Ibrahimoviç, mesazh për Mourinhos: Po vij!

9 Shtator 2017, 15:25Sport TEMA

Zlatan Ibrahimovic nuk dorëzohet, përkundrazi është më i motivuar se kurrë. I vendosur për t’u rikthyer në top formë këtë sezon, ai e pasqyron rikuperimin e tij nga dëmtimi në gju edhe në sekuenca filmike që i ndan në rrjetin Instagram, dhe në postimin e fundit sulmuesi i dërgon një mesazh pikërisht Jose Mourinhos. I thoni Joses se po Vij”‘

E ardhmja e veteranëve Ibrahimovic dhe kapitenit Carrick duke qënë të dëmtuar kanë ngritur pikëpyetje lidhur edhe me faktin se kontratat e tyre respektive përfundojnë verën e arshshme.

Sic ka deklaruar edhe Morurinho më parë, Juan Mata, Daley Blind, Ander Herrera, Ashley Young, Luke Shaw dhe Sam Johnstone kontratat e të cilëvë përfundojnë në në fund të sezonit, kanë të përfshirë edhe opsionin për zgjatjen me një vit, ashtu si dhe Fellaini në muajin Janar, ndaj duket se nw Old Trafford, drejtuesit kanë të drejta mbi lojtarët deri në sezonin 2018-2019.

Të vetmit që  nuk e kanë këtë opsion janë sulmuesi 35 vjecar dhe kapiteni Carrick. Për ta trajneri portugez ka deklaruar se në fund të këtij sezoni të dy duhet të ulen për të shqyrtuar se cfarë kanë bërë dhe cfarë do të bëjnë.

Gjithsesi, në rastin e rikthimit në gjëndje optimale për këtë sezon, Ibra që një vit më parë qëndronte në majën e sulmit të Manchester United, tashmë duhet të bëjë llogaritë për përballjen me një tjetër super lojtar. Blerjen e kësaj vere të United, Lukakun, që po përmbush të gjitha pritshmëritë e që e ka nisur sezonin me këmbën e mbarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje