Një qeveri për vete!

27 Gusht 2017, 19:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edi Rama ka ndërtuar një qeveri të parashikueshme, bazuar tek nevoja për të përfaqësuar partinë tek njerëzit e suksesshëm të saj dhe tek fasada si taksë e Edi Ramës. Tre “musketjerët” e qeverisë, duket se janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Blendi Klosi, të cilëve u ka dhënë më shumë se gjysmën e qeverisë së kaluar në duar, bazuar në suksesin e tyre elektoral dhe qetësinë që i krijojnë në punë me të. Të tre ish ministrat që kanë thuajse gjithë pushtetin, janë figura  luajale me shumë faktorë politikë brenda PS dhe jashtë saj, janë shumë familjarë me botën e biznesit, përfshi dhe dhe oligarkët e mëdhenj të Shqipërisë  dhe të lidhur me shumë fije dhe me botën e shtypit. Përtej kësaj, secili më vete ka dhe tiparet e tij. Gjiknuri është një makinë elektorale, dhe zyrtar që mban ngarkesë të lartë pune. Klosi është një personazh shumë i pranuar brenda PS, që po ashtu ka përballuar një betejë elektorale të vështirë përballë LSI në Berat, ndërsa Ahmetaj është ndoshta i vetmi ministër që i heq frikën Edi Ramës nga bota e vështirë e financës dhe ekonomisë me lehtësinë që ka, “për të thënë, mirë të bëhet mirë”. Ai pati sukses të ndjeshëm në shifrat e financës dy vitet e fundit që mori Ministrinë e Financave, përmirësoi rritjen ekonomike, stabilizoi disa faktorë makroekonomikë dhe relaksoi raportet me FMN. Plus kësaj, ai i mbijetoi një beteje të paparashikuar elektorale në Kavajë, duke mbajtur PS në kuotat e saj,  edhe pse rreziku për të humbur gjithçka ishte gati nga grryerja prej efektit “Rroshi” në Kavajë, që u pa me atë që ndodhi me Bashkinë.

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi që dihej se ishte ministër dhe ka qenë ministër në hije dhe gjatë kësaj kohe që i ka përgatitur Edi Ramës skemën e re të organizmit të Ministrisë së Brendshme, duke u fokusuar shumë tek Vettingu i policisë, lidhjet e forta të policisë me komunitetin dhe përmirësimi i imazhit në bashkëpunimin me partnerët Perëndimorë.

Lindita Nikolla është rikonfirmuar jo vetëm për suksesin elektoral në Lezhë, por dhe faktin që ka kompletuar ndërkohë reformën në arsim duke e bërë atë funksionale dhe të prekshme për çdo student.

Niko Peleshi, i cili ishte në një farë mënyre një kancelar i qeverisë “Rama1”, ka marrë përsipër Bujqësinë, sektorin më jetik të vendit dhe thuajse e vetmja shpresë që kemi për mbijetesë ekonomike. Dhe besoj që është zgjedhje e mirë.

Prurjet e reja në qeveri, të cilat në shumicë janë femra, duket se vijnë më shumë për shkak të skemës që Rama ka në kokë për barazinë gjinore, se sa për identitetin e tyre. Ato janë aty për të prodhuar lajm për barazinë gjinore më shumë se sa për të ofruar vlera surprizë, siç premtoi Rama në periudhën e torturës ndaj PS, kur nuk debatonte për emrat e mundshëm. Edhe pse Edi Rama do të hyjë në histori si politikani që ka promovuar më shumë femra në karrierën politike, ai po ashtu do të hyjë në histori, si politikani i sasisë dhe jo cilësisë. Ende nuk kemi një femër simbol të PS, që është produkt politik i Edi Ramës, siç ka pas mbetur nga pushteti i Nanos, Arta Dade apo Valentina Leskaj, apo nga Berisha, Topalli apo Bregu. Dhe kjo vetëm për shkak të vesit të tij për t’u foksuar tek sasia, por dhe tek mosdurimi për të vazhduar promovimin pasi bëhen të njohura. Sot imazhi I femrave që ka promovuar Edi Rama, janë drejtoreshat e tij, në tërësinë e tyre, të bukura, arrogante shpesh kokëboshe dhe nga pak hajdute. Askush prej tyre se ka luksin të mbetet aset politik. Nuk njoh ndonjë socialist qe voton PS për shkak të tyre. Thjeshtë drejtoresha që herë herë quhen dhe ministre.

Në tërësinë e saj kjo është një qeveri e cila i duhet Edi Ramës, pasi ka brenda saj mjaftueshëm njerëz që mbajnë ngarkesën e qeverisjes në stilin e tij dhe mjaftueshëm fasadë për t’u dukur dhe e bukur.

Rreziku i vetëm për Edi Rmaën në këtë qeveri, është se kjo është një qeveri tërësisht e tij, dhe i heq atij çdo alibi për dështimin e saj.

Asnjë qeveri prej vitit 1991, nuk ka qenë e gjitha e kryeministrit, sa është kjo. Berisha si më autoritari, prej vitit 2005 ka qeverisur me njerëz që nuk i ka dashur dhe nuk e kanë dashur. Fjala vjen ai ka pasur në qeveri, Genc Pollon, Genc Rulin, Arben Imamin, Nard Ndokën, Ferdinand Xhaferin e ndonjë tjetër që në fakt nuk e kanë dashur dhe ai e dinte këtë. Dhe ata janë sjellë paksa si ministra të pavarur brenda qeverisë. Në mandatin e tij të dytë kishte shtesë dhe ministrat e LSI.

Kjo është hera e parë që një kryeministër ka një qeveri për qejf të vet, duke ekspozuar dhe veset që mbartin qejfet e tij. Është e sigurt se qeveria ka lënë shumë të zhgënjyer brenda grupit parlamentar që natyrisht nuk kanë ndërmend të ngrejnë zërin, por e keqja është se mund të heshtin dhe kur qeveria të ketë nevojë për mbështetje. Ndaj është mirë që qeveria, por sidomos Edi Rama, të fillojë të mendojë t’i bëjë të gjithë të ndjehen të fituar dhe në pushtet. Sidomos brenda PS.

 

23 komente në “Një qeveri për vete!”

  1. Monika kryekatrori says:

    Mero e ke degjusr fjalimon e Rames sot apo jo…Ti si gazetar qe je a me gjen do ndonje kryeminister (jo e jo), apo politikan gjate ketyre viteve pas diktature qecte kete folur kaq hapur e kaq bukur e te preke plaget e ketij vendi…ndoj nuk me duket e drejte te kapesh pas pikave qe do te komentonte nje fshatar provincial duke mos prekur fare boshtin kryesor te shqetesimit te kryeministrit…qeveri e tij, qeveri per qejf te tij, qeveri jo e tij e bla bla bla kjo eshte teme qe diskutohet ne fshatra jo ne gazetat kryesore te vendit. Asnje nuk komenton arsyet dhe fjalen brilante te Rames sot…merten me periiferine dic bejne edhe idiotet qe quajne veten opozite qe i bien vetem ne nje vrime kavallit me genjeshtra e shpifje akoma pa filluar punen qeveria.

    1. Bushi says:

      Monika kryekartori! Ke te drejte.Me sa po kuptoje une se edhe Mero Baze po shkon per lesh.Ai po e kthen fleten e realitetit dhe po shkon nga ajo e dovletit.Nuk me duket e deejte kjo vrejtje e pabaze qe bene Mero,per Edi Ramen dhe qeverine e tij.Ai eshte kryeminister dhe i di vete punet e qeverise.Artikulli shkon e te çon drejte e ne zyren e Berishes,i cili mezi i pret keto akuza.

  2. Kotfare says:

    Te shohim sa drejtore do denohen dhe si do sillen drejtoret e rinj!

  3. Arber Iliri says:

    Rama eshte nje lider modern europian, shume mire me promovimin e zonjave.Jam i sigurt se lemi per te pare nje qeverisje shume me te mire se gjithe te meparshmet.Kjo eshte qeveria shqiptare e BE.

  4. Nordi says:

    I vetmi ministër me integritet është Xhafa. Është i drejt konstatimi që ministrit femra të promovuar nga Rama si në qeverinë 1 dhe 2 nuk përfaqësojnë asgjë tjetër vetëm se janë arrogante, kokeboshe, hajdute dhe të korruptuara.
    Nëse dështon, përgjegjësia është e gjitha e Ramës dhe mjet populli.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ministrja me e suksesheme ka qene z.Kumbaro, modeli i saj me ngjason me Veliajn.
    Ministri me i dobet ka qene Klosi,por me i sukseseshmi ne punet partiake !
    Ministri i sukseshem Ahmetaj, e ka shume te veshtire te luftoj korupsionin,ka rreth vetes pjesen me te koruptuar te administrates,u duk sikur u riemerua ne sekondat e fundit.
    Ministrit fantazme si ajo e rinise,punes,tani ajo e mbrojtjes se bisnesmeneve,nuk duhet te ekzistojne,per aq kohe sa ka organe te drejtesise.
    Lirimi nga detyra e ministres Kodheli dhe Beqja ,ishte ne kohen e duhur.
    Viktime e mandatit te pare 4 vjeçar eshte Tahiri.

    1. Faro Bythka says:

      Or taj Ministrja ma e mire eshte Vdeksha Nikolla. Jua ciu nonen shkollave ene universiteteve. Si ish pjese e harremit te Rames ska ndonje merite tjeter. Tung

  6. Nji qeverri per vete !- thot mazllumi katundit .
    Po sigurishte qe per vete ,do ta ndertoje ,me njerzit me te besuar ,
    keshtu veprohet kudo ne bote haha.
    perse do ndertonte nji qevrri per putanat e bashkuara te opozites Rama .
    Vetem nji tru tinzar ,qe kerce bel-danc si rrospit e medies si mero boze
    mundet te leshoj nji bajge te tille .
    yyyyyt katunar ne surrat ,tinzar ne mendim, muzlluman hesap ,rrethuar nga ligesia
    u bo ene muzllumi te bej politike boooh

  7. NA says:

    Mero, kjo analize e vaket, qe edhe ti besoj ia ndjen vakesine, nuk te nderon hic… nuk te kisha pare kaq te vaket e pa shije prej sh kohesh. Duket sikur sapo ke nisur pershtatshmerine me qeverine “e re”. Ore mbase mire ben, (nuk dua t’i hyj pse-ve te mbases), po per mua, me mire te mos kishe shkruar hicogje, se shkrove keto rradhe pa grinte!

  8. Bato says:

    Te ndihmofte Zoti, o Ramë, se kjo liste ministrash zor se do te ndihmoje. Manierat e tua dalin lehtesisht ne siperfaqe. Je dhe mbetesh shume figurativ. Urimi me i mire eshte qe te gabohemi ne dhe jo ti. Dhe beso, se eshte nje urim i sinqerte!

  9. MPJ ja says:

    Sa per vendosjen e Ministrave,eshte pune e tije e nuk i hyme ne hesapet qe ka bere vet Kryeministri. Sa per drejtoret neper ministrira, ke pak te drejte ne ato qe thua,psh ne MPJ ke drejtoreshen kryesore te Ministrise, b.nj. qe ben ligjin, e qe nuk pyet as per minister,por i ben vet emerimet neper ambasada,sidomos personelin teknik,per te cilet edhe u ben presion ambasadoreve.

  10. Emigranti SHBA. says:

    Urime dhe suksese qevris 2 te zotit Rama. Persona me integritet, te perkushtuar dhe te suksesshem ne detyrat e meparshme dhe me te vendosur per aritje te objektivave ne kete kater vjecar. per ta ber SHqiperin si e deshirojn qytetaret shqiptar brenda e jasht vendit..

  11. Vlora1912 says:

    Percaktimi i sakt i Meros per kabinetin femeror…me i sakti i mundeshmi!!
    Ministre;
    Harbute dhe Hajdute,
    Gjatoshe dhe Kokboshe..

    Pse ky eshte ekipi qe do zbatoj reformat e medhaja ne drejtesi, ne administrat, do bej vetingun?
    “Suksesi” i tyre eshte i garantuar, njesoj si ajo Pirdhopali e doganave…..e cila rezultoi me me pak te ardhura se ne kohen e Barbarit Saleh..

  12. Juli says:

    Te gjithe janë fitimtarë. Moj ja ki gajlen themi ne nga Elbasani.

  13. Juli says:

    Mos ja ki gajlen themi ne nga Elbasani.

  14. Fatmir Lohja says:

    QEVERIA E RE
    Duhet t’i urojmë sukses qeverisë së re,se është mirë për të gjithë:”I ecte puna e mbarë,për të realizuar çfarë kanë të shkruara në letra ,e çfarë i kanë premtuar sovarnit!
    Jeta ka treguar ,sa do i bukur të jetë libreti,kur muzika nuk është e harmonizuar,si rezultat i mllefit,dhe këngetarët nuk janë profesionist, opera ështe e destinuar të dështoj në publik.Kjo aksiomë nuk ka nevojë për vertetim.Qofsha unë në gabim,që e shoh muzikën e pa harmonizuar dhe këngetarët nuk më duken profesionitsë.Per Shqipërinë, do të ishte shumë më mirë.,të gaboja unë në arsyetim.
    Me respekt Fatmir Lohja.

  15. Ditjona Lemaj says:

    Do te ishte arritje sikurse ne keto keter vjet te kishim te pakten nje referendum per ndonje ceshtje, fjala vjen per improtin e plehrave, apo dhe per ndonje gje tjeter, thjesht per te ushtruar demokracine direkte, e per tu mesuar me te, pasi dhe teknologjia do ta mundesoje ate gjithmone e me shume ne te ardhmen.
    Per me shume kjo lloj vendimarrje u heq nga dora burrokrateve pergjegjesi te panevojshme, e si rrjedhoje dhe korrupsionin qe e shoqeron, gjithashtu Shqiperise i pershtatet shume nje vendimarrje e tille, dhe kjo gje vetem do ta begatonte dhe maturonte ne arenen nderkombetare.

  16. lexuesi says:

    Sakte fare !

  17. AMY says:

    Mero eshte nje qeveri qe mendohet te bej pune, dhe nuk kane pse bejne gam gam bashet, berishet, me shoke, ata kane patur ne qeveri njerez hajdute vrases kriminele, te lidhur me krimin, qe e cuan kete vend ne fund te humneres, dhe ben sic deshen vete,
    Tani Rama ka shumicen dhe i takon atij pergjegjesia te zgjedh me cilet do te punoje, ne vazhdimesi do shikohet puna e tyre,
    nje gje eshte fakt: E MAJTA- PSja ka njerez serioz qe dine te bejne shtet, dhe kjo e Majte PS-ja do bej shtet, do Ilir Meta me Moniken, apo miqte e tyre te kahershem berishet dhe bashet, kjo nuk ka rendesi, pjesa me e madhe e popullit eshte me PS-ne dhe ne presim shume nga ky shtet qe po behet,

  18. Fatmir Lohja says:

    QEVERIA E RE
    Duhet t’i urojmë sukses qeverisë së re,se është mirë për të gjithë:”I ecte puna e mbarë,për të realizuar çfarë kanë të shkruara në letra ,e çfarë i kanë premtuar sovranit!
    Jeta ka treguar ,sa do i bukur të jetë libreti,kur muzika nuk është e harmonizuar,si rezultat i mllefit,dhe këngetarët nuk janë profesionist, opera ështe e destinuar të dështoj në publik.Kjo aksiomë nuk ka nevojë për vertetim.Qofsha unë në gabim,që e shoh muzikën e pa harmonizuar dhe këngetarët nuk më duken profesionitsë.Per Shqipërinë, do të ishte shumë më mirë.,të gaboja unë në arsyetim.

  19. Zgalem says:

    Sot , kur pashe formulimin e kabinetit Rama 2 , gjykoj se eshte zgjedhur me kujdes dhe pjekuri . Me duket kabinet pune . Mu fanepsen perpara syve thirrjet patetike te L. Bashes nga tribunat elektorale , kur uluriste : Une do te jem Kryeministri I arthe I Shqiptarve . Une keshtu , une ashtu …. Rama I lutej elktoratit : Ju lutem , me jepni voten te qeverris I vetem . Sa ndryshim kne keto dy qendrime ! Rama kerkoi pune dhe e gjeti . Tjetri kerkoi kariere dhe u refuzua me percmim . Populli nuk I do megallomanet , mendjemedhejte dhe dembelet klasike . I njef mire populli . Mos u mundoni te gjeni pse humbi PD ja . Vetem nga Berisha dhe nga Luli , nga askush tjeter . Kabineti edhe po pati ndonje difekt , e ujdis Kryetari i Kabinetit . Kjo eshte arsyeja , qe titullaret duhet te jene te afte dhe te besushem . Ky kabinet dhe ky tituullar , jane te duhurit , per aktualitetin shqiptar . Zgalem

  20. pro says:

    Pa u mare me fasadat ministrore them se suksesi i tyre do te rrjedhe nga perzgjedhja e stafeve perkatese .nje minister i afte di te perzgjedhe dhe te meritoje plus/minus REZULTATET.

  21. Emigranti says:

    Ka mjaft komentues qe flasin si ejema e thanes ne maje te zeqos .Akoma kjo qeveri e nderuar nuk ka filluar pune , atehere si mund te flasesh ? Si duket e shohin punen e kesaj qeverie me filxhanin e kafes .Pra kemi te bejme me njerez kritizere zemer keq.Reformat e ketyre kater viteve qe iken , vetem nje Edi arriti ti beje rezultatet e tyre do ti shohim .Ato do ta rritin prodhimin ashtu si pemet.E vecanta e kesaj qeverie qe jap sukses eshte kualicioni me popullin i cili eshte ai qe e vlereson dhe e voton.Uroj qeverine arritje te tjera ne interes te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje