Vettingu/ Shkurtohen pagat, PS voton për më pak njerëz dhe fonde. Tahiri del "kundër" mazhorancës

25 Shtator 2017, 15:48Politika TEMA

Njerëzit e organeve që do të bëjnë vettingun dolën të pakënaqur nga vendimi i socialistëve në komisionin e ligjeve për të reduktuar ndjeshëm numrin e njerëzve dhe nivelin e pagave të tyre.

Vetëm komisioni i posaçëm i kualifikimit ra dakord me shkurtimin drastik, duke rezervuar të drejtën për të kërkuar ndryshime kur të hartohet buxheti i vitit të ardhshëm.

Dy organet e tjera, Kolegji i Apelimit dhe komisionerët publikë e kundërshtuan propozimin e socialistëve që e ul me gati 80 punonjës dhe më shumë se me një të tretën pagat e propozuara prej tyre.

“Pra, kërkohet që një komisioner publik të marrë 10 milionë lekë të vjetra në muaj; këshilltarët kërkojnë të marrin 80 për qind të pagës së komisionerit publik, por jo me këtë shtesë, por 3 milionë lekë; ndërsa Kolegji i Apelimit kërkon 11 milionë lekë të vjetra për person në muaj”, deklaroi deputetja e PS, Vasilika Hysi.

“Ne kemi ngritur një strukturë antimafie këtu, sepse supozohet që këta zotërinj bashkë me stafin e tyre dhe me gjithë rrisqet që do marrin përsipër do të shkojnë tek thelbi i mafias që ka mbytur këtë vend. Të marrim e të flasim se sa kushton puna e tyre, ata e dinë sa iu dhëmbë shpirti që të merren me këtë punë. Ke ngritur një strukturë dhe u kërkon anëtarëve që të kalojnë detin në këmbë”, replikoi deputeti i PD, Gent Strazimiri.

Opozita, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kishin të njëjtin qëndrim, për t’u dhënë organeve të vettingut gjithçka që kërkojnë.

Duke iu referuar përgjigjes nga Komisioni Europian, demokratët propozuan edhe shtimin e njerëzve dhe fondeve, duke deklaruar se shkurtimi i stafit dhe i pagave cënon efikasitetin e tyre dhe kompromenton proesin.

Por socialistët vendosën gjithçka me votë, duke i propozuar Kuvendit reduktimin e strukurës dhe nivelit të pagave për vettingun.

I vetmi prej tyre që nuk ishte dakord me vendimin e marrë ishte Saimir Tahiri, i cili nuk ndryshoi qëndrim për mbështetjen e plotë financiare të organeve të vettingut.

5 komente në “Vettingu/ Shkurtohen pagat, PS voton për më pak njerëz dhe fonde. Tahiri del “kundër” mazhorancës”

  1. Kuq e zi says:

    Ulja e personelit dmth dhe kohezgjatje e vetingut
    Ose zvarritje
    Ashtu si hapja e dosjeve ku 20 vete do kontrollojne 17 mije dosje
    Askush nuk don te lihet prapa komunizmi

  2. Qyetari Realist says:

    Mjaft me estrada kur do vini mend ne koke.

  3. Holta says:

    Mire kan bo socialistet qe u kane shkurtu buxhetin ketyre legenave te KPA per te ber gjoja veting, pasi shumica e tyne nuk jane ta aft as per me ti ti bo roje tek porta, por as per atyn nuk bojn, se ka ndonje tipe si ajo hajdutja e KLD Suela Zhegu, turp per at Zot qe kjon te beje drejtsi me gjithe te shoqin e soj qe te grijne me mashtrime e to heqin skalpin e kokes. Gjeni njerez te mire e te ndershem te bojn vetingun o zoterinj te pushtetit!

  4. lloqe lloqe says:

    Shqiperia vendi me i varfer ne Evrope me te ardhura mesatare $11,840 ne vit per fryme do te paguaj:
    Antaret e kolegjit te apelit: $147,000 ne vit ($11,000 rroge ne muaj + $15,000 shtesa)
    Antaret e komisionit te verifikimit: $135,000 ne vit ($8,000 rroge ne muaj + $15,000 shtesa)
    Keshilltaret e antareve: $96,000 ne vit (pa shtesa)

    USA ekonomia me e fuqishme ne bote me rroge mesatare $31,099 ne vit paguan:
    Supreme Court chief justice – Shefi i Gjykates se Larte: $208,100
    Supreme Court associate justices – Anetaret e Gjykates se Larte: $199,200
    Circuit judges – Gjyqtaret e qarkut gjyqesor: $171,800
    District judges: – Gjyqtaret e rretheve $162,100

    Cudira te tilla ndodhin vetem ne vende qe jane republika bananesh.
    Kini parasysh qe cmimet ne USA dhe Shqiperi jane shume te ndryshme me Ameriken shum shume here me te shtrenjte.
    Kjo eshte llogjike idiote. Paguaj me shume qe te mos vjedhin!

  5. Mihali says:

    C’jan keto paga ? ! Paga me te larta se Presidential i Republikes ?? Eshte nje marezi per nje vend si Shqiperia .Sipas ksaj llogjike ti japim aq shume se mos koruptohet .Domethen I kombesojme koruptimin?
    A thua se mbas ksaj roge ai ose ajo nuk do te koruptohen? Njeriu eshte qenia qe me asgje nuk ngopet vetem me dhe.
    Prandaj at duhet ta dine qe do te jen noon stop 24 ore dhe 7dite te pergjuar.
    Me mire duhet te ulet paga deri 4miljon ne muaj qe Jan reth 50 miljon lek te vjetra ne muaj DHE te dyfishohen njerezit qe te realizojn ne kohe punen.
    Edhe atje duhet te Jen te gjithe njelloj ne paga.dikush qe punon me shume do te ket difference me te tjeret.
    Pse u be deti kose DHE o bura te shqyejm nga shteti.I kuja eshte ky qerata shtet?
    PD-ja,LSI-ja do te ritin shpenzimet DHE te ulin taksat.Te dya Jan te mira por ku do te gjenden leket ?
    Kur te rite rogat e drejtesis ne kete Mase pa tjeter edhe roga e punetorit duhet te rite deri 1 miljon lek te vjetra ne muaj. Duhet ta kuptoje we administrate,ushtria policia, mbahen me taksat qe paguajn sfera e prodhimit dhe ata qe krijojne keto te mira materjale te marin nje page qesharake 150 mij lek te vjetra ne muaj.Duhet te ruhemi nga rogat e cmendura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje