kurriz kete rrembim do ti besojne protestuesit . Keta protestues nuk I besojne vetem njerez qe,duke mos patur asnje lloj prone,jane bere pronare vetem me grabitje,fallsifikime ,korupsion e duke shfrytezuar postin duke filluar nga posti me I larte I vendit. Te dhemb shpirti kur te marin pronen.Kete e provuan gjysherit dhe prindet tane kur rregjimi I Enver Hoxhes u mori pronat ,kete e pesojme ne tani kur komunisto-islamiket nga viti 1991 e deri me sot ,jo vetem qe nuk na kthyen pronat (sepse po ti kthenin nuk kishin mundesi te vidhnin per vehten e tyre),por na marin edhe ato qe kemi ,duke I vene ketij rrembimi etiketa deri edhe kombetare .Prandaj te gjithe pronaret duhet ti perkrahin protestuesit e jo te bejne sehir ,sepse nuk I dihet se kujt I vjen rradha .Ju lutem botoni komentin tim!

  5. Labi says:

    ore plehra .. Ata kerkojne pronat e tyre qe duan tua grabisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *