“Burrëri” pas Kuvendit dhe “trima” pas beteje

28 Gusht 2017, 19:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dikush duhet t’i thotë opozitës, se emrat që ajo po sulmon në qeveri, nuk janë të rinj dhe nuk po dëgjohen sot për herë të parë në politikë. Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Niko Peleshi, Ditmir Bushati, e Mirela Kumbaro, jo vetëm që janë figura të njohura, disa historike dhe disa përfaqësues të një gjenerate më të re socialistësh, por në tërësinë e vet, janë ekipi që mundi opozitën e sotme. Ata janë kryesisht drejtuesit politikë të qarqeve më të rëndësishme në vend, që dërrmuan Partinë Demokratike dhe bënë që Partia Socialiste të fitonte e vetme pushtetin, si rrallëherë prej vitit 1992.

Në biografitë e tyre nuk ka surpriza që nuk i njohin shqiptarët. Gramoz Ruçi është një ish komunist, i futur pesëmbedhjetë vjet pas Sali Berishës në Partinë e Punës dhe ish Ministri i Brendshëm, i parë i demokracisë dhe jo i fundit i diktaturës, pasi është bërë ministër më 27 shkurt 1991, pasi është rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Të tjerët janë gjenerata e dytë e socialistëve të viteve 2000, të gjithë të njohur e të stërnjohur, për të cilët nuk ka ndonjë kuriozitet që nuk e dimë. Kemi dëgjuar nga Berisha që Taulanti ka qejf të përdhunojë femra me SIDA, kemi dëgjuar po prej tij që Blendi Klosi do moldave, që Arben Ahmetaj ka qejf treshe, që Gjiknuri ka qejf lekët, që Lindita është si zyshë fshati, që Mirela është “Ndrikulla e Kulturës”, bile edhe që Peleshi është bandit…Shqipëria është gajasur më 25 Qershor me këto akuza. Këta kanë qenë opozitarët dhe pushtetarët më të sulmuar dhe të mbijetuar, të mundur dhe të fituar, për së paku 15 vite në politikën shqiptare. Dikush si Gramozi i mbijetuar edhe për 27 vjet, shok me Kastriot Islamin dhe Sali Berishën e PD.

Më 25 Qershor shqiptarët i kishin emrat e tyre në krye të qarqeve më të rëndësishme të vendit dhe mes tyre dhe baltës që u kishte hedhur Berisha për vite të tëra, zgjodhën ata.

Nëse ka një gjë që është legjitime në qeverinë e re të Edi Ramës është pikërisht përfaqësimi politik. Ata janë përfaqësues autentikë politikë të Partisë Socialiste dhe emblema e fitores së 25 Qershorit.

Të harxhosh energji për t’u shpjeguar shqiptarëve tani pas beteje, kush janë ata, është më shumë se qesharake.

“Burrëri” pas kuvendi dhe “trima” pas beteje, nuk ka. Këta e kanë mbaruar edhe kuvendin me shqiptarët dhe burrërinë në betejë. Dhe kanë marrë votat e shqiptarëve.

Kjo qasja e opozitës për t’u marrë me ta dhe biografinë e tyre, përveçse është jo produktive për ta, është dhe një tregues i mungesës së ideve për të bërë opozitë, ose së paku për të sulmuar qeverinë e re.

Në këtë kabinet mund të sulmohet prirja e Ramës për megaministri, risktukturimi në funksion të grumbullimit të pushtetit në disa duar, promovimi i dyshimtë i disa emrave anonimë, por nuk mund të gjykohen fitimtarët. Ata aty i kishin më 18 Maj kur bënë Marrëveshje me Edi Ramën dhe e duartrokitën. Ishin së paku pesë nga këta ministra që i thanë Lulzim Bashës “urdhëro karrigen tonë”, se ne fitojmë dhe pa atë, dhe e fituan. Janë këta që bënë betejën e 25 Qershorit dhe e bënë Lulzim Bashën të thyente rekordin historik të Partisë Demokratike në 27 vite, duke marrë rezultatin më të ulët. E bënë këtë duke i hapur rrugë dhe paranojës së Lulzim Bashës për qeveri teknike “se mos i vidhnin votat”.

Tani ky film ka mbaruar. Detyra e opozitës nuk është të caktojë emra në qeveri edhe pse me sa duket Lulzim Basha e ka pritur dhe këtë. Detyrë e opozitës është të bëjë “qeverinë” e saj në opozitë dhe të konkurojë sërisht pas katër vjetësh me qeverinë që po shan sot. Këtë radhë i hapën rrugën, e futën dhe në qeveri dhe nuk ia doli dot. Herë tjetër do ta ketë pak dhe më të vështirë. Se tanimë i është djegur dhe skenari i çadrës.

14 komente në ““Burrëri” pas Kuvendit dhe “trima” pas beteje”

  1. kujtesa says:

    Z. Mero!
    Eshte e kote te merresh me Lulin &Co,por doja te thoja nje gje:
    -kjo opozite,me kete “qeveri krimi” e ka shume kollaje te vije ne pushtet. Pse merzitet kaq shume se Rama ka vendosur te pa afte dhe anonime ne krye te saj!
    Sa per Rucin,Berisha ishte 13 vjet ne pushtet dhe dihet boterisht qe gjyqesorin e kidhte ne thesin e vete. Pse doli i pa fajshem nga ai gjykim,kur Lulka as qe u gjykua per vrasjen e 4 te pafajeshme ne mes te bulevardit?
    Do behen si dordoleca edhe 4 vjet ne parlament sa do vije dita dhe sdo guxoje shqiptare per tu bere deputet i PD.

    1. AMY says:

      TE LUMTE MERO ! FIKS FARE JUA E KETHEN, ATA KANE FITUAR, MARRE VOTAT POPULLORE, TANI KETA FILLOJNE NGA E PARA, SE CFARE KERKON BASHA AS VETE AI NUK E DI, AI DHE BERISHA DUAN TE SHAJNE DHE SHAJNE, POR KARVANI DO ECI PERPARA, ATA LE TE SHAJNE APO QAJNE GJITHE DITEN APO NATEN, ASKUSH NUK PJERDH ME PER TA ! ATA JANE NJE MINORANCE PER 4 VITE TE ARDHSHEM, DHE PO TE JENE TE ZOTE TE DINE TE BEJNE OPOZITE LE TA BEJNE, POR NUK I VENDOSIN ATA SE KUSH DO BEJ SHTETIN SOT. BASHA ME BERISHEN JANE PROVUAR, JANE DY PERSONA QE VETEM SHTET NUK KANE BERE, PER TE VJEDHUR DHE VRARE PO,

  2. Lisi says:

    Mero , siç duket , je nxituar një çikë .
    Në kuvënd duhet mënçuria . Burrëria dhe sinonimi i saj , trimëria , duhen në betejë !

    1. Flutura says:

      O shkurre, Merua thote mencuria pas kuvendi dhe trimeria pas beteje nuk i duhen askujt.

      1. Lisi says:

        O flutur që fluturon me hu mbrapa , ti llapaqene ç’mutin don ?!

  3. Bogonica says:

    Nuk e kisha lexuar analizen e z.Baze,tani e lexova!Me nje mikun i cili i perket te djathtes,madje duke qene edhe figure perfaqsuese ne nje rreth, bera kete perqasje te cilen me vertetesi,me paanesi e ben edhe z.Baze,qenkemi ne nje mendje!E gjithe perpjkeja qe ben opozita eshte te mbaje gjelle frymen opozitare,e cila tani mbas zgjedhjeve eshte ne piken me te ulet te historise se saj,madje e ndare ne dy pjese me kufi ideologjike,majtas e djathtas.Ne keto kushte opozita kerkon te gjeje nje “cause” mbi te cilen duhet te mbeshtetet ne aksionin opozitar.Mirpo ky eshte gabimi i saj,ne vend qe vertete te gjeje nje te tille ne kete qeveri,ajo e krijon artificialisht,dhe kur,atehere kur ende nuk eshte thare boja e verdiktit popullor.Fitorja e PS eshte e “frikeshme”,nuk ka ngjare ne historine e pluralizmit shqiptar nje rezultat i tille si rezultati 25 qershorit,(perjashto 1992-shin,i cili eshte analizuar gjate e gjere se si dhe perse ndodhi nje fitore aq e madhe e PD-se). Levizja e opozites me kete “cause” i ngjan asaj fjales se urte popullore,”I zoti e shet,Tellalli se jep”.Si qytetar mendoj se aksioni i opozites duhet te filloje nga vetja,nga analiza e humbjes.Perse humbem?Perse humbem pas 2013 madje me thelle,pra dicka nuk funksionon brenda vete opozites.

  4. luli says:

    Prandaj shqiptaret hikin nga vendi sikur te jete lufte ooo Mero,se akoma komandon ish sigurimi i shtetit.Dhe ti e di mire kete si i pa varur qe je,apo jo?

  5. Jimi says:

    Opozita thote: Ju vertet i fituat zgjedhjet, por qeverine nuk keni te drejte ta krijoni pa na pyetur ne dhe pa dhen ne ok-ej! Hajde merre vesh kete mendje!? Nuk dime ke te pyesim, sovranin e gjithepushteteshem apo ke? Kesaj i thone: I zoti e shet tellalli s’e jep!

  6. Mentari says:

    Zoti Baze jeni larg temes se dites kur Berisha kritikon Ministrat e Spermes Enveriste dhe ja pse.Eshte hera e pare qe Edvin Rama ben propaganden e ” Berjes” se Shetetit ose shkurt mashtrimi I tij per shqiptaret dhe Berisha apo Opozita apo dikush tjeter duhet ti demaskoje Mashtrimet e Edvinit se ne qoftese ai eshte serjoz per te bere shtet ne Sistemin Demokratik ai ne radhe te pare duhet te bej ministra njerezt e Edukuar dhe pa asnje njolle korrupsiopni dhe krimi dhe Gramoz Ruci ka duart e krimit (dihen se kush i vrau djemt e shkodres) por duke bere Rucin Kryetar Kuvendi ai Edvini e minoj Berjen e shtetit me perpara se te ai te filloj qeverijen.Po Ahmetaj qe ka mbaruar per prekthyes se Anglishtes qe nuk ka asnje edukim per financat etj si duhet pranuar nga Opozita? me MInistra te korruptuar dhe te paafte sic eshte Ahmetaj shteti shqiptar shkon me keq dhe asnjehere nuk behet shtet.

  7. Bushi says:

    Ne vitin 1992,fitoi Berisha me partine e tij demokratike,se populli tha.”hajt t’a provojme njehere”,dhe ja dha voten.Por kur pa te gjitha terselleqet,djegiet,shkaterrimet,padrejtesite e shume e shume te zeza,populli nuk e votoi kurre,sote e kesaj dite.Sali Berisha,krijoi rreth vehtes shikun e forte personal,me te cilin bente reprazalje,merte zgjedhjet me force,duke vjedhur hapur votat e popullit.Hiqete kutite dhe i zevendsonte me ato te tija,qe i kishte pergatitur.Prandaj populli ka urrejtje te madhe per kete parti.Si parti pd-ke nuk eshte e keqe,por Sali Berisha i dha njyren e keqe kesaj ,dhe i ndryshoje imazhin,sa populli sote thote se pd-ke eshte parti fashiste.

  8. Trimi says:

    Sakt.Shkurt.per te gjithe.Bravo Mero

  9. Jimi says:

    Keta qe kritikojne Ramen per krijimin e kabinetit qeveritar, kujtojne se i vetmi etalon te cilit munde ti referohet Rama eshte modeli demonkratik, si modeli me i persosur. Nese vertet do te ishte keshtu, sovrani nuk do t’ju shporrte me daulle ne 25 qershor. Tani kane edhe goje e flasin! Ne ka model te cilit Rama nuk duhet ti referohet per drejtimin e qeverise eshte modeli i mister mortjes!

  10. Sit back and relaks says:

    Gazetari fshati por qe ne fshatundin e madh qe quhet shqiperi funksionon. Per sa kohe nuk do kete gazetare e politikane te rinj me integritet e me vizion europian Mero e bashkepatrioti i tij shoku Gramoz do jene gjithmone te paret e fshatit. Po ashtu e njejta situate edhe nga krahu tjeter qe po pergatit te vije ne pushtet pas 4 vjetesh. Vend pa shprese e pa jete, dhe me e keqja vend qe as nuk e kerkon shpresen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje