Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit

27 Gusht 2017, 21:26Politika TEMA

Ish deputeti i PD dhe një nga zërat kundër Lulzim Bashës, Astrit Patozi ka reaguar pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar ‘Rama 2’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Patozi shkruan se nuk duhet të shikohet ngjyra e timonit, por veset e shoferit.

Sipas tij, qeveria është e njëjta me ndryshimin e vetëm se mungon LSI. Patozi thotë se qeveria e re do e ketë fatin e të parës.

 MOS SHIKONI NGJYRËN E TIMONIT, POR VESET E SHOFERIT

Po shoh se ka shumë pezm për qeverinë e re të Edi Ramës, por nuk e kuptoj dot se ku qëndron çudia. Sepse për ta “rrëzuar” me komente atë po përdoren si argument emrat më të natyrshëm të një qeverie të Partisë Socialiste. (Të mos harrojmë se është hera e parë në historinë postkomuniste të Shqipërisë që një parti e bën e vetme qeverinë).

Disa nga të cilët janë aty që nga viti 1941, ndërsa disa të tjerë i solli me vete Edi Rama si pajë, kur shkoi nga bashkia në selinë e PS.

Janë të njëjtët, me të cilët kemi bërë edhe paqen, edhe luftën, edhe shiun edhe diellin, jemi sharë e akuzuar, pastaj kemi bërë marrëveshje e jemi pajtuar, në tërë këto vite.

Por mbi të gjitha, janë tamam ata që na mundën keqas më 25 qershor, duke marrë padrejtësisht në duar të vetëm timonin e vendit, edhe me bashkëpunimin apo paaftësinë tonë.

Ndaj më duket e pavend të merremi sot me emrat e ministrave, sepse nuk mendoj që Edi Rama e ka problemin se nuk di të ndërtojë një qeveri, por se nuk di dhe nuk do që të qeverisë.

Në votëbesimin e kabinetit të parë të tij, këtu e 4 vjet të shkuara, kam thënë se ajo ishte qeveria e parë private dhe jopërfaqësuese në Shqipëri. Dhe për shkak se ishte e tillë ajo nuk shkëlqeu asnjë ditë.

Sot Edi Rama na paraqiti serinë e dytë të kësaj telenovele, ku i vetmi ndryshim është mungesa e ministrave të LSI-së, por vetoja dhe shijet e kryeministrit janë po ato.

Ndaj nuk kam asnjë dyshim se do të ketë fatin e së parës.

14 komente në “Mos shikoni ngjyrën e timonit, por veset e shoferit”

  1. Mira says:

    Ik o ..irdhu ti.!
    Legen!??

  2. Jimi says:

    Tapoz! Leshte te duken bukur, se i ke lyer me xhel e kena’. Vetem qesh pak qe te bejme nje foto, shiko pak ketu tek xhaxhi, me shendet!

  3. Koba says:

    Ik rregullo kaptinen se te kane dale shume xhunga.Shiko problemet me Lyl Hajdutin se ketej nuk ke pamje fare.

  4. Roza Trendafili says:

    E ke uruar me stil Qeverine “Paste fatin e se pares”, dmth te qeverise e qete per 4 vjet e, pas kesaj PS te fitoje perseri. Fjala jote, ne vesh te Perendise, Astit Patozi. Dhe mendo e lutu per ndonje pune, se s’te pranojne me as gazetar. Jo se nuk ju duhesh, por s’di te shkruash.

    1. Che says:

      Po cthua se mos ju qeverriset me mire ,vec nje gje dini te beni ,te pasuroheni vete ,te lini popullin ne mjerim,jeni te gjithe njelloj.Po do vije dita qe populli do tju ndershkoje fort debila plera.

  5. petrit says:

    Kur e sheh duket si Kooperativist ! si fshatar tipik , Tani kete se pordhen ne PD ,ky i ben verejtje z. Rama .

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vetem kur flinte shoferi,Ristani i vodhi mandatin !

  7. Bert says:

    O Patozo,ç’bone me?A po ja fut Lulit a jo?Ku e ke ate levizjen tate askend,askush,bashke,me nje fjale tra la la me bishta prasi?A po e bo PD-ne,a po hedh qeverine,çfare do besh? Na e thuj pra.

  8. alphade says:

    O Kavajas, pirdh,pirdh se lirohesh ! Ptfuuu rrace e keqe !
    Hajn singjithe banda pedeiste jane ne gen hajna,idem si
    kryebanditi i Vicidolit , ky i fundit edhe kryekriminel i lindur ,
    antishqiptar i terbuar , spiun i Milloshevicit, tradhetari me i
    madh i kombit shqiptar . Atdheshitesi me i felliqur i Shqipe-
    rise. Kaq per sot ,neser na pret nje ite e re ! Poshte tradheraret
    e kombit shqiptar !!!!!

  9. mali says:

    o lloqe palloqe, je beri si qeni pa zot, leh rrugeve kuturu.

    berisha nuk te ve me litar per gryke ty, ik te ka thene. por ti akoma leh per berishen.

    ai ka hallin e tij, nuk ka kohe te merret me zagaret qe ka leshuar.

  10. a says:

    Jo po te shohim surratin tend te bukur.

  11. Qytetar says:

    Ik o pirdhu mos do te te marre doren Ty surrat?

  12. guri says:

    O Patos po ta perseris qe noj redaksi dhe kakaris sepse per politike je nje hic.Puna jote eshte te rregullosh familjen tate masnej te tjeret.

  13. E verteta says:

    Ik ore idiot se na e shpife!Batuta pijanecesh!Nje vrime ne uje bere e bete gjate gjithe karrieres tuaj politike tani na dilni si te mençur me batuta katuni!Shko futi ndonje dopio tjeter se ndoshta kthjellohesh!Kur na del edhe ti si burre me “karakter” pale, qe ma ke fytyren si patate e prishur!Pupupu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje