"Jugosllavia e re" dhe mendjet e vjetra të opozitës

26 Gusht 2017, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Takimi informal i kryeministrave të Ballkanit në Durrës, nuk është një ngjarje e prodhuar për të treguar ndonjë superioritet të Shqipërisë, por përpjekje për të treguar këmbëngulje që iniciativa e Berlinit të ristrukturohet në funksion të zgjedhjeve të reja në rajon, sidomos në Serbi dhe Maqedoni. Edi Rama, përveç protokollit të gravatave dhe atleteve, dhe natyrisht menusë së ushqimit, nuk është se ka ndonjë rol protagonisti, por si aktor i vjetër në këtë proces, i takon të bëjë një refresh të aktorëve të vjetër me të rinj.

Me këtë rast, dhe institucionet mbështetëse të kësaj iniciative, siç është Komisioni Europian, Banka Botërore, BERZH etj, kanë rastin të njohin aktorët e rinj.

Kaq është e gjitha çfarë ka për detyrë takimi i Durrësit.

Për ata që kanë ndjekur nga fillimi Iniciativën e Berlinit, fuqinë e Merkelit për ta çuar para relaksimin e raporteve mes vendeve ballkanike, dhe nevoja për rritje të shkëmbimeve ekonomike, është e qartë se bëhet fjalë për një përpjekje europiane, që para se ta integrojnë Ballkanin brenda Europës, ta pastrojnë nga problemet brenda Ballkanit.

Dhe në këtë pike, situata është ende dëshpëruese. Statistika që komisioneri Hahn dha sot, që prej dhjetë vitesh, shkëmbimet tregtare mes vendeve të Ballkanit janë me zero rritje, ndërsa secili prej tyre, i ka dyfishuar shkëmbimet me BE, tregon të vërtetën e hidhur sa i ndarë është ende Ballkani dhe sa jo bashkëpunues.

Për këtë nevojiten politika të reja, mendje më të hapura, legjislacion më ndihmues për shengenizimin e zonës etj.

Shpresa është se ky proces në tërësi, nuk po has kundërshtime në Ballkan politikisht, por administrativisht. Burokracia dhe korrupsioni, janë aktualisht armiqtë më të mëdhenj të këtij procesi. Politikisht ka vetëm dy njolla të zbehta. Vetëm në Serbi dhe Shqipëri ka dy lloj opozitash ndaj procesit. Në Serbi e kundërshtojnë nacionalistët pro rusë të Sheshelit, të cilët e konsiderojnë si proces të çnderimit të Serbisë, pasi po e fusin në kurthin e njohjes së Kosovës, kurse në Shqipëri liderët e një prej partive opozitare, kanë shpikur rrezikun nga “Jugosllavia e re”.

Kjo, përveçse është qesharake si politikë, është dhe tregues i një shkalle të lart impeçiliteti, pasi krijon idenë, se ka një angazhim europian, që nga Merkeli e deri tek komisioneri Hahn, që të kthejnë Jugosllavinë, dhe këtë e kanë si objektiv kundër Shqipërisë!!!

Me këtë stampim të budallallëkut në ballin e liderve opozitarë të Tiranës, përveçse i jepet Edi Ramës më shumë mbështetje perëndimore nga sa meriton, i bëhet dhe opozitës, më shumë dëm se sa meriton, pasi krijojnë për të një perceptim të ri, si një fraksion i mbaruar politikisht, që po kapet pas ashklave të mbetura të nacionalizmave si mbeturinat e partisë së Shehselit në Serbi, apo ndonjë fraksion pro rus në Maqedoni. Nuk është fjala për ndonjë rrezik nga ndonjë Jugosllavi e re, por për rrezikun nga një opozitë e vjetër, që në vend ti bëjë nder Shqipërisë si opozitë, i bën nder Edi Ramës si kundërshtare e padenjë.

14 komente në ““Jugosllavia e re” dhe mendjet e vjetra të opozitës”

  1. aktualiteti says:

    Po mielli me kancer nga Serbia na befte mire

  2. Lelo says:

    Jo Mero nuk je i sakte deri ne fine per arsye se kemi te njeten opozite serbe si ne serbi ate te sheshelit dhe ne shqiperi ate te serbit Berisha -basha me kombesi shqipetare por te paguar nga udb serbe.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berishjanet duan ti tregojne perendimit se jane komunista antilindore !

  4. Kuq e zi says:

    Z. Mere te lexoj vazhdimisht por ksaj here po me duket fare banale mbeshtetja juaj ndaj qeverise
    Mjafton te kujtojme linjat udhezuese te secilit shtet ne ballkan ne rrugen drejt europes del qarte qe tregu i perbashket ekonomik eshte blerje kohe e BE-se ndaj ballkanit e verteta eshte se nuk duan zgjerim
    E zeme tregu ekonomik u be me cfare do e konkurrosh serbine ne ekomomi zotrote cdo u eksportosh qe ata skane??
    Kur flasim ne raport shqiptaret me serbet ti i referohesh vetem rep.se shqiperise po kosoven ku e le nqs doganat bien a nuk eshte kosova efektivisht nen serbi sa i perket teegtise??
    Ne keto miliarda qe kosova importon nga serbia pa te ardhurat doganore a i kthehet prape serbise efektivisht?
    Me fal se u zgjata por do ishte e qarte me nje fjali nqs do kishim te dhenat e shkembimeve tregtare kosove,shqiperi-serbi jam i sigurt qe raporti eshte te pakten 1 me 20

  5. Kombi says:

    Nga Europa kurve , gjitheshka mund te presesh . Fakt eshte qe Serbia eshte me e priviligjuar se sa Shqiperia . NUK ESHTE CUDI QE ME BASHKIMIN E VENDEVE TE BALLKANIT , TI BEHET NJE NDER SERBISE .

  6. Bardhi Tolabi says:

    Opozita e vjeter ne Shqiperi,apo ne vendet e tjera te Ballkanit Perendimor,kane mbetur ne mendesite e para luftes,apo te periudhes te Luftes te Ftohte.Po te ishte per mendesite e tyre,nuk duhet te ishte krijuar Bashkimi Europian,sepse sipas ketyre mendesive,Europa,do te vendosej nen thundren e Gjermanise si pushtuesi i djeshem i te gjithe vendeve te Europes,perjashto Angline dhe Zvicren.Kjo lloj opozite,duhet te dale hapur:Nuk desheron hyrjen ne BE,por kete nuk ja mban t’a thote,sepse e ka popullin kunder…Eshte mendesia e Saliut,nje filosreb i klasit te pare,i cili ndryshe flet e ndryshe vepron.Ne kohen e konferences te Rambujese,mbrojti Serbine duke mos paranuar firmosjen e marreveshjes,njohu minoritet Serb ne nje fshat me disa familje Serbe ne rrethin e Fierit,theu embargon e OKB-se duke i shitur nafte Serbise per te masakruar vellezrit tane te Kosoves etj si keto.
    Prandaj nuk duhen degjuar keto zera korbash,por duhet ecur me hapa te matur dhe ne interes te Shqiperise dhe rajonit…

    1. ben says:

      Bardhi
      Mqs ke goxha njohuri e inteligjence na i shpjego pak si mund te ndodhi qe saliu ka tere jeten qe eshte spiun i serbit dhe tani qe shqiperia do bashkohet me serbine ai nuk do??????????
      Do te isha mirnjohes.

  7. shushica says:

    Z.Mero …leri budollalleqet e Palokes dhe PD….problemi nuk eshte Rama ..as vendet e Ballkanit Perendimor….Problemi eshte BE ….qe perdor kritere te ndryshme ,jo standarte ,,,ne perputhje me interesat gjeostrategjike…Ne fazen e pare ,pas viteve 90 miliardat vershuan drejt pjeses lindore te Gjermanise ,Polonise ,Cekise,Sllovakise ,Hungarise ,vendeve Balltike ,Rumanise ,Bullgarise,….jo pse ato plotesuan kushtet..por thjesht per per bllokimin perfundimtar te Rusise….E njejta gjepo ndodh sot me Ukrahinen ,ku praktikisht nje shtet i falimentuar po ushqehet me miliarda ,gati falas…Ndersa Ballkani Perendimor ka humbur rendesine gjeostrategjike…pavaresisht nga propoganda mbi rrezikun rus apo turk …Asgje me rendesi mund te beje Rusia ,aq me pak Turqia ne Ballkanin Perendimor ,rajon qe per nga kultura ,civilizimi mijravjecar,eshte shume me europian se Europa Qendrore dhe Lindore…Çeshtja eshte e thjeshte ,me premtime boshe ,konferenca e programe ,shtyhet sa me shume integrimi i Ballkanit perendimor …Asnje rajon nuk ka bere programe te perbashketa per tu futur ne BE …Atehere perse Ballkani Perendimor duhet te beje …thjesht per te gjetur pretekst per mospranim ….Sepse ne Ballkan ka dy shtete me probleme gati te pazgjidheshme ,,,,Serbia me Kosoven dhe republiken serbe te Bosnjes dhe vete Bosnja …E pra ,ne se keto ceshje nuk zgjidhen ,natyrisht smund te kete nje date pranimi ..Rrjedhimisht mbeten jashte edhe Shqiperia ,Mali i Zi ,Maqedonia..Sepse ,me planin per integrim rajonal do te zbatohet parimi ..o te gjithe ..o asnje…Kjo eshte gracka….Mero ..te tjerat jane fjale…fjale…..

  8. artan says:

    T’i kundervihesh dalldise se Edi Palokes, nje njeri pa shtylle kurrizore, eshte humbje kohe z, Mero.

  9. baffo says:

    opozita shqiptare ka nevoje per nje kure te forte ti pijne ilacet rregullisht per keto ilace ato duhet ti blejne vetem tek farmaci RAMA atje jane ilace te rregullta ti pijne cdo dite dhe ne fund do shohim se sa te kuruar do jene ok vetem tek farmaci RAMA ai ju kuron mire

  10. al paci says:

    O zotrinje shqiperia dhe kosova po nuk konkuruan dote mallrat serbe qe jane te skaduara dhe cilesi zero, si do ja bejme kure te hapet tregu me BE qe kan cilesi dhe prodhojn me kosto te ulet. Kjo eshte gje e mire te hapet tregu me rajoni dhe te behemi konkuruse dhe me pase te shohim BE.

  11. vitori says:

    i dashur MERO.! Te kam ditur per djal pragmatist qe, si, nen shembullin e EDIT qin bydhen tende per pak favore,, po mos e kalo masen o burri e malesive te jugut te shqiperise,,,nuk do ta falin brezat qe vijne ne qofte se tani me talentin tend nuk i del kunder idese se jugosllavise qe po ngrihet ne horizont,,,,,,, sa per kete komisionerin Hahn,,,,,,,, O ti KOMISIONERI HAHN,,, Ne skena shtet, se ty nuk duhet me te lan me hy ma n’shqiperi,,,, TI QISHA TAN ROPT E SHPIS,,, klysh pederast kurve,,,,, me gjith jugosllavin tane,,,,,,PO SHQIPERIA KA QENE, ESHT, DHE DO TE JET, EDHE KUR TE ZHDUKEN TAN KURVAT QE PJELLIN KOPILA SI TI E SHOKET TUAJ………

  12. Shkodra says:

    Ketu ,ne kete gazete ,shkruhet dhe komentohet si te jetosh ne kohen e gazetes Zeri Popullit ,injoranca nuk ka fund…..

  13. Art says:

    Kemi 25 vjet qe permemdim parrullen shqiperia ne be. Dhe me duket SE po perfundohet ne Nje jugosllavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje