Sindikatat kërcënojnë qeverinë me protesta

25 Shtator 2017, 14:00Ekonomia TEMA
Sindikatat kërcënojnë qeverinë me protesta

Konfederata e Sindikatave kërcënon qeverinë Rama me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj, për kontratat kolektive, rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017 dhe miratimin e statusit të profesionave të vështira.

Presidenti i kësaj sindikate, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat i kujtoi kryeministrit, Edi Rama, se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëvë shqiptarë të mos nëpërmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nikolla evidentoi faktin se Shqiperia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një ligj për veprimtarinë sindikale, e kjo sipas tij na rendit krahas vendeve të Afrikës Veriore.

“Nga ky takim i Asamblesë së Konfederatës së Sindikatave I bëj apel qeverisë Rama të shikojë me prioritet çështjen e Kontratave Kolektive pasi jemi i vetmi  vend në rajon pa ligj për kontratat kolektive dhe veprimtarinë sindikale, Pagës Minimale dhe Miratimit të Statusit të Profesioneve të Vështira pasi në të kundërt do të përballet me protesta masive që do organizohen nga Konfederata e Sindikatave.

 Kemi njoftuar të gjitha strukturat  tona në mbarë Shqipërinë  kemi marrë dakortësinë e tyre që  nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhër atëherë qeveria do përballet me protesta masive nga jugu ne veri.

Protestat nuk do jenë si ajo e çadrës së bulevardit që vërtiten rreth interesave meskine politike, por do jenë protestat e punëtorëve shqiptare që  kërkojnë që dinjiteti I tyre të mos nëpërkëmbet”- tha Kolë Nikolla .

Kolë Nikolla ftoi opozitën dhe median të mbështesin nismën  Konfederates së Sindikatave për ti rikthyer dinjitetin punëtorit shqiptar.

Fjalimi i Plotë

Fjalimi  në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare te KSSH

Të nderuar bashkëpunëtorë të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, të nderuar përfaqësues të medias ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim.

Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ku punësimi është shqetësimi kryesor i shumë familjeve shqiptare e veçmas të rinjve, por kjo nuk duhet të na stepë të japim kontributin tonë për përmirësimin e situatës, siç jemi përpjekur ta japim gjithë këto vite.

Në kuadër të Ditës Botërore të Punës së Denjë që kremtohet në 7 tetor 2017 sot dua të njoftoj çeljen e fushatës 1 vjeçare të Konfederatës së Sindikatës  që do ndalet në tre pika kryesore.

1.Pagë Dinjitoze dhe kontrata kolektive Reale

2.Pagë minimale 28 000  lekë të reja Brenda 2017

3.Miratimi I statusit  të Minatorit dhe Metalurgut.

Nga ky takim i Asamblesë së Konfederatës së Sindikatave I bëj apel qeverisë Rama të shikojë me prioritet çështjen e Kontratave Kolektive pasi jemi i vetmi  vend në rajon pa ligj për kontratat kolektive dhe veprimtarinë sindikale, Pagës Minimale dhe Miratimit të Statusit të Profesioneve të Vështira pasi në të kundërt do të përballet me protesta masive që do organizohen nga Konfederata e Sindikatave.

Kemi njoftuar të gjitha strukturat  tona në mbarë Shqipërinë  kemi marrë dakortësinë e tyre që  nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhër atëherë qeveria do përballet me protesta masive nga jugu ne veri.

Protestat nuk do jenë si ajo e çadrës së bulevardit që vërtiten rreth interesave meskine politike, por do jenë protestat e punëtorëve shqiptare që  kërkojnë që dinjiteti I tyre të mos nëpërkëmbet.

Jemi vendi me standardin më të ulët të jetesës në rajon, ndërkohë që pasuritë e kësaj tokë janë shfrytëzuar pa kriter  nga një klasë oligarkësh të lidhur me pushtetin.

I ofrojmë qeverisë “Rama 2” bashkëpunimin dhe ekspertizën tonë për shqyrtimin e këtyre tri kërkesave që gjatë këtij viti do jenë kryefjalë e punës tonë.

Premtimi I tij për bizneset e huaja se nuk ka Sindikata në Shqipëri, të jeni të sigurt së nuk do ju duket atyre një motiv për të investuar në vendin tonë.

Ata kërkojnë siguri, kërkojnë heqjen e burokracive të tepsisë, një sistem drejtësie efiçent.

Kur qeveria të plotësojë këto që janë detyrat e saj kryesore të gjejë kohën të merret me sindikatat.

Këtë mandat 4 vjeçar nuk ka asnjë lloj alibie që ai të mos i mbajë premtimet e tij, ndaj dhe ne si Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë I premtojmë Ramës se do të na ketë përballe për çdo premtim të pambajtur në favor të punëtorëve shqiptarë.

Rritja e pagës minimale është një domosdoshmëri në një kohë që çmimet e shportës, karburanti, energjia elektrike janë në nivelet e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa pagat në nivelin e vendeve të Afrikës veriore dhe lindjes se mesme.

Miratimi I Statusit të Profesioneve të Vështira është një premtim i pambajtur ndër vite I qeverive të këtij vendi.

Në nuk do lejojmë më që pushtetarët dhe zyrtarët të tallen me djersën e minatorëve dhe metalurgëve që janë kategoria me e diskriminuar ne vendin tonë.

Poshtë themeleve të shtëpive të tyre ne Bulqizë, Mirditë, Tropojë, Kukës, Has Tepelenë  Pogradec Selenice etje  ka pasuri që blihet me ar, por për ironi të fatit shumë prej këtyre punëtoreve në shtëpitë e tyre nuk kanë as një çati sipër kokës.

Kontrata kolektive do ti riktheje dinjitetin e nëpërkëmbur punëtorit shqiptar, pasi prej kohësh ai shfrytëzohet në mënyrë arbitrare nga Partitë e nga Biznesmenët që kanë vënë pasuri marramendëse pa u thënë kush puna e mbarë.

Kërkoj mbështetjen e medias për të finalizuar projektet tona. Un e kuptoj situatën tuaj të vështirë, por sot edhe falë mediave sociale dhe guximin që na karakterizon si popull duhet të bashkëpunojmë më shumë për ti thënë ndal padrejtësive ndaj punëtorëve shqiptarë.

Duke ditur angazhimin e njerëzve te medias, gazetaret dhe kameramanët i falënderoj për pjesëmarrjen në këtë takim dhe kush ka dëshire mund te lëvizë kush ka mundësinë mund ta ndjekë deri në fund këtë takim.

2 komente në “Sindikatat kërcënojnë qeverinë me protesta”

  1. Flamur says:

    Jam dakort që të behen protesta per te miren e puntorve. Por kam ni pyetje per ket zotni qa prite deri tani. Pse nuk të degjuam ne kohen qe pd ishte ne pushtet per te bere protesta. Apo ateherë puntoret I kishin te gjitha te drejtat. Sido qofte me mire vone se hiq.

  2. malok sindikalist says:

    sinikatat hihihihihi kokcepat me sinikate hihihihihihi ja dine edhe fjalen hihihihhiii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje