Bënë “mirë” që e ndaluan Nikoll Lesin!

29 Gusht 2017, 19:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tek historia e Nikoll Lesit me policinë, kemi rastin të shikojmë fytyrën e vërtetë të policisë shqiptare.

Ai rast nuk është i rëndë nga fakti që Lesi është botues i gazetës “Koha Jonë”, por pikërisht për atë që thotë policia, për faktin që ata e kanë trajtuar atë, si qytetarët e tjerë, viktima të saj.

Unë u sqarova prej Nikollës, pastaj prej policisë e Bashkisë se çfarë ka ndodhur. Dhe këtu qëndron problemi me arrogancën dhe represionin e policisë në fushata të tilla.

Nikolla, nuk është viktimë e dhunës mbi shtypin, por më keq akoma, është viktimë e represionit të paligjshëm të policisë sonë mbi qytetarët.

Përpara Nikollës sot në mëngjes, doli nga qelitë e komisariatit një arkitekt, që ndërton me leje një zonë rezidenciale afër Petrelës. Policia kishte shkuar në mesditë, kishte arrestuar katër a pesë hidraulikë që po istalonin banjat dhe i kishte marrë në komisariat. Punëtorët i ishin lutur policisë të priste pronarin se ata aty do të qëndronin, por as ka denjuar ta dëgjojë sugjerimin e tyre. Më pas ka shkuar pronari, që është arkitekti, e kanë marrë dhe atë në komisariat. Aty pasi kanë qëndruar nja pesë orë, kanë verifikuar që është me leje, dhe i kanë liruar. Askush nuk e ngre dot zërin sot për këtë që i ka ndodhur arkitektit.

Sot në mëngjes atij i bëheshin rreth 20 orë peripeci, pasi policia e ka prezumuar si kriminel, dhe ka bërë atë gjestin e arrogancës së marrjes në komisariat.

E njëjta gjë ka ndodhur disa ditë më parë me arrestimin e një inspektori bashkiak që e la të lirë Gjykata, pasi nuk ka faj, apo me shoqërime në komisariat të çdokujt që i telefon policisë rivali, komshiu apo idiotësi të tjera shqiptare, të nxitura nga fryma lejfeniste e kryeministrit për komunikimim me popullin.

Ishte fat që e pësoi dhe Nikoll Lesi si qytetar, pasi ky ka mundësi të bëjë zhurmë. Ai i ka telefonuar kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili i ka konfirmuar se je në rregull me letrat, pasi ke kërkuar shkallë emergjence për pallatin dhe po i ndërton. Ja ka konfirmuar këtë dhe shefi i policisë ndërtimore të Bashkisë. Por policët nuk kanë dashur as të dëgjojnë dhe as të lexojnë, por kanë marrë dy gazetarë në qeli, dhe pas tyre dhe Nikollën që t’u shpjegojë letrat. (Një zot e di ç’kanë hequr duke dëgjuar). Dhe në fund të gjithë bien dakord që ishte çdo gjë në rregull.

Tani pyetja është: a mban përgjegjësi kjo polici që rras nëpër komisariate gjysmën e njerëzve që shikon duke punuar, dhe nuk shqetësohet fare që shkatërron energji, nerva dhe ngjall zemërim qytetar?.

Çfarë fuqie prove ka një denoncim komshiu që mund të ketë me ty probleme të tjera, një denoncim rivali, apo qoftë dhe një foto nga polici digital? E vetmja gjë është verifikimi në vend, marrja e dokumentave dhe nëse ka probleme, aty e ke pronarin, mund të ndëshkosh kur të duash, duke e çuar në gjykatë.

Nga ana tjetër nëse Bashkisë i kërkon leje për punime të brendëshme në shtëpi, duhet të aplikosh onlinë dhe të shkojë deri në tre muaj pa marrë përgjigje, ndërkohë që ti ke nevojë të zhvendosësh një pajisje në banjë, apo një riorganizim të saj. Punimet e përfshira tek deklarata personale janë kufizuar tek lyerje dhe zëvendësim pajisjesh.

Nuk e kuptoj përse duhet heqje lirie në këtë rast, arrestim punëtorësh fakira, që nuk kanë asnjë lidhje me ndërtimin dhe pronën, aq më keq arrestim gazetarësh në rastin e Lesit. Çfarë rrezikshmërie shoqërore paraqet një njeri që është duke ndërtuar shtëpinë e tij, që duhet ndaluar menjëherë, pa verifikuar asgjë? Me këtë kriter mund të arrestosh çdo kantier që i del para furgonit të policisë, përveç atyre që ka marrë lekë përgjegjësi i furgonit dhe t’i mbushesh qelitë e komisariateve me njerëz të pafajshëm. Një ndërtues në Sarandë për shembull më tregonte se si përfundon në qeli sa herë ndërrohet shefi i komisariatit, edhe pse i ka depozituar në komisariat gjithë lejet dhe dokumentat e objektit që po ndërton.

Ndaj rasti i Nikoll Lesit vlen shumë herë më tepër si padrejtësi ndaj qytetarit, se sa si padrejtësi ndaj gazetarit. Vlen më shumë, pasi Nikolla ka fuqinë dhe pati fuqinë ta bëjë publike rastin dhe të ilustrojë me atë, gjithë arrogancën dhe represionin që një tufë policësh që duan të bien në sy për të zellshëm, ushtrojnë ndaj qytetarëve. Janë po këta shefa komsiaratesh që në qytetet kryesore të vendit, nuk ndjekin kriminelët apo drogën, por ulin kokën e mbyllin sytë para tyre, por ndjekin betonieret dhe autobotet e ujit, pasi ato i çojnë tek lekët dhe gjobat që u marrin ndërtuesve apo pronarëve të hoteleve që janë pa ujë në verë. Është kjo frymë represioni që policia përpiqet ta paraqesë si përkushtim që në fakt është shëmtia e këtij shteti e fryëmzuar dhe nga fushata e “qeverisjes me gjithë popullin”. Një frymë e qelbur, që duhet pastruar me rrënjë nga policia gjobvënëse e Shqipërisë.

E vetmja gjë e mirë që kanë bërë është që përfshinë dhe Nikollën në këtë listë, për ta parë të gjithë sa gjë e shëmtuar është të bësh si i fortë me të dobtit dhe të rrish si mut para të fortëve.

 

 

 

41 komente në “Bënë “mirë” që e ndaluan Nikoll Lesin!”

  1. murat kepa says:

    Prit se nuk keni parë gjë akoma.Mirë ua bën ky psikopat,ju i dhatë votën ai do q… . Me nënë e me babë.Kusur mos ju lërë,prit kur të nxjerri ligjin që burri dhe gruaja të bëjn seks në shtëpin e tyre me urdhër të Edi Ramës.Vuaj o popull se e ke hakë,Edin apo Salën

    1. Luli says:

      Shpresojme te filloi nga ty i pari or zotni.

      1. adi says:

        mero
        ky shperthimi jot ndaj rilindjes eshte 4 vjet e ca i vonuar.
        u vrane 2 femije te vegjel per kete shkak nga rilindja , a e mban mend para 1 viti e gjysem qe 2 femije vdiqen ne nje aksident rrugor ????? sepse rilindja kishte vjedhur barierat e rruges dhe me e rrrrrenda sepse shkonin te takonin babain e tyre ne burg qe kishte bere nje krim te tmershem kishte rregulluar catine e shtepise ne nje fshat te humbur pa leje????????????????
        a e mban mend
        a shkruajte zotrote ndonje gjysem fjale??????
        a e mban mend se policia arestoi nje 88 vjecar ne sarande se po rregullonte kasollen e bagetise pa leje??????
        a mban mend sa varfanjake te tjere perfunduan burgjeve per te njejten gje ?????
        po ata qe bene pisten e avionit per drogen e riformatos 2 kilometra te tera i kapi gje policia???????????
        e pra mero
        sot qe edhe ti edhe ngjela e kuptuat qe nuk vleni me nje grosh per rilindjen filluat sulmin.
        ta dini se juve ju ha me gjithe lecka ed rama dhe nuk ka per tu mbeshtetur njeri absolutisht asnje .
        prandaj beni si te beni e filloni ti beni fresk se per 4 vjet ai ka mandat te qarte nga populli dhe amirikanet.
        lerini lojrat me veting e budalleqe se nuk ka njeri ne shqiperi qe nuk e di qe vetingu ishte loja.
        sa te kete sander frangajn dhe ertv nuk ju pyet as ty as ngjelen as nikollen dhe as kocon.
        ka pase nje shprehje te bukur qe eshte fiks per ju
        revolucioni ha bijte e vet!!!!!!

    2. like says:

      @murat kepa. Shyqyr t´paska hy frika ty pa nami u boft.

  2. Cecua me bicak says:

    Mero para ca ditesh shkrova nje koment te shqiptarja duke paralajmeruar qe kjo fushate rendon mbi fakiret qe ndertojne mure rrethues banesash riparojne catite pjeset e brendshme te banesave por asnjeri nga ju manjatet e mediave se rruajtet per kete se helbete popull i thjeshte ,por sot qe ju prek Nikolla qe per mua s’eshte gje tjeter vecse nje gjobvenes i rendomte ,reaguat normalisht duke kujtuar edhe fakiret perseri per ti perdorur per te mbrojtur Nikollen por edhe veten jeni bere me keq se gjobaxhinjte qe abuzojne me urdhrin e Haki Cakos ,ju reagoni vetem kur ju preken interesat tuaja dhe se hapen 20 kantiere ne tirane qe po na bllokojne rruget ,po na rrisin ndotjen e ajrit po na nxijne jeten me pak fjale asnje fjale nga ju as ne adrese te pop starit televiziv Erjon Veliaj asnje kerekese se si jane dhene ato leje dhe si zbatohen keto kriteret e ndertimit nga kompanite ndertuese, a e din zMero se sot per dy ore ne rrugen paralele me trasene e Bulevardit te ri u paralizua levizja e njerzve dhe mjeteve per shkak se firma ndertuese me papergjegjshmerine e saj ka bllokuar kolektoret e ujrave te bardha dhe te zeza dhe kjo situate perseritet cdo vjeshte e pranvere ka 5 vite dhe askush nuk do te ja dije as policet e cakos as erjoni as juve si media qe jeni vetem per ti bere fresk pushtetit te radhes dhe per ti marre noj gjobe ndersa reagoni vetem per interesat tuaja turp ngrihuni mbi nivelin ku jeni nese pretendoni se perfaqsoni mendimin e qytetareve kur te jeni prane qytetareve se petndryshe Edi Rama me populizmin e tij du te jua fut ne kthese sic po na e fut ne fukarase

  3. shvejk says:

    Ja paske bere qoken me vrap kolegut gjobe venes o Mero.

    1. Sero says:

      Pikes i ke rene o Shvejk. Po Nikolle Leshi ia ka bere gazetarise me keq se Fullani Bankes kombetare ?

  4. Viktima e radhes says:

    Shume sakte. Policia spekullon per qef te paras duke u kamufluar sikur po ushtron nje Te drejte ligjore.
    Erjon veliaj dhe bashkepuntoret e tij ta rregullojne qartesisht kete pune se perndryshe do jemi perseri nen gjykimim e policit. Cfare kapaciteti ka policia per te gjykuar dokumentet e pushtetit vendor kur ky pushtet ka policine e vet
    Zot na rusj

  5. Kozmo says:

    KETO NUK NDODHIN AS NE SHTETET POLICORE . POLICET QE VEPROJNE PA URDHER NGA PROKURORIA ,NE NJE SHTET NORMA, LARGOHEN NGA DETYRA. NE SHQIPERI TE ???
    ??????

  6. ATDHEU says:

    Z.Mero., z. Nikoll Lesi si dhe shume te tjere qe bejne ndertime ose shtesa, nuk ka shume rendesi, jane te detyruar qe te vendosin ne nje vend te dukshem perjashta Nr e lejes se ndertimit te objektik. Ashtu sic behet ne te gjitha vendet e tjera. Dhe policia kur vjen dhe nuk gjen lejen e objektit ka te drejte ne mari ne rajonin e policise kedo person qe gjendet aty per momentin, qofte ai dhe nje punetor i objektit. Deri ketu polizia ka te drejte. Sa per arogancen kam pershtypje se i duhet kohe policise te shkeputet nga kjo lloj edukate e sjellje.

  7. ashtu posi says:

    E kam provuar une o Mero.Vendosa ne krah te dyqanit,brenda prones time nje hekur 50 cm qe mos i merte era lulet.Nje komshi me inate te vjetra qe nuk e di nga i ka,lejmeroi Policine Bashkiake dhe Komisariatin.Nuk mbeti polici pa ardhur.Per nje shufer 50 cm.Me moren ne komisariat.Prita 3 ore deri sa erdhi oficer pol.gjyqesore.Bene fotot e shufres dhe mbushen proces verbalin duke qeshur me gjithe gurgulene qe bene.Skemi cbejme thoshin.U be e madhe.Na urdheruan.
    U morra 5 ore me policine per nje shufer 50 cm per lulet.Ne fund e hoqa vete dhe u thashe se nuk kam nevoje fare ta vendos.Jo me thane .Pse e hoqe?Ajo sish gje fare!
    Me ke te flisje?

  8. sali says:

    Nivel medioker shkrimi.vetem per ti bere nder shokut .Policija ka te drejte te ndaloje cdo njeri ndaj te cilit bejhet nje denoncim deri sa te sqarohet si kudo ne bote

    1. Quo Vadis! says:

      Kudo ne bote?!

      Nese e ke fjalen per Korene e Veriut apo Somaline ke te drejte.

      Por tek ajo pjese e botes drejt te ciles pretendojme te shkojnme ne, drejt Europes Perendimore, rregulli eshte “I pafajshem derisa te provohet i fajshem.” Dhe policia as qe e enderron te veproje keshtu si keta cubat e Lali Fatmirit.
      Kujt ia thashe nga miqte e mi perendimore kete lajm shqyen syte e nuk e besonin dot.

  9. A.K. says:

    Meqenese hape kete teme thellohu dhe shiko kodin rrugor qe eshte kodi i korupsionit dhe i stermundimit te njerezve.Gjobat variojne nga 5000 deri 30000 leke.Polici rrugor nuk ka te drejte te vere gjobe mbi 5000 leke, per shkak te ketij variacioni gjobash dhe te con ne komisjon,ku jane tre police qe paguhen nga taksat tona dhe ku nuk gjen asnje te drejte.Fatkeqesia eshte qe keta i shohin gjobat si planet ne sistemin e kaluar dhe jo si mjet edukimi.Kjo u pa dhe ne reklamen qe keshilltaret e rilindjes i propozuan kryeministrit me gjobat qe do ndertonin Shqiperine.Te mburesh se ke vene shume gjoba me duket qesharake,pasi tregon qe nuk ke bere asgje ne drejtim te edukimit te qytetareve te tu.Kjo vlen dhe per bashkine.Ai dy oreshi i mengjesit me te cilin mburet Z,Veliaj nuk eshte gje tjeter vecse mase per te mledhur leke nepermjet gjobav,duke penguar biznesin ne punen e tij.Dhe po te shohesh nuk ka kufizim te shtune dhe te djele kur nuk ka shkolla si dhe gjate pushimeve te veres.Ne te githe europen kufizohen privatet dhe kurre bizneset.Mendoj qe ekane tepruar ne kete drejtim.Uroj qe ministri i ri te marre masa ne kete drejtim,se do kthehen ne qesharake.

  10. Bardhi Tolabi says:

    O Mero!Te lexojme ty dhe Nikollen dhe thoni e ndaloj Lehesin Policia.Lexojme komunikaten e Policise dhe kjo thote:Lehesi erdhi vete ne Polici per t’u sqaruar.Ke te besojme?Fotot qe kish botuar Lehesi,tregonin tre police Shteti dhe dy police Bashkiake,te cilet rrinin me duar mbrapa apo te kryqezuar perpara.A na e shpjegon dot ti,si mund te te “ndalojne” keta police ne keto pozicione?Qe e mbroni njeri tjetrin,beni mire se ne vuajme nga mungesa e solidaritetit,por pse nuk jeni solidare me ata,te cilet mbrojne apo kerkojne te zbatohet ligjiNe se policia vjen per verifikoim te nje ankese,ky nuk eshte arrestim prej policise,eshte verifikim…Per zhurme beni,se ju ben mire per te rritur lexuesit,por kam frike se,po vjen dita qe te mos ju lexojme edhe juve si nuk lexojme ca gazeta te tjera,te cilave ju kemi harruar dhe emrin…

  11. Quo Vadis! says:

    Rrofsh Mero. Shume i sakte.

    Prisni o njerez se nuk keni pare asgje akoma.

    Per sqarim, kam votuar Ramen deri sa u largova nga vendi. Dhe u gezova per suksesin e tij te 2013 edhe pse largesia nuk me la ta votoja.
    Per fat te mire m’u hapen syte shpejt. Por jo aq shpejt sa duhej. Megjithese me kishin paralajmeruar.

  12. spartaku says:

    Policia bene punen e saj ne zbatim te ligjeve.Vendi yne nuk ecen perpara me ligjet e Nikoll Lesit,por te ligjevensit.Nikoll Leshi,eshte njeri idot,e mendjemadh.Edhe ty Mero do te vije radha,mos u beje merak.Ti sot e mbron Lesin se e ke koleg,dhe mire bene,por thuaj te verteten.

  13. stazhieri says:

    Jam plotesisht dakort me ty Mero !
    Verifikimi ne vend i paligjishmerise apo parregullsise se veprimeve te nje shtetasi eshte detyra me kryesore e nje polici apo patrulle.
    Ska pse shkojne ne stacionet apo komisariatet e Policise shtetasit .
    Nese nuk kemi te bejme me krijim kushtesh per te kerkuar ryshfet, apo perfitime te tjera morale, qofte edhe karriere, keto raste flasin per paaftesi te madhe profesionale. Dhe kjo eshte te vesh duart ne koke.
    Te mendosh qe eshte e pa afte policia me te cilen u mbur 4 vjete te tera Sajmir trafikanti dhe vete kryeministri, eshte kulmi.
    Dhe kjo eshte e vertete, me shkollen e policise qe drejtohet nga oficera te Ushtrise Popullore, kjo do te vinte.

  14. Petrit says:

    Populli sinjalizoi se po behen ndertime,Policija shkon ne vend per verifikim ,z.Lesi shkon vete sipas Policise ne Rajon ,sqaron problemin dhe shojne ne shtepi , Nuk kishte shkelje .Kaq ishte,por cfar po ndodh.Zhurme Gazetash, Editoriale si ky,shkrime ne portale ,Balte se ” po dhunohet shtypi”, paralajmerime te z.Lesi se ate nuk ka qeveri qe e mposht ,etj. “Kazani ” ne sulm kunder Qeverise ! Me ngadale o trima se nuk ka asgje. Policija ben detyren ,nuk ka dhunuar njeri,Nuk eshte cenuar lirija e shtypit ,Qetesohuni mos i prishni nervat se edhe ju njerez jeni, Shtetas dhe ” La Lege e uguale per tuti “.

  15. Liri says:

    Nikolla I tmereshem e mori nje mesim. Mos qofte I fundit.

  16. Arber Iliri says:

    Mero Lesin ben mire edhe per faktin se meriton ti tregohet pak fuqia e shtetit se eshte nje katunar lezhe pa karakter.Mos e bej sikur ndodhi tragjedi e kane marre ne rajon dhe kane sqaruar ceshtjen, nuk i kane hedhur as pranga dhe as e kane mbyllur ne qeli kane bere nje sqarim.
    Ceshtja e dyte dhe me e rendesishme ku ti gabon eshte se nuk duhet te pretendojme per nje polici te klasit A kur kemi nje shoqeri te klasit zh.
    si politike editoriale duhet me mbeshtet vendosjen e ligjit ne vend ky eshte problemi i yne dhe kjo ndaj kujto Lesit-gazetar, per mua katunar lezhe pa integritet ndaj berishes lider- katunar troppoje etj.Nuk jam kunder katunareve por ndaj mentalitetit primitiv.Po me kuptove mire nese jo s’ka problem.

  17. Arber Iliri says:

    Mero Lesin ben mire edhe per faktin se meriton ti tregohet pak fuqia e shtetit se eshte nje katunar lezhe pa karakter.Mos e bej sikur ndodhi tragjedi e kane marre ne rajon dhe kane sqaruar ceshtjen, nuk i kane hedhur as pranga dhe as e kane mbyllur ne qeli kane bere nje sqarim.
    Ceshtja e dyte dhe me e rendesishme ku ti gabon eshte se nuk duhet te pretendojme per nje polici te klasit A kur kemi nje shoqeri te klasit zh.
    si politike editoriale duhet me mbeshtet vendosjen e ligjit ne vend ky eshte problemi i yne dhe kjo ndaj kujto Lesit-gazetar, per mua katunar lezhe pa integritet, ndaj berishes lider- katunar troppoje, etj.Nuk jam kunder katunareve por ndaj mentalitetit primitiv.Po me kuptove mire nese jo s’ka problem.

    1. Kellira says:

      Keshtu thoshin edhe kur hipi Hitleri ne pushtet. Mire ia bejne cifutit; mire ia bejne komunistit por kur filluan ta hanin nje nga nje vete ishte shume vone.
      Berlini ishte tashme ne flake…

  18. artan says:

    Juve pronareve te medias ju duket vetja shtet mbi shtetin. Edhe ti Z. Mero ke patur histori te ngjashme me policine, prandaj te djeg.

  19. MOKO says:

    Ky eshte shrim o Merooooo.Keshtu duhet ti thyhen turinjte ketij shteti dhe demagogut te tij qe po na kujton Enverin me mashtimet e tij.Hallall Mero Baze,kjo eshte pena jote,forca jote dhe e njerezve te ndershem qe nuk duan poshtersi te tilla.

  20. Fatmir Lohja says:

    Nje ngjarie e trishtueshme.Nuk e kuptoj. Pse duhet te verifikohen letrat ne komisariate dhe jo ne zyra!?

  21. Ivan i madh says:

    Vetem kete artikull se kuptova o Mero ku ngatron puntoret me pronaret dhe njeson Lesin me hidrauliket. Ky miku jot ben politike te madhe dhe nje nga mbeshtetesit e bandes shkatruese e hajdute LSI nuk ditka se per te bere dicka duhet leje dhe pasaj punohet mos barazo lavamane me nje shkalle emergjence se behesh qesharak para lexuesve te tu. Kjo eshte nje keshille dashamirese se miku që eshte i pa fytyre dhe i pa bese nuk mbrohet se ka shkelur ligjet. Kur si perfaqesues i medies duhet te binde e qartesoje dhe qytetaret mbi pa ligjshmerine e jo ta shkele vete se e quan veten te pa ndeshkueshem nga ligji. Duke u mbrojtur se shteti apo qeveria po hakmeret se po ben kritika ndaj saj keto jane brockullat e medies se semure te tipit Lesi.

  22. ATDHEU says:

    Ku jane komentet Thema?

  23. vera e nxehte says:

    Mero, ketu je shume gabim. Ne çdo vend perendimor, mund te merresh ne polici , pa faj, me ore te tera, te sqarohesh dhe te dalesh pa faj qe andej, bile mund te shkosh dhe ne gjykate e ajo te te nxjerre me avokat. Edhe per nje fjale goje, per nje bilete udhetimi qe s’e ke prere e kjo behet shkase per te zbuluar gjera te tjera tek ti ne kundershtim me ligjin ose te jeshe i pafajshem. E, pra, ti Mero merresh me gjera te vogla keto dite te nxehta vere, por jo vetem kaq: jane gjera qe nuk jane ashtu si thua ti. Nje dite degjoja nje gazetar te tv A1 Report ne intervist me nje administrator bashkie ne Tirane ku i thoshte midis te tjerash…..po abonete (kartat e abonimit per udhetim urban) pse bashkia e Tiranes do ti beje me fotografi, kur gjithe Europa i ka pa fotografi se shkelen te drejtat e privatesise ? U çudita sa doja ne çast ti dergoja abonene time elektronike me fotograi e çip elektronik! Keto jane çmendurira. Kur nuk i di mire, zoti gazetar, mos e turpero veten ti thuash dhe me e keqja: genjen njerezit e kundershtojne berjen e kartes udhetimi me foto. Mero, policia ben mire, se nuk eshte ajo policia qe te shoqeron qe te te marre ndonje leke per te te nxjerre, por eshte ajo policia qe…..frika ruan veshtin. Mos u merr me Nikollen, Nard Ndoken e kompani qe hengern sa u deshi ne kete demokraci dhe vazhdojne. Bile dhe derdellisin.

  24. Muzapopullore says:

    Arroganca eshte tipar i nje shteti të dobët, kultura eshte e shtetit të fortë. Por çfarë shteti kemi ne delet që blegerijme vetëm kur “merzitet” Mero apo Niko? Shtet pabythsash, shteti i Qifes që riciklohet nga shtet malokarësh në shtet kriptokomunist klepto-narcist që mbush hundët me mall në Llogara dhe mbarsin njeri tjetrin.

  25. meçua. says:

    Shkrim “limonadë”.

  26. Kellira says:

    Shqiptaret i dallon kollaj.
    Tek kenaqesia qe ndjejne tek vuajtja e tjetrit sidomos po te quhet Nikoll apo Mero.
    Provoni te nderroni nje paisje ne banjo dhe shikoni se si do t’ju vijne gjithe arrogance 2-3 police te policise bashkiake te njoftuar nga komshiu qe probabilisht ju qesh me shume. Aty do te kuptoni jo vetem arrogancen e policeve por edhe kenaqesine e komshiut.
    Per kete po flet artikulli sepse realisht jane bere te padurueshem.
    Por shqiptaret e kuptojne kur e kane ne bythe vete dhe jo kur ia u tregon dikush.
    Ne koke tuaj!

  27. uskania says:

    O Mero, rrij asaj të parës për “Shtetin ligjor”. Po qe se përpëliresh sa andej këtej, do ikësh edhe ty te shokët, që nuk i lexon njeri.

  28. Olsi says:

    Mero me duket se ke ngelur i pakenaqur nga Rama 2 ashtu si Ngjela. Po mos u merzit se i yti ta zhyt me keq.

  29. xhemal says:

    vendosja e rregullit ska fare te beje me arrogancen ,policia kontrollon kedo ,ne baze te ligjit kur je ne rregull polici te pershendet e kaq , kur shkel rregullat pergjgjesh para ligjit,keto hamendje gazetareske bien ere interesash , nuk e di mero a i trajton punonjesit ,gazetaret sipas ligjt i paguam mire,vete gazeta jote i paguan taksat ,behet pune e zeze ne aktivitetin tend ,po genjeshtra shet per vete e per te tjeret para ligjit jemi te gjithe te barabarte ,pronar ,punetor ,politikan etj pa dallim forcimin e shtetit e ndjejne te paret shkelesit. ky eshte nje lajm imire,asgje,e marre nuk ndodhi pse u kontrollua nikolla,mos i trashni gjerat ne shqiperi media abuzive do mjegull e anarshi te flas e shkruaje pa fakte per te mbjelle pasiguri e per tu sherbyer pushteteve paralele,monopoleve apo dhe klaneve te cileve po u tronditet keshtjella e krimit e ngritur ne cerek shekulli pa shtet e dinjitet,ashpersia e ligjit e drejtesise duhet te jete me i forte akoma sidomos ndaj pergjegjeseve te tragjedise kolektive qe kane kaluar shqipetaret ,ka qe se duan kete qeveri e eshte normale por te shpifesh eshte e ulet,ama e ka votuar shumica e shqipetareve e vendimet e ligjet e saj duhen zbatuar ,ajo nderrohet perseri me vote po te punoje keq e degdisim keshtu eshte ne demokraci

  30. Jetmir Alicka says:

    Shkrim brilant, si gjithmone! Butka

  31. Mentari says:

    Falenderoj Mero Bazen per berjen e nje kthee 180 grdeshe ne sherbim te se drejtes se qytetareve me gjithese eshte 4 vjet me vonese ,por me mire vone se kurre.Policija nuk ka te drejte te marri asje qytetar ne institucionet e pilicise pa e verifikuar me pare aresyen e shkeljes ose jo se ligjit dhe te gjith ata police apo mbrojtes te tjere te ligjit qe me arrogance e tyre thyejn te drejtat e qytetareve ata duhet larguar nga puna dhe persekutuar nga drejtesia shqiptare si thyes te kushtetutes se shqtetit shqiptar .Edvin Rama eshte Idiot dhe Injorant prandoj ndodh ajo Gju me Gju me popullin qe sihyet nje Inkuizicion antishoqeror kunder shtetasve shqiptar por edhe atyre jo shtetasve,turistev,biznesmeneve te huaj etj.Me ardhjen e Rilindesit (Regresistit)Shqiperia ka hyre me thelle ne vorbullen e Idiotizmit dhe te Injorances.zoti e shpetofte shqiperine dhe shqiptaret nga Mendja Mesjetare e Edvin Rames.Ky eshte shteti qe ai kerkon ti bej shqiptarve,shtet pa fytyre njeriu

  32. amerikani51 says:

    Sa Keq te paske erdhur per Lehesin o Mero!?

  33. TOMORI SHBA says:

    Zoti Mero, edhe pse jini ikona e se mires ne shtypin e shkruar, me kete editorjal te sotmin sikur ja ul vlerat vehetes. Nuk e kam te kjart sjelljen e policeve me personelin dhe Lesin, ndersa sa i perket marjes ne polici, kur nuke ka tabel shpjeguse, per lloiin e punimimit, Lejen e ndertimit, daten e fillimit te punimeve, kufizimet, policia te mer ne rajon, bashke me dokumentat, jan apo sjan ne regull. Esht shum normale. Nga njera ane kerkojm nje polici efektive, nga ana tjeter bejm kritik, pse i mori ne rajon.
    Do ishte me mir problem te sqarohej ne vend, por ne nje vend si yni, ku mosrespektimi dhe zbatimi i ligjeve e ka ber vendin ton ashtu sic esht, patjeter kerkohet qe policia mbas marjes te cdo informacjoni duhet te jet e gatcme te veproi ne koh, kudo dhe kushdo qofte.
    Ktu ne Amerik, njotmi nga komshiu, apo cdo qytetar ndja cdo dukurie qe duket shkelje ligjore, apo qe prek sadopak interesat e qytetareve , apo u prish qetesin, njoftohet menjeher policia dhe sqarimi ne shum rste behet ne rajonet e policis, per te evituar debatet, qe mundet te shqeteson qytetaret.
    Mos u duket cudi e madhe se paska vajtur Nikoll Lesi ne polici dhe u perbys dynjaja, le te mesohemi qe edhe pushtearet , deputet, ministra, po shkelen ligjin, te pergjigjen njelloi si gjith qytetaret e tjer.
    Nje vit me par presidenti Klinton dhe bashkeshortja e tij, po benin nje vizot private ne Londer. SHoferi beri nje shkelje te regullores te qarkullimit, policia e ndaloi menjeher, i preu gjoben 80 paund, ndersa ish presidenti Klinton kerkoi te falur dhe mbi te gjitha i falenderoi policet tek eproet , per veprimet korekte te policis. Ndersa tek ne ne vend qe ta mbeshtesim policin edhe kur vepron ne kohen e duhur, nda jkujdo, fillojm shajm e mallkojm me te gjitha baterit. Tjeter gje esht menyra e sjeljes dhe e komunikimit te policis si gjat marjes per ne rajon, ashtu dhe gjat hetimit. Mendoi se per marjen e Lesit ne polici duhet par ne te dyja anet e medaljes dhe jo vetem njeren ane. Nuk u be qameti se vajti Lesi ne polici, ne fund te fundit u be nje sqarim ne kohen dhe vendin e duhur. A ka vend te korigjohet sjellja dhe komunikimi i policis me qytetaret , kjo duhet shikuar nga eproret e policis se shtetit, Ndryshe sbehet dot shteti ligjor, dote mbetet rrumpall si ne kohen e Berishes.

  34. Flori says:

    kesaj here je gabim Mero, policia te merr per sqarime e cdo gjeje qe e gjykon ajo te arsyeshme qofte edhe per verifikim; e rendesishme eshte te mos abuzohet prej policise, por ajo te merr per sqarime e nuk te mban me dhune ne komisariat; ja lart tek pallatet kolombo ne porcelan beri nje pronar supermarketi ndertim ne katin e parkingut te pallatit ndertim pa leje fare, dhe u desh nderhyrja e shume banoreve ne polici e bashki qe ato te vinin bile erdhen disa here e u pa qe eshte ndertim pa leje dhe i rrezikshem per shendetin e banoreve sidomos sepse do zinte te gjithe ajrosjet ne parking ku kalojne shume tuba shkarkimesh e do ndoteshin te gjithe apartamentet e pallateve; u desh ardhja e policise megjithse me vonese qe te bllokohej vazhdimi i ketij ndertimi antinjerezor, e perseri puna nuk eshte perfunduar sepse ky pronar i supermarketit duhet te shembe ndertimin e nisur ne parking, e prape duhet te ankohemi ne polici qe te beje shembjen; prandaj ankimi ne polici eshte i vlefshem per komunitetin se qytetaret ndihen qe kane shtetin prane ne hallet e tyre;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje