Rama: LSI opozitë nga halli edhe pse është afër nesh…PDIU?

29 Gusht 2017, 10:09Politika TEMA

LSI doli në opozitë nga halli“. Kështu e komenton Rama pozicionin e partisë ish-aleate. Ne nje bashkebisedim me gazetaret ne Llogara, ai tha se LSI ne aspektin e programit dhe ideve eshte me prane qeverise.

“Nëse do kishim koalicion dhe Meta do kishte rënë dakord kohë përpara, rezultati do ishte më i favorshëm për LSI për shkak të sistemit, dhe më të pafavorshëm për ne. Por, nuk do kishim sot dy opozita.

Dhe do kishim koalicion që do të bënte të pamundur atë që po bëjmë sot, shkrirje strukturash parazitë, nga një gjendje agonia ne një gjendje aktive

PS të mos bjerë në tundimin që të gllabërojë gjithçka. Ndaj duam që të dalim nga ky mandat me një forcë të re politike, PS+”, tha Rama.

PS+ PDIU? Se dy deputetë të saj duan të jenë pjesë e qeverisjes…

Rama: Aty ka një potencial të qartë bashkëpunimi, për tema, për cështje, për një dialog shumë më të frytshëm, se janë janë parti që kanë një impostim pak më ndryshe se të tjerat dhe nuk kanë delirin e madhështisë që kanë të tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje