PD dhe LSI bëhen "një" në KQZ, nuk i heqin mandatin kryebashkiakut demokrat, (i dënuar për vjedhje në Itali)

3 Nëntor 2017, 14:25Politika TEMA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke rrëzuar kërkesën e dy anëtarëve të PS-së, për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Në kërkesën e PS thuhej se Kapllanajt, kryebashkiak i PD, duhet t’i hiqej mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, pasi siaps tyre ai është dënuar për vjedhje në Itali.

Kërkesa u dorëzua në komision, nga dy anëtarët e KQZ, Denar Biba dhe Bledar Skënderi.

Ndërkohë kreu i KQZ-së Klement Zguri u shpreh se arsyeja se përse nuk kishte thirrur mbledhjen e KQZ për rastin kryebashkiakut të Mallakastrës ishte se gjykata ishte shprehur njëherë për subjektin në fjalë që nuk ishte subjekt i dekriminalizimit.

DEBATET

Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.

Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PD): PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë

3 komente në “PD dhe LSI bëhen “një” në KQZ, nuk i heqin mandatin kryebashkiakut demokrat, (i dënuar për vjedhje në Itali)”

  1. Like sheiku i skraparit says:

    E nxorren koken leshelistat e like sheikut,qe gjoja digjen per drejtesi.Ky akuzohet dhe ka vendim qe eshte denuar per vjedhje ne Itali nga gjykata Italiane,keta thone jo,nuk duam ta marrim parasysh kete vendim,se keshtu duam ne.Kurse per Tahirin,qe s’ka as vendim,as dokumenta por vetem llafe e shkrime gazetash,ulerijne si te cmendur qe ta fusin ne burg.Kjo eshte Monaliza e leshelise,financuesja dhe shperndaresja e cocaines ne Tirane e gjetke si dhe partia destruktive e lulushe hollandezit,pra vellai e motra,te rene ne dashuri,te cilet se fundi kane riperseritur ritualin e marteses se tyre te mepareshme,duke e rinovuar ate.Te shohim se si do ja dalin dhe deri kur…

  2. Skrapalliu says:

    Zoti Lu, i shikon keta te degjeneruar dhe sabotues te procesit te pastrimit te organeve shteterore nga vjedhesit e shkelesit e ligjit ne pergjithesi?Ja,keta jane penguesit e vettingut dhe te reformes ne drejtesi dhe te cdo gjeje te mire e te drejte qe tentohet te behet ne kete vend e per kete vend.Zonja Vlahutin,e shikoni se c’porosi ka dhene Monike bythedredhura djallushe dhe lyli nga hollanda per perfaqesuesit e tyre ne komisionin qendror te zgjedhjeve? Qe te mos prekin te degjeneruarit nga radhet e tyre kudo qe jane,pa se kane qene ne burg e se ka vendime te organeve gjyqesore per denimin e tyre pak rendesi ka.Kurse ndersa mbrojne keta,bejne sikur digjen per drejtesi,si ne rastin e Sajmir Tahirit.Dhe jo se ai eshte fajtor,se kete ata e dine qe s’eshte i tille,por per te bere zhurme politike dhe per tu hakmarre ndaj tij,sepse “shteti brenda shtetit”,Lazaratistani,qe lulezonte ne kohen e tyre(kur PD-LSI-ja ishte ne pushtet ,me kryeminister qoftelargun kriminel Salih Ramin e Berishajve) ishte Sajmir Tahiri ai qe hyri dhe u prishi njehere e mire biznesin miliarda-prures te hashashit atje,duke u prere perqindjet milioneshe te eurove qe mirrnin sipas rendesise te dyja keto parti dhe drejtuesit e tyre,Sala e Ilir Meta me Moniken e djallezuar.

  3. Mbledhje e turpshme.
    Kryetari ben sikur zihet me zv kryetarin edhe pse hane, pine e … perfitojne se bashku.
    Ai institucion eshte derexhe. E fundit ishte eksursioni e grave te stafit ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje