LSI flet me gjuhën e ambasadorit Lu: Ka konfirmuar kauzën e LSI-së

30 Shtator 2017, 16:22Politika TEMA

Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu gjatë një takimi me nxënësit në Rrëshen, ku u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël dhe qeveria duhet të sigurojë tekste shkollore falas.

Ai tha ndër të tjera nëse qeveria nuk plotëson kërkesat dhe nuk ju përgjigjet, atëherë qytetarët kanë fuqinë ta rrëzojnë.

Përmes një statusi në “Facebook”  Rrokaj shprehet se Donald Lu ka konfirmuar thjesht kërkesar e LSI-së.

Mesazhi i Donald Lu-së për arsimin falas konfirmon kauzën e LSI-së se tekstet shkollore ne arsimin parauniversitar duhet të jenë falas. Qeveria është në kushtet e cënimit tē ligjit tē arsimit parauniversitar, i cili në nenin 5, pika 2 sanksion se ‘Arsimi i detyrueshëm dhe ai i mesëm e i lartë janë falas.

Nga verifikimi zyrtar nëpërmjet kërkimit parlamentar rezulton se vende si: Franca, Gjermania, Italia, Greqia …, por edhe vendet si: Rumania, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Kosova i kanë tekstet shkollore falas. Qeveria jonë trajton me tekste falas vetëm disa kategori vulnerabël, gjithsej 16, me një buxhet rreth 300 mijë lekē. Lidhur me sa paraqita më lart, dalin disa çështje me rëndësi për konceptin e Qeverisë për edukimin: Së pari, Qeveria shkel ligjin e parlamentit shqiptar.

Arsim i detyrueshëm nuk do të thotë vetëm se individët e kësaj moshe duhet të ndjekin vitet e edukimit të përcaktuara në ligj por, në radhë të parë, se shteti detyrohet ta japë falas arsimimin nisur nga e drejta publike e edukimit të shoqërisë.

Qeveria jonë këtë koncept e ka kuptuar si detyrim për ‘të varfërit’. Në fakt koncepti ‘Arsim i detyruar’ nuk ka lidhje me politikat e qeverisë ndaj shtresave në nevojë, por me vlerësimin dhe detyrimin e shtetit për edukimin shoqëror publik të individëve. Së dyti, dikur ne mbaheshim si i vetmi vend që dallonte për konseguencën ndaj idealeve absurde, por edhe sot pësëri ndryshe nga të tjerët: vendi model për mungesën e vëmendjes ndaj arsimit.

Së treti, a e dini se sa kushton afërsisht gjithë kjo histori, pra që shteti të marrë përsipër tekstet: jo më shumë sesa 6-7 milionë euro. Shikoni ku katandiset shteti, ku lëvizin në xhepa miliona para droge, koncesionesh e tenderash fasadash apo makina luksoze e dieta udhëtimesh, siç shprehet ambasadori Lu.

Fytyra e një shteti duket te rëndësia që merr arsmimi. Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për buxhetin e arsimit, i cili është fiksuar rreth 3% e PBB-së.

Kjo çështje, si dhe mjaft të tjera do të jenë kali i betejës së LSI-së gjatë amendimit të këtij ligji. Nëse Qeveria hesht për kauza qytetare, atëherë qytetarët do të marrin vetë në dorë vendosjen e demokracisë.

5 komente në “LSI flet me gjuhën e ambasadorit Lu: Ka konfirmuar kauzën e LSI-së”

  1. Meta ik says:

    Ja kush flasin ne mbeshtetje te indostrise falas, LSI qe ka vjedhur shqiptaret me bllok dhe krijoj 21 janarin.

  2. sali says:

    kETA te lSI jane pjella me e keqe e kmbit shqiptar.More per budalla e marin popullin keta.Gjynah qe nuk e kuptojne sahere e me shume dalin aq me te neveritshem kthehen per ne

  3. taraboshi says:

    Qysh kur ka ekzistu ky ligj se po te jete ligj qe eshte miratu sivjet duhet ti marrim falas po qe ky ligj qysh vitin e kaluar duhet te na i ktheje L .S .I .ja leket e vitit kaluar

  4. timo says:

    O Shezai djali; që shteti nuk duhet të bëjë shpenzime për llukset e qeveritarëve kjo është më se e drejtë e dënuueshme dhe për këtë duhet qëndruar fort. Fjala e urtë thotë, shtri këmbët sa ke jorganin. Kjo është një gjë. Që shteti duhet të japi librat falas, kjo është gjë tjetër. Asnjë shtet në botë nuk jep gjë falas. çdo gje e jep me para. Në botën perëndimore, ti e di shumë mirë se ke studiuar në Francë, ka organizma, organizata apo shoqata, jo shtetërore dhe këto janë të shumta, të cilat ndihmojnë njerëzit në nevojë apo nën nivelin minimal të jetesës. Shteti jo.

  5. devi says:

    More palo prof., si nuk te vjen turp e del e ben politike? A nuk te njeh pjesa me e madhe e shqiptareve se cfare prof. je, ndersa te gjithe shqiptaret e njohin shume mire Lesh e Line. Prandaj mos u lodhni kot se te gjithe nje fund do te keni, ne pjehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje