Basha me biznesin e vogël, Braçe: Luli nuk po mbron te vegjlit por... oligarkët

16 Tetor 2017, 11:02Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Poooo, Lulzim Basha po ju sherben oligarkeve qe kane kapur ekonomine ne kete vend!

Ligjerimet populiste per Tatimin mbi Vleren e Shtuar, deshmojne kete.

Po le menjane faktin qe ka shume padije,
ne ato qe Lulzim Basha tha dje dyqan me dyqan ne Kamez.

Po merrem thjesht me ate qe propozon;
NJE PRAG UNIK PER BIZNESIN E VOGEL NE NIVELIN E 12 MILION LEKEVE XHIRO.
Lulzim Basha propozon qe, deri ne kete nivel, cdo biznes te perjashtohet nga skema e TVSH. Mbi te, po.

Shikoni, evazioni i madh ne skemen e TVSH nuk e ka origjinen tek “te vegjlit”, por tek “te medhenjte”.
Qeveria qe i ka dale per zot skemes se re te TVSH,
kete nuk e thote se medemek keta “te medhenjte” na duhen per te rimekembur vendin.
(Nuk e mohoj, mes tyre ka sipermarres qe kontribuojne ndershmerisht per kete vend, por keta nuk jane shumica).

Ne nje vend ku,
mbi 70% e mallrave qe qarkullojne importohen,
origjina e evazionit jane “te medhenjte” e pandershem-kryesisht ata me lidhje politike te gjera e te perhershme,
qofshin “te medhenjte” fare-VIP-at, qofshin edhe te medhenjte me xhiro deri e mbi 8 milion.

Qeveria nuk po e thote troc qe,
ky eshte problemi dhe me nismen e re-perfshirjen ne skemen e TVSH te te gjitheve,
synon te mbylle gropen e evazionit lart, tek te medhenjte.
Kjo po i jep mundesi Lulzim Bashes te bej populistin dhe tu sherbeje oligarkeve ne ekonomi.

Propozimi i tij per nje prag unik ne 12 milion leke xhiro ne vit,
nuk i cliron te vegjlit nga frika e pragut aktual qe i shtrengon te mos “i bien kases”.

Jo! Nuk behet fare fjale per keta “te vegjel” kur flitet per evazionin ne skemen e TVSH.
Behet fjale per ata te medhenj qe kane krijuar te vegjlit e tyre-ne leter, apo ata “te vegjel” ne leter qe jane thuajse prej vitesh te medhenj.

Pragu i Lulzim Bashes ne 12 milion,
i krijon gjithe ketij rreshti te madh te evazionit,
mundesine e arte te mos marrin e fshihen mundimshem pas nipteve sekondare,
por te krijojne biznese te tjera “te vogla”-fiktivisht, qe do kene nje xhiro deri ne 12 milion.
Kjo eshte skema qe po kerkojne oligarket dhe Lulzim Basha po lobon ne emer te tyre, duke perdorur te vegjlit.

Une mendoj qe te vegjlit real ne kete vend duhen mbrojtur,
jo prej sipermarrjes se tyre ne sherbime kryesisht, por per shkak te vetpunesimit.

Kjo, patjeter qe i shkon per shtat edhe administrimit fiskal te te gjithe skemes nga ana e organeve te fiskut;
shmang edhe skenat qesharake qe i imagjinoj qe tani neper tregjet e bujqve kryesisht.

Nje prag unik, i arsyeshem por i vertete,
patjeter qe i mbron me se miri te vegjlit dhe i jep fund krijimit te te vegjelve per qellime te evazionit fiskal te te medhenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje