Drita e ndaluar në grahmat e vdekjes, rrëfimet e dhimbjes për kapanonet e internimit në Tepelenë

3 Nëntor 2017, 13:13Dossier TEMA

Nga Luljeta Progni

Pak dritë…dhe sytë do të mbylleshin njëherë e përgjithmonë. Një ferr që ndriçohej prej një drite të zbehtë feneri në hyrje të kapanonit. 700 frymë. 700 lloje të ndryshme dhimbjesh që nisnin e mbyllnin natën në terr. Ishte kapanoni i kampit të internimit në Turan të Tepelenës, atje ku ndalohej buka, uji e drita, atje ku u ndal përgjithmonë jeta e shumë fëmijëve.

Ndoshta po të arrinin të shikonin njëri-tjetrin në sy, tmerri i mundimeve do të ishte disi më i përballueshëm. Por jo. Xhelatët s’mund të lejonin që ata të përcillnin as më të voglën dritë shprese. Kishte një urdhër të prerë që fenerin të mos e prekte njeri me dorë, ai duhet të qëndronte i palëvizur në hyrje të kapanonit.

Terri ishte në stilin komunist të diktatorit dhe gjithë armatës së tij të kriminelëve. Ka raste kur është përdorur burgosja në terr për shumë muaj deri sa të burgosurit humbisnin shikimin. Ka ndodhur në Porto Palermo me të burgosurit politikë dhe në dhomat e paraburgimit madje me të rinj që nuk kishin mbushur as 18 vjeç.

Edhe në kampin e Turanit, xhelatët nuk e lejonin të vetmin burim drite, një fener që duhet të qëndronte vetëm në derën e kampit, i ndaluar të përdorej edhe kur dikush po jepte shpirt.

“Më kujtohet kur ngriheshin këto plakat tona, se po vdiste dikush atje në qoshe, me ndonjë qiri që mund t’u ndodhej ose me fenerin që shkonin dhe e merrnin gjithë frikë te dera e kazermës, dhe të tjerët rrinin roje, që në rast se vinte polici, të shkonim me vrap e të kthenim fenerin në vend. Edhe kështu i rrinin te koka të sëmurit, derisa jepte shpirt. Kur jepte shpirt këta e mbulonin, e i rrinin të gjithë aty dhe fenerin e çonin mbrapsht. Vdekja erdhi e u bë një gjë e zakonshme. Ulërimat, që dikush vdiq,  nuk i kishin më njësoj”, rrëfen Aziz Ndreu, infermieri i kampit.

Ishin të moshuarat që i bënin roje-rojës për të vjedhur pak sekonda rrezen e dritës që do ta shpinte më të qetë edhe një të mjerë në botën tjetër. Njëra dridhej atje në oborr e frikësuar jo për jetën e saj, se nuk kishte çfarë të humbiste, por e tmerruar se mos i vdekuri ikte pa e parë dritën e pa ia mbyllur sytë.

“Përsëritej çdo natë skena e tmerrit, dikush po vdiste atje në qoshe dhe të moshuarat përpiqeshin sa mundeshin për t’i ndihmuar.  Duhet të shkonin ta merrnin fenerin te dera e kazermës fshehtas sepse nuk të linte roja ta prekje…në grahmat e fundit, njeriu kërkon pak dritë…”, rrëfen Lavdosh Beqo. 

Si të verbër, që në mungesë të dritës natyra u zhvillon të tjera aftësi, banorët e kapanonit komunikonin vetëm me zë ndërmjet tyre, me rënkimet e dhimbjeve.

Në hapësirën e ngushtë ku sëmureshin e vdisnin ditë për ditë nga pak, 700 njerëz, nuk kishin asgjë tjetër veç dëshirës për pak bukë e dritë. Barku bosh s’i linte të mendonin për gjë tjetër.

“E ëma e Gjon Tunxhit, ishte e sëmurë dhe kishte ardhur për t’u vizituar. Unë isha infermier dhe si i ri që isha dhe pa përvojë, i them: “Po për të ngrënë, a ke ngrënë gjë?”. Ajo më pa me habi dhe më tha: “Po t’i ça je ka thue, o Aziz?!! Po ti për Zotin, kur të vdes unë, merre racionin e bukës, vene nën kokën time e hik pak ma larg, e kur të kthehesh s’ke me e gjet’ kafshatë!”. O zot i madh; sot e kësaj dite më ka ngelur në mendje shprehja e saj “hik pak më tutje, dhe kur të kthehesh kafshatë nuk gjen!”, rrëfehet Aziz Ndreu, infermieri i kampit të Tepelenës.

Në ato kapanone, në fund të kalvarit të trupave thuajse të gjallë, qëndronin më të mjerët, e kur u duhej të dilnin jashtë për të parë që feneri ekziston shkelnin nëpër njerëz që s’kishin më zë për të rënkuar, vuanin veç me britma shpirti.

“E keqja ishte se po të kishe nevojë për të dalë jashtë, duhet të shkelje mbi njerëz, por ne ishim të urtë edhe kur na shkelnin, lëshonim vetëm një rënkim të lehtë: “Oooh!!”, rrëfen Ndreu.

Por jo vetëm sëmundja vriste. Atje ishin xhelatët që endeshin si hije të zeza rreth trupave të ligështuar të të internuarve në kampin e Turanit. “Nuk kishte ujë dhe duhej të shkonim e të mbushnim në Vjosë ose te çezma e oficerëve. Unë kam qenë pak shangull, si ai qeni që e mbajnë në zinxhir. Një ditë, mora shtambën dhe shkova për ta mbushur në çezmën e oficerëve. Isha bashkë më Sokol Mirakën, me të cilin isha moshatar. Oficeri na pa. Doli, na kapi, dhe na lidhi ty dyve pas çezme. Na mori enën e ujit dhe e derdhi. Pas nja dy orësh, kur pa që po më thërrisnin motrat, na mori e na futi brenda në një dhomë. Atje më ra mua fillimisht, por krejt papandehur. M’u soll bota rrotull. Pasta ia filloi me shqelma e shpulla dhe më thoshte: “Qaj!”. Më plasi gjak prej hundësh. Pastaj ia filloi me Sokolin, por pak më butë. Dikur, aty nga ora dhjetë-njëmbëdhjetë e natës, erdhi komandanti i madh që kur na pa, e pyeti oficerin se “ç’po bëjnë këta, këtu?”, dhe na liroi. Ishte pak më ndryshe ai. Pra, më në fund na lëshuan”, rrëfen Qamil Merlika, i cili shkoi 9 vjeç në kampin e Tepelenës.

Pas Turanit të internuarit u transferuan në një tjetër kamp aty pranë. Kampi i Tepelenës është një ndër skenat më të tmerrshme të krimit komunist.  Kapanonet u ngritën e funksionuan sipas modelit të kampeve staliniste, por u tejkalua çdo skenar stalinist duke u kthyer në modelin më të tmerrshëm të torturës ndaj njeriut. Aty u internuan shumë prej familjeve të mëdha të veriut të Shqipërisë, të cilat ishin shpallur nga regjimi si armiq të popullit.  Tepelena mbahet si një ndër dosjet më të zeza të diktaturës komuniste pasi humbën jetën mbi 500 vetë nga torturat, uria dhe sëmundjet, 300 prej tyre ishin fëmijë. Regjimi komunist zhduku varret, eshtrat e tyre dhe çdo gjurmë që të çonte në kampin e Tepelenës. Edhe sot e kësaj dite nuk është bërë e mundur gjetja e dosjeve me emrat e plotë të atyre që vuajtën në atë kamp dhe shpresat për t’u gjendur largohen bashkë me vitet.

Shënim: Rrëfimet e të mbijetuarve të Tepelenës janë marrë nga libri “Zërat e Kujtesës”

4 komente në “Drita e ndaluar në grahmat e vdekjes, rrëfimet e dhimbjes për kapanonet e internimit në Tepelenë”

  1. Quo Vadis! says:

    O Perendi, cfare makabriteti!
    O Zot, merri prane teje ata qe kane vdekur ne ate ferr!
    Ndricoju shpirtrat dhe mbuloji me embelsine tende qe te harrojne cdo vuajtje.
    Dhe nese ka nga ata qe jane gjalle kur t’u vije koha e ndarjes nga kjo jete merri edhe ata ne embelsine e prezences tende.
    Por nuk di c’te te them e c’te te kerkoj per shkaktaret e ketij makabriteti.
    Mbase ashtu sic ia le gjykimin e botes Birit tend te Vetemlindur, pasi ai e provoi cdo te thote te jesh njeri dhe u sakrifikua per ne, po ashtu ne Gjyqin e Fundit gjykimin e shkaktareve le ta bejne vete viktikmat.

  2. tepel says:

    PSE PISAT QE MUAREN PUSHTETIN MBASE VITEVE 90 NUK I DENUAN SHKAKTARET E DHIMBJEVE TE KETYRE NJEREZEVE ME TE MIRE TE SHQIPERISE.
    KUSH KA VRARE NE ATE KAMP OSE KA SHKAKTUAR VDEKJEN E TYRE ASHTU E GJET NGA ZOTI , KU I DHAMB ME SHUME TE GODITEN. ATA QE E DINE DHE STREGOJNE VARRET DHE SFLASIN PER ATO QE DINE PER KETE KAMP NAZIST/KOMUNIST ZOTI TIJU MARI SHPIRTIN DUKE VUAJTUR ME FYTYRAT E TE VDEKUREVE TE PAFAJSHEM. MALLKIMI I ATYRE FEMIJVE TJU RRI MBI KOKE GJITHE RRACES SE PJERDHUR TE HETUSEVE, POLICEVE E GARDIANEVE TE PA SHPIRT

  3. antifashisti says:

    Te gjitha jane mashtreime qe vijne era mut!
    Keta zorraxhinj na hiqen sikur kane qene ne kampet e perqendrimit nazist!
    Pse shkruani pordhe me rigon tani,qe keni sistemin tuaj te mrekullueshem? Kujt i duhen keto gelbazat tuaja tuberkulare?
    Ne se e ndjeni veten se paskeni vuajtuar aq keq,me behet qejfi,se te gjithe ju keni qene kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,spiunet e kriminelet me damke,kelyshet e diversanteve qe vrane gra e femije te pa fajshem sa te donin!
    Ju keni paguar krimet tuaja,o plehra te ndyra!
    E kujt i vjen keq per ju?
    Askujt,sepse ju keni qene dhe mbeteni po aq armiq te Shqiperise sa atehere kur u denuat!
    Cfare te mire i keni sjelle ketij populli keto 27 vjet,o pjella te fashizmit?
    Mjerim,mjerim dhe vetem mjerim i keni sjelle!

  4. Jak Boston says:

    Ku jane ata bajgat e gjakosura qe mbrojne Enver Sumen dhe lavderojne komunizmin?
    Ju krimbat e kuq meritoni te njejten gje qe vuajten te pafajshmit atje.
    Po nuk ju gjen gje pasi klasa e shtypur borgjeze sic quheshin nga kriminelet e kuq nuk bien kurre ne nivelin tuaj qe te ju bejne ju te njejten gje pasi eshte geni i fisnikerise qe nuk i lejon te bien aq poshte.
    Kurse shushunjat e kuqe jane pa gen fisnikerie dhe pa kocka burrerie.
    Sado leke qe te vidhni dhe sado shkolle qe te beni e cfaredo qe te vishni juve, fisnike nuk beheni kurre pasi fisnikeria trashegohet dhe nuk fitohet as me para dhe as me pushke.
    Ju krimba keni qene dhe krimba do jeni dhe per njemije vite te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje