DOSSIER/ Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog

19 Nëntor 2017, 20:20Dossier TEMA
DOSSIER/ Shqipëria ka bërë përparime të

“Le Figaro” ka botuar të dielën e 27 nëntorit 1932, në faqen n°2, një shkrim me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Prestigjiozia franceze ka vënë në dukje asokohe përparim-zhvillimin e kombit tonë nën drejtimin e mbretit Zog.

Nga Aurenc Bebja

28 nëntorin e ardhshëm, Shqipëria do të festojë 20 vjetorin e pavarësisë. Pikërisht, me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, pavarësi e njohur me 20 dhjetor nga Konferenca e Londrës.

Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog. Janë ndërtuar qindra kilometra rrugë, ura dhe shumë shkolla.

Porti i Durrësit, punimet e të cilit kanë filluar prej tetë vitesh, së shpejti do të përfundojë. Uzina elektrike, kanale ujitëse, janë në ndërtim e sipër.

Tetë linja ajrore lidhin vendin me pjesën tjetër të botës. Janë mundësuar udhëtime me anije, me ardhje dhe vajtje ditore ; këto anije janë ndërtuar me komoditetin më të fundit.

Një hotel i madh dhe shumë modern është afër përfundimit në Durrës.

Pikërisht, në plazhin e këtij qyteti, mbreti Zog e ka për zakon të kalojë pushimet e tij verore. Pavarësisht krizës globale që, natyrisht, ka prekur edhe Shqipërinë, zhvillimi i vendit nuk është vonuar.

Të gjithë udhëtarët që kanë qëndruar në Shqipëri e dinë se të huajt janë të mirëpritur. Madje, atyre u jepen shpesh konçesione. Kështu, ata kontribuojnë në prosperitetin e vendit.

Shqipëria ka miratuar moton “Ballkani për popujt e Ballkanit”. Sjellja e saj politike është të jetojë në marrëdhënie të mira me popujt fqinjë.

Traktatet janë nënshkruar me vende të ndryshme. Tirana e vlerëson veçanërisht miqësinë e Francës, e cila në shumë raste ka pasur një ndikim të madh në çështjet shqiptare.

Le të shtojmë se shumë shqiptarë, të cilët janë në krye të punëve të vendit të tyre, kanë studiuar në Francë.

Mbreti Zog, i cili e njeh mirë gjuhën tonë, është një ndjekës i zjarrtë i kulturës franceze. Shkrimtarët tanë të mëdhenj janë leximet e tij të preferuara. Dhe, thuhet se, ai nuk kalon një ditë, pa lexuar një numër të madh gazetash franceze.(Darsiani)

16 komente në “DOSSIER/ Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog”

  1. emigranti says:

    Me ne fund po fillojne te tregojne disa te verteta per perparimen e vendit ne kohen e monarkise.
    Shtojme ketu faktin se monarkia ( 1928=1939) perkon si kohe me krizen e madhe boterore ( 1929-1932 ).

    1. syri blu says:

      Ore emigranti , po mire ore prandaj genjeu dhe mashtroj gjithe shtresen e lare shqiptare dhe i trgoi atyre se sa me vlere ishin kartmonedhat , duke futur karmonedhen dhe duke terhequr floririn, e beri se kish parasysh krizen e madhe boterore ?? po mire ore derdimen , po borxhet te italia pse nuk i ktheu por mori mori mori , e futi Shqiperine deri ne fyt ne borxhe dhe me vone dihet boterisht arsyeja e sulmit te Italise ne 7 .4 .1939,dhe me gjithe pasojat e atij sulmi , Italia sulmoi Greqine nga toka jone , na futi ne sher me Greqine dhe akoma nuk po e regullojme , keto te verteta a i ke parasysh ti ?? . Shikon se cshkruan DOSSIER ti ?? E cdo shkruajn ?? moren ca para nga zogu dhe shkruan ato qe iu tha zogu , dhe ti na i merke per kapital .

  2. Dn says:

    Edhe prape do te beje vetem me mbreterine.

  3. shvejku says:

    Uaaaaaaaaaaa,si nuk e paskemi pare kete Shqiperi deri me sot?
    Po ky francezi,ku e pa?
    Pa le thote qe jane ndertuar qindra km rruge,por nuk e cileson se ato ishin rruge per gomere e jo per makinat,se makina nuk kishte!
    Po linjat ajrore ku i pa ky francezi?
    Se as sot qe jemi 27 vjet kapitalizem demokratik nuk kemi kaq linja ajrore sa paska patur atehere!
    Po kur ishte kaq i mire ky Zogolli,pse populli ishte 90-% analfabet?
    Pse nuk kishte asnje shkolle te larte,akademi artesgh e sportesh,porte detare e aeroporte nderkombetare?
    Po hekurudha,flote detare,hidrocentrale,termocentrale,stadiume,teatro te drames,estrades dhe ate te operas e baletit?
    Pse nuk kishte aviacion apo flote ajrore luftarake e tregetare?
    Po mareveshjen e fshehte me Pashicin pse e beri ky malukat Zopgolli?
    Po Italise fashiste pse i beri gjithe ato koncesione deri sa ia mbathi opingat kembeve,grabiti te gjithe floririn e Shqiperise,u hoqi shulat pushkeve dhe topave qe ushtria e paket te mos hapte zjarr kunder pushtuesve!
    Po miniera kromi,bakri,qymyrguri,hekur nukeli etj pse nuk hapi ky malukat mbreti?
    Po uzina per shfrytezimin e plote te mineraleve tona si ato te ferro kromit,kabllove te bakrit,uzinen e instrummentave mates,uzinen e kobaltit ,kombinatin metalurgjik,uzinen e perpunimit te thelle te naftes etj,etj!?
    Mire francezi,po ky shqiptari sot,qe i di te gjitha krimet e atij satrapi,me cfare qellimi i boton,kur i gjithe populli e di se keto jane mashtrime?
    Me siguri keto botime behen me porosi,bile duhet te paguhen shtrenjte se vetem nje i cmendur mund t’i botonte!
    Ne se eshte e vertete kjo,nuk do ta botoni komentin!
    Ta shohim!

  4. Besniku says:

    85 % e shqiptareve ANALFABETE.
    Doni me per “ Belulin”?!!

  5. Brahoo says:

    Eshte nje nga fatkeqsite shqiptare qe nuk u njoh kurre zhvillimi i shtetit shqiptar gjate periudhes Zogiste.

    Sot te pakten,po ta njihnim shtetin e asaj periudhe do kishim te zgjidhur te pakten legjislacionin dhe problemin e prones.

  6. bexhet paci says:

    sa t holla qe I paska kembet zogolli!
    si kec pabuks cermenike. kallam thane mo.

  7. Deshmi e tradhetise zogur…Gjaku i Mujo Ulqinakut dhe 28 mije deshmoreve
    Me komentuesin “zhvejku”,jam..
    Koha e Zogut dhe ato hapa te nisi,( pa tjeter shitur vendi)
    i VULOSI apo me mire i menderosi,
    Me suiten e tij, deri, floririn vodhi,
    pos tradhetise vendit !
    Kjo per Ju zoterinj, qe e mbroni!

    Gjaku i Mujo Ulqinakut me 28 mije deshmoret.

  8. Ju qe shkruni zi emo zi kunder kohes se Monarkise ne e dime shume mire qe jeni kelysh enveristash qe ja nxite jeten njerezve per 50 vjet,ju nuk e njihni turpin se jeni pa identitet,dhe nuk kuptoni se koha juaj e krimineleve te kuq ka mbaruar !

    1. Quo Vadis! says:

      Te genjen mendja.
      Per fat te keq ata jane akoma ne pushtet.
      Do jene gjithnje.

  9. Mentari says:

    Syri Blue; Heqja e metalit flori nga qarkullimi dhe futja e kartmonedhes ne qarkullim; Zogu e beri sepse te gjith vendet perendimore e bene ate para shqiperise dhe ata po mblidhnin edhe florinjte e shqiperise (nepermjet tregetise) dhe vetem kjo ishte aresyja qe u vendos kartmonedha prej letre.Ate e filloj e para Amerika pataj vendet e tjera Europiane.Lexo Ekonomine e dekates 193-1940 e atje do te kuptosh qe qeveria e ateherhme e Zogut kishte te drejte,por ju fatkeqeisht keni lexuar dokrrat e Enver satrapit (mashtrueit). Jeni njerez te pandreqshem dhe do te vdisni Injorante Enveriste ,prandaj kjo shqiperi eshte shum mbrapa.Po Josif BrosTiton cfar e gjeti se mori Borxhe? Enveri ishte Kok Kar prandaj ky vend ka ikur per lesh se ju keni mbaruar shkollat e Enver mashtruesit.

  10. Te gjitha veset qe djalli shpiku
    I bere pron te shpirtit tend
    Per enverin dhe enveristet
    as ferri i Dantes sdo kishte vend

    1. Quo Vadis! says:

      Eshte permbledhja me e bukur, me e sakte dhe me koncize qe kam degjuar per krimet e komunizmit.
      Faleminderit.

    2. Shqip says:

      Blu e vetem blush , sa per dijeni kete artikull e ka mosdifikuar, mashtruar nga motra e gjeraldines e cila e shkreta edhe Pse ishte familje …. Nuk e mori asnje ne Europe, POR erdhi e mori hajdutin, shitesin e trojeve shqiptare, ashtu si saliu e lulshiti.
      A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje