Rrëfimi i rrallë  në Le Figaro, ç’ndodhi me Ismail Qemalin më 19 nëntor 1912 ? “Jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do flasë Europa”

28 Shtator 2017, 10:43Politika TEMA
Rrëfimi i rrallë  në Le Figaro, ç’ndodhi me

Nga Aurenc Bebja

Prestigjozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen n°2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.

Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste – Brindisi – Patras, është ndryshuar.

Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ?

Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës

Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant :

Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Europa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan.

I nisur dje në Trieste në bordin e “Bruenn-it” drejt Patras-it, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëmbjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në “business class”. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit.

Po atë orë, me një mot të bukur – mes dritës së hënës dhe qëtësisë së plotë – ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit Austriak (Kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). “Bruenn-i” u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt “Wurmbrand-it”

Ja detajet që unë mblodha dhe që po ua përcjell.

Princi shqiptar do të kalojë natën në bordin e kësaj anije dhe nesër ndoshta do të zbarkojë në Durrës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, dhe po ashtu në Shëngjin dhe Vlorë.

Unë bisedova për disa çaste me njërin prej personave të suitës së princit, një njeri që fliste admirueshëm gjuhën greke dhe italiane. Ai më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët dhe se ata nuk do të lejonin që Serbia të merrte asnjërin nga portet që ajo lakmon.

Nga ajo që unë kuptova, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata duan t’i ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Unë mendoj se Austria gjendet në mesin e gjithë kësaj lëvizje, sepse Qemal Beu u fut në bordin e njërës prej anijeve të Lloid-it, e cila ndryshoi në mënyrë të tërthortë e të papritur itinerarin e saj. Së fundi, ai kaloi nga “Bruenn-i” në një anije tjetër të Lloidit, “Wurmbrandi”, e cila u nis drejt brigjeve shqiptare për këtë qëllim.

/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/

2 komente në “Rrëfimi i rrallë  në Le Figaro, ç’ndodhi me Ismail Qemalin më 19 nëntor 1912 ? “Jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do flasë Europa””

  1. Celo Mezani says:

    Austria ka merite te madhe historike per krijimin e Shqiperise se pavarur dhe mosdhenien e Shkodres dhe Malesise se Madhe tek Mali i Zi, dhe deri diku edhe mbrojtjen e jugut nga Greqia.
    USA ka meriten qe pas shembjes se Austro-Hungarise, garantuan moscenimin e kufijve shqiptare pas te dy lufterave boterore. Ka edhe meriten e padiskutueshme ne pavaresine e Kosoves nga Serbia.

    Keto dy shtete vazhdojne te mbeten aleatet me te forte te Shqiperise ne bote, dhe pavaresisht ndojne ngjarje te pakendeshme qe ndodh aty-ketu me keto dy vende shqiptaret duhet te jene perjete mirenjohes.

    1. Flm says:

      Per tu informuar me shume per “atdhetarizmin” e Turko-Arnautit Ismail Qemal Beut, lexoni ne Internet ne Shqip intervisten dhen nga Ismaili gazetes “the morning post” ose klikoni ne googel “Ismail qemali perplaset me Italin …”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje