Reforma zgjedhore, Basha: Marrëveshja me Ramën vdiq, ja apeli që kam për kritikët e mi

19 Shtator 2017, 16:08Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se kushdo dëshiron të kontribuojë për forcën politike që ai drejton, është i mirëpritur.

Duke folur për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se kjo parti politike është e hapur për këdo që do të kontribuojë.

Me këtë përgjigje të shkurtër të tij, Basha ka shprehur qëndrimin e tij të prerë për fraksionet brenda partisë.

“PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithçka që kushdo që do të kontribuojë të gjejë veten e saj ose të tij në çdo formë përfaqësimi”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sakaq, kryedemokrati ka folur edhe për zgjedhjet e 25 qershorit, duke theksuar se PD është e vendosur që t’i jepet fund njëherë e mirë shitblerjes së votës.

Më tej ai u shpreh se nuk ka marrëveshje me Ramën, pasi ajo ka ‘vdekur’ dhe sipas tij kryeministri Rama bleu votat. Kryedemokrati u shkreh se reforma zgjedhore është përparësi absolute dhe do bëhet edhe nëse nuk do Rama.

“Reforma zgjedhore është urgjencë absolute dhe duke nisur nga kjo javë ne do nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato më pas me qytetaret. Nuk ka marrëveshje me Ramën. Ky është një cirk. Marrëveshjen ai e shkeli, pasi në thelb kishte votën e lirë. Qëndrimi im për marrëveshjen 18 majit është shprehur nga unë në seancën e parë në Kuvend. Thelbi është se marrëveshja vdiq. Ai bleu votat dhe angazhoi kriminelët.

Reforma zgjedhore është domosdoshmëri dhe do bëhet do apo nuk do kryeministri. Të mendosh se Rama do reformë zgjedhore kjo është një gënjeshtër e pastër. Votimi elektronik është përparësi absolute. Përtej deklaratave ne kërkojmë nisjen e reformës zgjedhore. Falë shitblerjes së votës Rama është akoma kryeministër. PD ka qene dhe është që gjithkush të gjejë veten” tha Basha.

2 komente në “Reforma zgjedhore, Basha: Marrëveshja me Ramën vdiq, ja apeli që kam për kritikët e mi”

  1. Meta ik says:

    Ky lloj llumi nuk njeh voten e qytetareve dhe humbjen per qe nuk e votuan shqiptaret, votimi elektronik eshte nje rikthim i PD-se ne pushtet. Me votim elektronik behet me shum manipolim sesa me vote normale.

  2. luli i vocer says:

    E ti ke shkuar per lesh o Luli , nuk u lodhe duke pertypur karamelen e blerjes se votave ??? per cfare blerje e ke fjalen ??? pse nuk i pane te huajt shitjet dhe blerjet e votave , po i pe ti ?? .Apo e ke si justifikim brenda dhe jasht partise tende ? ? Po ri urte o Lul, humbe nuk e kupton ?? be nje opozite te ndershme , pa mashtrime , pa e hedhur “topin jashte stdiumit ” se ndoshta mund te besh dicka per zgjedhjet e ardhshme , shiko cfare vajti gabim , dhe aman te paca , mos fillo prape me cadra dhe , e bere te pasur ndrtuesin e cadrave , por be autokritike , zgjidhi gabimet dhe regulloi , mos i fshih se do te dalin perpara .Me sa duket nuk ke kuptuar asgje , fat i Rames qe jo 2 por 5-6 katervjecare do jete kryeminister , dhe ti ne nje vrime cules , o Luli mos qendro me inat dhe force po do te fitoje pd-ja .Largou Luli , largou me nder , nuk qe e shkruajtur te beheshe kryeminister , nuk kishe tope , deshe parane para karieres politike qe te dyja nuk i realizon sic thote populli nuk mbahen dy shalqinj , keshtu dhe ti je karte e djegur , nuk ta ka fajin asnje as perallat qe publikon .Vertet , a i beson ato qe thua ?? apo thjesht i thua , po i beson atehere ke mare fund .Do me thuash kush do vije ne vendin tend ?? eshte nje pyetje qe nuk i jep dot pergjigje asanje , sepse jeni kaq te implikuar ne krim te organizuar dhe vjedhje masive saqe nuk keni asnje te ndershem .Cte besh Lul , ky qe fundi i bandes , si gjithe bandat e tjera keshtu dhe juaja , moret fund …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje